Bullock pëlqen të pranojë letra

Aktores Sandra Bullock nuk i pëlqejnë dhuratat e shtrenjta. Yllit të filmit “The Proposal”, e cila është e martuar me motoristin entuziast Jesse James, më shumë do t’i pëlqente një letër e shkruar me dorë sesa një dhuratë ekstravagante.

“Jam e lumtur që nuk pres shumë dhe jam gjithmonë e kënaqur me gjestin më të vogël. Mua më pëlqejnë mesazhet dhe letrat.

Më shumë më pëlqen qëllimi sesa dhurata.

Prandaj nëse dikush më shkruan diçka ose bën diçka të tillë, atëherë unë jam shumë e kënaqur nga kjo romancë”, ka shpjeguar aktorja.