Brazili fitues i Kupës së Konfederatave

Brazili fitues i Kupës së Konfederatave

                 [b][IMG]https://images.lirenti.com/out.php/i8781_f.0628231603759m.jpg[/IMG]

Kampioni në fuqi i Kupës së Konfederatave, Brazili, ka arritur të përmbysë rezultatin e ndeshjes përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke fituar finalen e kësaj gare.[/b]

SHBA-të kaluan në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, por pjesa e dytë i takoi Brazilit që përmbysi rezultatin nga 2-0 në 3-2.

Pjesa e parë
Pjesa e parë e takimit final të Kupës së Konfederatave i takoi SHBA-ve, të cilët si në ndeshjen e kaluar gjysmëfinale kundër Spanjës, bënë befasinë duke kaluar në avantazh të dyfishtë, dhe duke dhënë përshtypjen se mund edhe të fitojnë këtë garë.

Golin e parë për amerikanët e shënoi Clint Dempsey në minutën e 10-të të lojës, pasi pranoi një asistim nga ana e djathtë nga Jonathan Spector. Rezultatin për amerikanët e dyfishoi Landon Donovan, pas 27 minutash lojë.

Festa e Brazilit pas përfundimit të ndeshjes. Foto: Reuters
Duke marrë mësim nga 45 minutat e para, brazilianët bënë një rikthim të befasishëm në pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin.

Brazili u tregua i rrezikshëm që në fillim të pjesës së dytë, duke ngushtuar disavantazhin në 2-1 me anë të një goli të shënuar nga Luis Fabiano. Sulmuesi i Sevillas pranoi një asistin nga Maicon dhe shmangu mbrojtësin Jay De Merit, për ta dërguar topin në rrjetën e Howard.

I njëjti lojtar shënoi edhe golin e barazimit për Brazilin, 15 minuta para fundit të kohës së rregullt. Pas një loje të mirë nga Kaka në të djathtë, përforcimi i ri i Real Madridit dërgoi një harkim për Robinhon, goditja e të cilit prek shtyllën duke i lejuar Fabianos të dërgojë në rrjetë topin e rikthyer.

Golin e fitores për Brazilin e shënoi Lucio gjahtë minuta para fundit të ndeshjes. Kapiteni i ekipit shënoi me kokë pas një harkimi të Elanos nga këndi.

Brazili pati edhe një gol të anuluar, që u shënua nga Kaka pas një ore lojë, por ai u mohua padrejtësisht, duke u gjykuar se nuk kishte kaluar vijën e golit.

Brazili ka fituar Kupën e Konfederatave edhe në edicionin e fundit, në atë të vitit 2005, si dhe në edicionin e parë të kësaj gare, që u mbajt në vitin 1997.

//youtu.be/E4Kj4gQxMdM

ndeshje sh emocionuese ishte me kthim rezultati

SH ndeshje e bukur ishte…

Me beri shume cudi si e la lojen Amerika ashtu ne fund,u dorzua fare…

Dhe mua me pelqeu ne fillim USA pastaj e ka komplet, po benin loje skuadre dhe ben gol te bukur.

Brazili është shpallur fitues i Kupës së Konfederatave pasi në finale e mposhti përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.[b]

Formacioni më i mirë i Kupës së Konfederatave (4-3-3): [/b]

Portier: Mohammed Kassid (Irak)

Mbrojtës: Maicon (Brazil), Lucio (Brazil), Matthew Booth (Afrika e Jugut), Tsepo Masilela (Afrika e Jugut)

Mesfushorë: Clint Dempsey (SHBA), Felipe Melo (Brazil), Kaka (Brazil)

Sulmues: David Villa (Spanjë), Luis Fabiano (Brazil), Landon Donovan (SHBA)