Cfare adhurojne meshkujt tek femrat!

A ju duket se kohëve të fundit ka më shumë vajza të lira se kurrë më parë? Ndoshta shkaku i krizës, e ndoshta edhe shkaku se mungon kënaqësia e përgjithshme, kohëve të sotme është e vështirë të përqendroheni në një mashkull që ia vlen? Por, edhe nëse vendosni ta ndryshoni statusin tuaj nga ‘singl’ në ‘in a relationship’, si ta gjeni një mashkull të duhur? Ku duhet pasur më shumë kujdes, si duhet të sillemi apo si të prezantohemi? Të gjitha këto janë pyetje të pashmangshme që për një kohë të gjatë i mundojnë femrat e lira, e në ndihmë u kanë ardhur edhe ekspertët, të cilët i kanë zbuluar shtatë fshehtësi për ta zbuluar mashkullin e përsosur.

Kujdes çfarë vishni

Meshkujve nuk u pëlqen kur ekspozoni shumë nga trupi juaj. Në këtë mënyrë shpalosni gjithçka nga trupi juaj dhe nuk lini asgjë për të cilën një mashkull ka dëshirë për të “hulumtuar”. Prandaj, jini diskrete. Nëse zgjidhni fustane të shkurtra, atëherë një dekolte e thellë nuk do të ishte ide e mirë. Jini mesatare dhe theksojeni vetëm një pjesë të trupit. Me veshje provokative nuk do ta gjeni mashkullin ideal dhe kualitativ.

Bardh e zi

Nuk ka nevojë që secilit mashkull që në takimin e parë t’i hidheni në përqafim, por as nuk është nevoja që të shtireni si mbretëreshë e akullt para tij. Sa herë deri më tani e keni kuptuar se një person që nga largësia ju ka shkuar në nerva, kur e keni njoftuar është krejt OK? Takimi i parë është i rëndësishëm, edhe pse shpeshherë ju mashtron.

Nuk është e thënë të pajtoheni për gjithçka

Një djalosh i përsosur nuk ka pse qëndrimet dhe shijet t’i ketë të njëjta me ju. Është krejt normale që të dalloni. Të gjithë ne jemi persona në vete dhe është e pamundur të gjeni dikë që është krejtësisht i ngjashëm me ju, apo që pajtoheni në gjithçka. Në mes tjerash, a nuk do të ishte paksa e çuditshme të ecni me “kopjen” e vetes suaj? Kur ta kuptoni se jeni vetvetja, atëherë do ta keni më të lehtë.

Harrojeni të kaluarën

Një ndër gjërat më të tmerrshme që mund të bëni është ta ngarkoni veten me lidhjet paraprake dhe mossukseset, e edhe më keq është të flisni gjithnjë rreth kësaj teme dhe të ktheheni prapa në kohë. Ajo që ka ndodhur ka ndodhur - të kaluarën lëreni pas shpine. A nuk është koha t’i qaseni një lidhjeje të re?

Jini e buzëqeshur

Jini modeste, por me disponim të mirë. Buzëqeshja e femrës është armë vrasëse dhe duhet të mundoheni shumë që të mos e humbisni atë, ngase buzëqeshja i hap të gjitha dyert.

Jini vetvetja

Duhet që të jeni pakëz vetjake, por jo edhe tepër. Kujdes për veten tuaj. Kur ju jeni e kënaqur, edhe ai me siguri se do të jetë.