Branca: Nuk ka negociata për Burdisson

Drejtori i Interit, Marco Branca, ka zbuluar se nuk janë duke u zhvilluar kurrfarë negociatash me Romën për mbrojtësin Nicolas Burdisso, përkundër spekulimeve të mediave të cilat pohonin të kundërtën.
“Nuk e di nëse situata do të ndryshojë para Superkupës ndaj Romës më 21 gusht”.

“Çfarë unë di është që tani nuk ka kurrfarë negociatash. Sot, mund të them se nuk ka marrëveshje. Roma i ka shtyrë bisedimet që prej më se dy javësh. Kjo nuk ka ndryshuar dhe aq, por ne jemi të qetë”, tha Branca.