Çfarë është dhe për çfarë shërben BitTorrent

BitTorrent është një program file sharing (P2P) paisje për shperndarje te skedareve e shkruar nga programuesi Bram Cohen. Me BitTorrent, skedarët ndahen në pjesë të vogla, zakonisht një çerek megabajt. Kur pjesët të jene shperndare tek PEERS, ato mund të ribashkohen në makinen kërkuese. Çdo peer përdorë lidhjen më të mirë deri te pjesët që i mungojne duke ofrouar në të njejtën kohë ngarkim për pjeset që veq i ka shkarkuar. Kjo metodë ka treguar rezultat veçanërisht në tregëtimin e skedareve të mëdhenj sikur videot apo kodet burimore të softuerit. Në shkarkimin e zakonshëm, kërkesat e larta shpiejnë deri te “fytet e pakalueshme” për shkak të kufijve(caqeve) të serverit host. Me BitTorrent, kërkesa e lartë në fakt do të shpejtoje tejçimin pasi që më shumë “farë” (ang. seed) të dosjes së plote i ofrohen grupit. Cohen thotë që për skedar të popullarizuar BitTorrent mund të përkrahë përafërsisht një mijë herë më shumë shkarkime se HTTP

Shperndarja e Skedareve
BitTorrent e zvogelon ngarkesen e serverit,sepse perdoruesit zakonisht e shkarkojne skedarin prej perdoruesve te tjere e jo serverit… Për te shperndare nje skedar nepermjet BitTorrent-it, perdoruesi krijon nje skedar .torrent, skedare i vogel “tregues”, i cili permbane:

* Emrin e skedarit, madhesine, dhe hash-in e çdo blloku në skedare (i cili ndihmon për vertetesimin e identitetit te skedarit)
* Adresen e serverit “tracker” (qe do te diskutohet me poshte)

Skedari torrent pasatj mund te shperndahet tek perdoruesit e tjere nepermjet emailit apo duke u vendosur në nje uebsit. Pastaj hapet Klienti BitTorrent qe ju lejon perdoreuesve te tjere te lidhen për te filluar shkarkimin. Kur perdoruesit tjere e perfundojne shkarkmin, ata mund te behen farezuesit (seeders) e rinj – duke u bere keshtu edhe nje burim për skedarin në fjale. Nje pasoje e kesaj menyre është se nese te gjitha farët hiqen nga lidhja, skedari mund qe te mos ofrohet për shkarkim, edhe pse skedari torrent mund te posedohet nga ju. Shkarkimi me BitTorrent është i thjështë. Çdo person qe deshiron te shkarkoj dosjen se pari e shkarkon torrentin dhe e hape ate me ndonje program për klient BitTorrent. Skedari torrent i tregon klientit adresen e percjellsit (tracker) i cili mban një liste te perdoruesve qe po shkarkojne skedarin si dhe te gjitha vendet dhe pjeset ku ekziston skedari. Për çdo burim te arritshem, klienti konsideron cilat blloqe janë te arritshme dhe pastaj kerkon bllokun me te rralle qe nuk e ka. Kjo e shton mundesine qe peers do te kene blloqe për te shkembyer. Posa klienti te kete shkarkuar nje bllok, ai e kontrollon ate për tu siguruar se perputhet me cka skedari torrent thote se duhet te jete. Pasatj fillon te kerkoj për dike për te ia dhene ate bllok. BitTorrent ju ofron shkarkesen me te shpejte personave qe ngarkojne me se shumti, nje veti e njohur si rezistence ndaj ushujzave, pasi diskurajojn ushujzat (leechers) nga marrja e skedareve pa dhene aspak. Edhe pse BitTorrent është protokoll i mire për perdoruesit broadband, ai është me pak i efektshem për lidhjet dialup, ku nderprerjet janë te shpejta.

E ardhmja e BitTorrentit
Protokoli BitTorrent nuk ofron menyre për te indeksuar skedaret. Si rezultat, nje numer i vogel i uebsiteve i ofron shumicen e torrentave duke i shendrruar ato site në caqe te lehta për akuza gjyqsore. eXeem është nje kryqezim i BitTorrent dhe KaZzA apo sistemeve te ngjajshme, megjithese ky program do te instaloj spyware në kompjuterin tuaj.

Faqja nga dhe ku mund te shkarkohet: https://bittorrent.com/