"Centrali bërthamor": Italia asnjë marrëveshje me Shqipërinë

Italia ka hedhur poshtë cdo mundësi për marrëveshje me Shqipërinë, për ngritjen e centralit bërthamor në Shkodër. Ambasadori Saba D’Elia ka theksuar se Italia nuk ka interes për një projekt të tillë. Kështu D’Elia mohoi deklaratat e disa ditëve më parë të ministrit Ruli, i cili tha se centrali është një vendim i pjekur i qeverisë, që ka mbështetjen edhe të vendeve fqinjë. Ndërkohë, kryeministri Berisha ka dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me ekzistencën e këtij projekti.

SHKODER- “Italia nuk ka interes për centralin bërthamor në Shkodër” kështu ka deklaruar ambasadori Italian në Shqipëri, Saba D’Elia.
Gjatë vizitës së tij në Shkodër, D’Elia ka bërë të ditur se qeveria italiane nuk ka bërë asnjë marrëveshje me Shqipërinë për ngritjen e një impianti nuklear në kufi me Malin e Zi.
Ndërkohë qeveria nuk ka marrë ende një pozicion të qartë përsa i përket një projekti të tillë. Madje krerë të qeverisë kanë bërë publike deklarata kontradiktore në lidhje me ndërtimin e një centrali bërthamor në Shkodër. Ministri i ekonomisë, Genc Ruli deklaroi disa ditë më parë se centrali është një vendim i pjekur i qeverisë, që ka mbështetjen edhe të vendeve fqinjë.

Ambasadori italian ka theksuar nga Shkodra se shqiptarët do të jenë të lirë të lëvizin pa viza , vetëm kur të arrihen standardet e duhura. Ndër të tjera D’Elia ka cilësuar si shumë të rëndësishme zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.


DEKLARATAT E KRYEMINISTRIT
- Kryeministri Berisha ka deklaruar gjatë vizitës së kryeministrit Berluskoni në Shqipëri se qeveria e tij është e vendosur të veprojë me energjinë bërthamore dhe se shikon tek Italia partnerin e parë me të cilin duhet të bashkëpunojë në këtë sektor.

“Në vizionin tim Shqipëria do të bëhet një superfuqi energjetike në Ballkan. Kemi më shumë se 20 miliard kilovator energji që nuk janë shfrytëzuar ende, kemi një potencial shumë të fuqishëm të energjisë me erë. Kemi dhënë lejen për prodhimin e 1000 megavat të energjisë që prodhohet nga era. Ekzistojnë kapacitete për prodhimin e 4000 megavatëve të tjerë. Jemi të vendosur që të veprojmë me energjinë bërthamore dhe unë shikoj tek Italia partnerin e parë me të cilin duhet të bashkëpunojmë në këtë sektor”- u shpreh kreu u ekzekutivit Berisha gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Italian Berluskoni.

Edhe gjatë takimit me kreun e UDC-së, Fini, Berisha bëri të ditur se ka patur bisedime në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e centralit nuklearë në Shqipëri.

“Me Finin dhe më parë me kryeministrin Berluskoni kam diskutuar mbi mundësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e centralit nuklearë në Shqipëri. Përveç disa incidenteve të fundit antiglobale, i thashë Finit janë varianti i fundit i marksizëm-lelinizmit”- tha Berisha, pak kohë më parë.

(burimi-BalkanWeb)

ps: Shyqyr qe nuk dashka Italia se per shqiptaret qenka gati marreveshja. Nuk i dalin leket qe shesin nga hidrocentralet ketyre, duan te shesin dhe nga berthamori energji dhe ti lene njerezit gjysmak… mah!

Faktikisht centrali berthamor eshte shume i rrezikshem nga shume aspekte,por per mendimin,duhet gjetur nje vend i pershtatur per kete central,sepse eshte shume i nevojshem per Shqiperin per furnizimin me energji elektrike se perndryshe akoma do te vuajme ikjen e dritave,sepse nuk ka zgjidhje tjeter,mendoj une.

Perkundrazi, Shqiperia prodhon elekricitet saqe ja shet fqinjeve dhe qe te gjitha futen ne xhepat e atyre qe bejne polemika se nuk ka fonde!!! Dhe si gjithmon te gjithe kete e peson populli.

Shqiperia ka burime te mjaftueshme ujore per prodhimin e energjise elektrike, madje eshte nder vendet me pasurite me te medha ujore ne Ballkan, por qeveria nuk ben investime te mjaftueshme per shfrytezimin e tyre. Pranimi per ngritjen e nje Centrali Berthamor, eshte thjesht nje rruge tjeter per pasurimin e qeveritareve.

po pere cfare na duhet neve centrali berthamore ne kemi shume hidrocentrale po i gjithe energjia qe prodhoime e shesin te gjithe ne greqi dhe ne kosove :ciao:

Një riparim ose më saktë një ndërrim i turbinave të hidrocentraleve do të kishte një vlerë të madhe. Teknologjia ka përparuar dhe akoma në hidrocentralet shqiptare ekziston teknologjia e vjetër. Nuk kemi nevojë për centrale atomikë.