Çasja në Facebook, së shpejti përmes gjurmëve të gishtërinjëve

Gjurmët tuaja të gishtërinjëve janë të veçanta prej secilit person tjetër në planet. Kjo është arsyeja kryesore pse ato përdorën në zbulimet e krimeve apo në sistemet biometrike për pagesa të ndryshme.

Mirëpo, kjo teknologji ka gjetur zbatim edhe diku tjetër. Një hotel po përdor teknologjinë e njejtë për t’i mundësuar përdoruesve të vet të kyçen automatikisht në profilet e tyre të Facebook.

Kompania e cila është pronare e hotelit dëshiron të instaloj teknologjinë e ekraneve të ndjeshme në prekje nëpër hotel, ku përdoruesit e Facebook do të prezentohen me një numër opsionesh që do të paraqiten në profilet e tyre.

Mysafirët e hotelit do të mund t’i çasen llogarive të tyre në mënyrë të shpejtë, vetëm duke vendosur gishtin në sensorin biometrik.

Ky shërbim është i dobishëm për hotelin dhe shumë i përshtatshëm për kilentët e tij.

Pasi të jeni çasur në llogarinë tuaj, ju mund të shkrepni një foto, të rifreskoni vend-ndodhjen tuaj apo te flisni për ngjarjen në hotel që po merrni pjesë për momentin.

Sistemi i ri pritet të lansohet vitin që po vjen.

Burimi: Telegrafi

ishalla mbyllet fare ky fb… :ko: