Bukuria shpirtërore nuk mbetet kurrë jetime

Me fustanin ngjyrë të kaltër ashtu siç është ngjyra e Princit të ëndrrave, ajo erdhi ne lokalin ku kemi lënë takim.

Me supet e zbuluara, flokët ngjyrë kafe e sy të bukur, ajo më sjell ndër mend Perëndeshat e Greqisë së lashtë, për arsye se fustani veror i prerë sipas stilit antik greko-romak, mbulonte trupin që nga pamja e jashtme e saj u bënte konkurrencë yjeve.

Ndodhem në kafe me vajzën që për të mposhtur pak ndrojtjen më përsërit një breshëri me: “Ç’kemi? Ç’kemi?”… E kuptoj se ndodhet pak në siklet. Po s’kam durim të dëgjoj një tjetër “ç’kemi?” ndaj hapa gojën.

  • Nuk e mendoja se fustani yt, pamja jote do më nxirrte nga arkivi i kujtesës sime, Helenën e Trojës, dhe buzëqeshja jote Kleopatrën, – i thashë duke e parë me respekt, po jo tjetër. Po unë vazhdova për ta inkurajuar: – Le të fiken gjithë dritat e qytetit, ti do ta ndriçoje lokalin me buzëqeshjen tënde.

  • Hahaha, të pëlqeka fustani im, – foli ajo e lumtur. Tashmë akulli i bisedës po fillonte të shkrihej ndaj e parashikova që ajo s’do ta përsëriste më fjalën “ç’kemi?”. Ajo tha tjetër gjë sapo u ul në kolltukun e kafenesë së bukur, thuajse luksoze.

  • Ti je ndër të parët (e di vetëm një shoqja ime) që ja tregoj historinë time, dhe desha të vishesha sa më bukur. Kujtimi i hidhur, veshja e bukur, mbase më pakëson dhimbjen…

  • Po Alda. Bukur e the. Kur vishemi bukur jemi në harmoni me vetveten, e të përgëzoj për kurajon që po rrëfen historinë tënde të pazakonshme.

  • Eh jeta ime! Kam shumë dëshirë të shfryhem, ta rrëfej që ta lexojnë edhe të tjerët. Ndoshta dikush do të reflektoje pasi ta lexojë, po si do që të ndodhë, unë dua pjesën time, të rrëfehem, të çlirohem nga brenga… – tha Alda me një shqipe të përkryer letrare, aq sa nuk e kuptova nëse kishte pak theks të Shqipërisë së mesme apo të jugut. Shqipja e saj qe thjesht mahnitëse.

  • Alda! Si ndodhi? Si e zbulove të vërtetën e hidhur? – e pyeta, ndërkohë që filluam të pinim kafe.

na e posto dhe pjesen tjeter te historis erina…se e ke len pergjysem…na bere kurjoze :kercimtar: