Bruce Willi, një burrë i lumtur

Aktori Bruce Willis thotë se ai është duke shijuar në maksimum jetën, tash që është i martuar me modelen Emma Heming.

Ylli i filmit “Die Hard” dhe modelja Emma Heming u martuan në muajin mars dhe që atëherë jetë e tij është më e lumtur.

“Gruaja ime Emma vërtet është një person i bukur. Nuk mund të ndaloj së qeshuri. Nuk mund të ndaloj duke u kënaqur”, ka thënë aktori.

54-vjeçari, i cili ka tre vajza me ish-gruan e tij Demi Moore, po ashtu ka zbuluar se ai do të dëshironte më shumë fëmijë, por nuk është i sigurt se kjo do të ndodh.