Brad Pitt dhe joint’i perfekt

Kam ‘tymos’ marihuanë me vite të tëra, por ndalova kur jam bërë baba”, thotë aktori, ndonëse publiku nuk po i beson!

Brad Pitt (45) foli për ditët e tij të tymosjes në emisionin e Bill Mayer.
‘Në filmin ‘True Romance’ luaja një djalosh i cili gjatë gjithë kohës ishte nën efektin e marihuanës. Ky ishte rol perfekt për mua në atë kohë”.

“Kur jam bërë baba e kuptova se duhet të jem i zgjuar dhe i kujdesshëm 24 orë. Nuk mundeni të kujdeseni për fëmijë nëse i keni sytë e mjegulluar dhe ndjeheni si kifle”, ndau aktori me publikun përvojën e tij të pazakontë.

Megjithatë prezantuesi ia tërhoqi vërejtjen dhe i tha se së voni në një aheng në Hollywood e kishte parë atë duke e mbështjellë marihuanën në letër për cigare.
“Eshtë e vërtetë se di ta bëjë joint’in si artistë i vërtetë”, tha duke qeshur Pitt, baba i gjashtë fëmijëve me partneren Angelina Jolie.