Cfare eshte me mire te kesh IP Statike apo IP dinamike

Qe te lidhet nje kompjuter me Internetin duhet ti bashkangjitet nje adrese IP (Internet Protocol ). Nje numer 32 bit i ndare ne 4 blloqe numrash ne rastin e IPv4. Cdo bllok numrash nenkupton nje area, por nuk po zgjatem me shume ne detaje.
Ka dy lloje rastesh, kur nje kompjuter sa here qe lidhet me Internetin i bashkangjitet e njejta IP, ne kete rast kemi te bejme me IP Statike. Ndersa rasti tjeter kur kompjuteri lidhet i bashkangjitet nje numer qe ndryshon frekuanentalisht. Ne kete rast kemi te bejme ne IP Dinamike.

Duke pare se adresa IP duhet te jete UNIKE per çdo aparat qe lidhet me Internetin, ne versionin IPv4 kombinimet e IP-se jane duke u mbaruar dhe inxhinierat e rrjeteve jane duke implementuar versioni IPv6 me 128-bit.

Cfare mendoni se eshte me mire te keni, nje adrese IP dinamike apo nje adrese IP statike?

dhe se ne shume raste zgjedhja e IP-se varet nga ISP (Internet Service Provider)

tani me sa di un e kam statike, por ata te ISP me kane thene qe cdo 8 ore ndryshojne IP-t… :expressionless: me ket’ i bie ta kem dinamike apo jo ?

Po ne qoftese ndryshon eshte dinamike,une kam kohe qe perdor IP Statike,dhe jam shume i kenaqur nga ana trafikut,sepse ketu ne Shqiperi ISP jane shume te dobta,por perdor ne shumicen e rasteve dhe VPN,per disa adresa qe nuk dua te futem me IP time.

IP-ja nuk ndryshon me ore, por ne momentin qe Kompjuteri(telefoni, iPad) ben kerkesen per tu lidhur ne rrjetin e jashtem (me sakt e ben modemi) ateher ne serverat e ISP, ndodh qe ketij aparati qe ben kerkesen i bashkangjitet nje IP e lire nga rangu qe eshte i disponueshem!

Faleminderit per pergjigjen Kliton :slight_smile:

@ReniX un nuk e di, por ata te ISP-s keshtu me kane pas thene kur kam pas probleme me rrjetin me heret… tani un nese e fik dhe e ndez modemin/routerin IP-t ndryshojne !

Pra kjo dmth qe i paskam dinamike.

Faleminderit :slight_smile:

edhe mua keshtu me ndryshojn IP-t, sa here fik dhe ndezi modemin

Dinamike …

tani un se kuptova cila eshte me mire ?:smiley: Dinamike apo Statike ?

Lol, prandaj eshte shtuar dhe votimi, te shofim cilin preferoni!

:stuck_out_tongue:

Zakonisht ajo statike thuet se ke nje “linje te dedikuar”! - Eshte me lehte te perdoresh kompjuterin ne remote!

Ajo dinamike eshte mire nese faqet te bllokojne IP-ne, nje fikje modemit dhe kemi nje te re! (ish megavideo, rapidshare etj) - Remote me programe si Teamview!

haha, po ne sondazh kam votuar ate qe kam :smiley:

tani e kuptova, Faleminderit ReniX :slight_smile: