Carvalho: Mourinho, trajner fitues

Mbrojtësi i ri i Real Madridit, Ricardo Carvalho, në konferencën për shtyp të mbajtur për prezantimin e tij si lojtar i klubit mbretëror, ka deklaruar se ai e ka kërkuar kalimin te Reali qe një kohë të gjatë, ndërsa e vlerësoi Mourinhon si trajner fitues.
“Unë kam kërkuar të vij këtu që një kohë të gjatë. Mourinho është trajner fitues dhe unë kam ardhur te një klub fitues”.

“Shpejtësia e lojës këtu dallon me atë në Angli, ku loja është më dinamike. Mendoj se për mua ishte më e vështirë përshtatja me futbollin anglez se sa që do të jetë me futbollin spanjoll, sepse ngjason me atë portugez”.

“Unë kam biseduar me Mourinhon për rolin tim si lojtar senior në fushë. Shumë lojtarë të rëndësishëm u larguan gjatë këtij viti. Unë dua t’i ndihmoj Real Madridit aq sa kam mundësi”, u shpreh Carvalho me rastin e prezantimit të tij.