Çani, një bashkëshort i paparë!

Enida Petro, bashkëshortja e Arjan Çanit, thotë se e ndjen veten rivale me femrat që rrethojnë drejtuesin e “Zonës së lirë”, por ajo që e bën të ndihet mirë është se ‘e zgjedhura’ e tij është pikërisht ajo.
“Patjetër që kjo është e vërtetë dhe s’mund të jetë ndryshe. Mua me pëlqen të ndihem rivale shpeshherë edhe virtualisht, por kjo më bën të më përkëdhelet sedra kur bindem se unë jam më e mira…”, ka thënë ajo në një intervistë për gazetën Shekulli.

Ndërsa sa i përket rolit të Çanit, si bashkëshort dhe baba, Enida thotë se ai është i përkryer në të dy rastet.

“Vështirë ta ndaj. Unë dhe djali shpesh jemi si në garë se kë do më shumë Arjani dhe kë përkëdhel më shumë. Nëse si baba do ta quaja të përkryer, si bashkëshort do ta quaja të paparë”, shton Enida, e cila me profesion është stomatologe.