Brazili, leksion futbolli kampionëve të botës

[FONT=Times New Roman][b]

[/b][/FONT][FONT=Times New Roman]Brazil – Itali 2-0[/FONT]

Shënojnë Elano dhe Robinjo
Miqësorja e luksit mes Brazilit dhe Italisë ka përfunduar 2-0 për djemtë e Karlos Dungës, të cilët treguan klasin e vërtetë brazilian përballë takticienëve italianë. Ka qenë një ndeshje e bukur, që nuk ngjasonte fare me miqësoret e zakonshme. S’kish si të ndodhte ndryshe, pasi në fushë ishin nëntë tituj botërorë. Pas katër minutave lojë, Pirlo i jep një asist perfekt Fabio Grosos, që mund të kishte shënuar historinë e mbrëmjes. Goli i Grosos do të mbahej mend gjatë, pasi ishte i veçantë në llojin e tij, mirëpo gjyqtari e anulon. Që nga ky moment, djemtë e Lipit duhet të përballojnë aftësitë teknike të “Seleçaos”. Topi është, por edhe nuk është… Mbrojtja “axurre” humbet pikën e referimit dhe golat brzilianë vijnë njëri 14 minuta pas tjetrit.
Goli i parë lindi nga këmbët e Ronaldinjos, i cili nxjerr të lirë Roibnjon. Mbrojtësit itlianë bëjnë gjithçka për ta ndalur, por pasi i tij për Elanion është si rrufeja në qiell të hapur. Brazili kalon në avantazh.
Goli i dytë vjen nga Robinjo, që shfrytëzon një moment pasigurie të mbrojtjes italiane.
Reagimi i kombëtares italiane vjen vetëm në pjesën e dytë, me futjen në lojë të Rosit. Shumë të vonuar në ndërhyrje dhe të vetëm në fazën sulmuese. Gabime të shumta nga ana e “axurrëve” në këtë mbremje. Italia mori një mësim të mirë nga Brazili i futbollit të bukur, megjithatë rruga për në botëror, për të mbrojtur titullin e fituar gati tre vite më parë është e hapur.

Brazili: (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Juan (78′ Thiago Silva), Marcelo; Elano (70′ Dani Alves), Felipe Melo, Gilberto Silva (89′ Josuè); Ronaldinho; Adriano (81′ Pato), Robinho (89′ Julio Baptista).
Trajner. Karlos Dunga (Në Dispozicion: Doni, Luisao, Adriano Correia)

Italia: (4-3-3): Buffon; Zambrotta, Legrottaglie, F. Cannavaro, Grosso; De Rossi (59′ Aquilani), Pirlo (75′ Dossena), Montolivo (46′ Perrotta); Pepe (46′ G. Rossi), Gilardino (46′ Toni), Di Natale (46′ Camoranesi).
Trajner: Marcelo Lippi (Në dispozicion: Amelia, Bonera, Gamberini, Iaquinta, Quagliarella, De Sanctis)

Gjyqtar: Webb (Angli)

Shënues: 13′ Elano, 27′ Robinho

Kartonë të verdhë: Perrotta (I), Grosso (I), Zambrotta (I)

Burimi:Sporti Shqiptare