Britney Spears zhvishet për bamirësi

Britney Spears po ndjek hapat e të famshmëve George Clooney, Scarlett Johansson dhe Kate
Moss, duke ofruar trupin e saj për të grumbulluar para për bamirësi. Britney ka pozuar vetëm
me jelek për artistin Daniel Maltzman i cili ka krijuar disa vepra artistike të cilat do t’i shesë për
bamirësi. Piktura do të nxirret në ankand për të grumbulluar para për fondacionin “The
Promises” (“Premtimet”), i cili u ndihmon nënave në nevojë dhe fëmijëve të tyre. Spears ndërkohë,
është duke shitur shtëpinë e saj në Kaliforni, kështu që do të ketë më shumë “para” për t’i rritur dy
fëmijët e saj. Krijuesja e hitit ‘Toxic’, ka nxjerrë në shitje shtëpinë me gjashtë krevate për një shumë
prej 7.9 milionë euro dhe shpreson të gjejë një pronë të re, e cila do t’i japë më shumë liri dhe hapësirë
për të rritur dy fëmijët, Sean Preston, trevjeçar, dhe Jayden James, dyvjeçar. Këngëtarja ka jetuar në
atë shtëpi për së paku dy vjet.
[align=right:364617qh]Burimi Bluetooth[/align:364617qh]

Pas problemeve qe e ndoqen Britney Spears tashme duket se e ma rrimar veten, por jo totalisht. Nje paparac Adnan Ghalib, ka thene per revisten britanike ‘Heat’ qe ka nje video hard te Britney nudo me nje paruke te kuqe. Video eshte e gjate me shume se dy ore dhe eshte xhiruar gjate puneve ne Meksik. Tani Ghalib eshte duke pritur oferten me te mire per ta shitur videon dhe per ta bere publike.