Celularet, e ardhmja parashikohet e ashper

BlackBerry parashikon nje revolucion te vertete ne teknologjine e telefoneve celulare. Presidenti i kolosit amerikan, Mike Lazaridis ka deklaruar nga Barcelona se industria e celulareve eshte ne prag te nje ndryshimi shume te madh. Sipas tij, faza e turbullt eshte shume afer. Deklarata e papritur e Lazaridis u be ne Barcelone ku po zhvillohet “Mobile World Congress”.

Ky panair eshte dominuar nga interesi per sistemet operative per smartphone. Risite kane qene ato te Windows Phone 7 nga Microsoft, Symbian 3 nga Nokia dhe deri tek Android 2.1 i Google e Bada i Samsung. Ne terma monetare flitet per nje “lufte” komerciale mes ekosistemeve.

Nese kjo “lufte” do perkthehej ne gjuhen e kompjuterave, ajo mund te krahasohet me ate mes Windows, Mac Os dhe Linux. Sipas sondazhit te “Gartner”, ne vitin 2010 do shiten rreth 300 milione celulare, 100 milione me shume se viti paraardhes. Nderkohe, ne krye te renditjes aktuale vazhdon te qendroje shtepia finlandeze Nokia edhe pse ne vitin 2009, Apple dhe Rim u rriten me shpejtesi te madhe.

fantastik …:smiley: