Botërori 2022, re artificiale kundër vapës

Inxhinjerët në Katar po studiojnë mundësinë e krijimit të një reje artificiale, e cila do të ftohë klimën dhe do të bëjë të mundur zhvillimin e Botërorit në verë, pa vuajtur vapën e jashtëzakonshme në vendin e Gadishullit Arabik.

Nëse kjo zgjidhje do të realizohet, atëherë nuk do të lindë nevoja për të spostuar Botërorin në dimër, një ide e hedhur më parë nga presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.

Mundësia e kësaj zgjidhje teknologjike u publikua sot në faqet e të përditshmes “The Peninsula”, gazeta më e madhe në Katar, që i referohej një studimi të Universitetit mekanik e industrial të Katarit.

Projekti parashikon krijimin e një reje artificiale me 100% karbon të lehtë, që do të krijohet nga motorë që punojnë me energji diellore. Duke vendosur këtë pajisje mbi stadiume, ajo do të shmangte depërtimin e rrezeve të nxehta, duke bërë që temperatura të mbetej në nivele të pranueshme.

Ndonëse pajisjet kushtojnë, ato do të jepen falas nga prodhuesit e tyre, që synojnë të zgjerojnë markën e tyre me vendosjen në parkime apo plazhe, ku nxehtësia gjatë verës përbën një problem.

Ide e mire po me duket, e sa per leke ata nuk e lajn se Katari eshte shtet shume shume i pasur

Shum ide e mir kjo

Pak se marrin miliarda keta futbollistet por u akonan dhe nga vapa!! psss ca behet kesthtu :slight_smile: skam kunder teknologjise dhe inovimit por me duket e teper! Ec e shpenzoi ne Afrik ato lek. Coj ndonje kove uj me gomar te pakten!