Çfarë janë Fjalët e Urta ose Proverbat

Çfarë janë Fjalët e Urta ose Proverbat.

[b]Hyrja
Proverbat janë fraza të shkurtra që shprehim me pak fjalë fílozofìnë popullore (urtinë popullore). Pikërisht për këtë, ato thirren nga populli edhe fjalë të urta.

Proverbat janë të përhapur në të gjithë botën dhe nuk ka dyshim se midis tyre hasen edhe ngjashmëri apo identitete. Megjithatë, çdo popull ka proverbat e tij, të ndërtuara sipas psikologjisë dhe përvojes së tij jetësore, filozofike e historike. Nganjëhere është e lehtë të caktohet pak a shumë një moshë për një proverb të caktuar, por në më të shumtën është e vështirë aq më tepër që në rrymë të kohës, proverbat edhe evoluojnë e mund të marrin edhe trajta disi të ndryshme. Kështu p.sh., për proverbat që përmend Bardhi në librin e tij (ta zemë, “Ku shkel turku, nuk mbin bar”), mund të themi se së paku ato datojnë që nga viti 1635, ndonëse mund të jenë edhe më të vjetër.

Një proverb si “Harro mushkë Valarenë se Ali Pashanë na e prenë” duhet të jetë së paku i vitit 1822. Si rregur një proverb që haset në Shqipëri, haset pak a shumë i njëjtë te arbëreshët e Italisë etj. duhet të jetë i vjetër së paku duke datuar nga shekulli i largimit të arbëreshëve nga Shqipëria. Kështu, p.sh., ndodh me proverbin “Lisi bën mëkan’ e dega e klá” (De Rada 1866) që haset edhe te Mitko e Dine “Lisat bënjën mëkata, degatë qajnë” (Dine, 1908) etj.

Edhe prania e turqizmave mund të jetë dëshmi e moshës: të tillë proverba mund të kenë lindur pas pushtimit otoman të Shqipërisë, por kjo nuk largon mundësinë që këto proverba të kenë lindur më parë e më pas të kenë pësuar këtë transformim të lehtë që nuk prek brendinë, por vetëm anën e jashtme. Të tillë proverba mund të jenë, p.sh., “Gjën’e neqezit e gëzon xhymerti”, "Kush të det me ba sefa, gjen dehallin ndë shtëpi’, "Gjëj’e turkut, haj’ e ujkut etj. Interesant është në këtë vështrim, mbasi tregon pikërisht fazën e evoluimit të tij, proverbi që hasim te “Dorëshkrimi i Pragës” i Mitkos: “Goja verë, barku grunar” që në popull sot haset në formën “Goja behar, barku grunar”. Nuk është çudi që korrigjimin prej puristi ta ketë bërë Mitkoja, mbasi te Dineja proverbin e gjejmë në formën e dytë, pra me turqizma.

Proverbat hasen në formën e një vargu apo të dy deri tri vargjeve si edhe në formën e një fraze në prozë. Është mirë, ndërkaq, që të mos ngatërrohet proverbi me shprehjen popullore, mbasi proverbi, veç të tjerave, ka një kuptim të plotë në vetvete, kurse frazeologjia është një shprehje që e merr kuptimin kur lidhet me një frazë tjetër, bëhet pjesë e kësaj fraze, mbasi në vetvete nuk është e mbaruar si frazë. Kështu, p.sh., "për mustaqet e Çelos është një shprehje frazeologjike e jo një proverb.

Proverbat shqiptarë janë të pasur me mendime dhe shprehin përvojë të gjatë. Ata janë përhapur në tërë Shqipërinë, por duhet thënë se Kruja e malësia e saj shquhen për proverba me të vërtetë të bukur dhe të ndërtuar me hollësi artistike (p.sh., “Gjithkuj ia di trani e carani”, “Rrena qet tym, e vërteta flakë”, “Në rranxa gjinet fullanxa”, “Pyka e re shtyn të vjetrën”, “Byrekun që s’e ha, për mue u djegtë”, “Peshk’ pa halë e shpi pa fjalë, s’ka” etj.).
Proverbat flasin për dukuri dhe situata të ndryshme në jetën e njeriut. Në to shpaloset qartë filozofia e popullit dhe ne gjejmë në to vlerësime për shumë dukuri e anë të jetës.

Në këtë vështrim ato janë mësime të vërteta megjithatë do të ishte punë e kotë të orvateshe e të gjeje një konsekuencë të plotë në të gjitha proverbat: shpeshherë për të njëjtën dukuri mund të hasen vlerësime të ndryshme, madje edhe të kundërta. Kjo vjen nga fakti se proverbat janë krijuar nga njerëz e shtresa të ndryshme dhe për këtë nganjëherë është e vështirë të shmangen ndryshimet. Sidoqoftë ka proverba që flasin për jetën, për dukuri shoqërore për natyrën e njeriut, për cilësitë dhe të metat e tij, për natyrën, për familjen, për detyrat e secilit etj. Madje, shpesh, mbledhësit e folklorit përpiqen t’i renditin ato duke i ndarë në grupe sipas tematikës që ato trajtojnë.

Kështu veprojnë një pjesë, mbasi një pjesë tjetër i rendit sipas rendit alfabetik (duke marrë për bazë fjalën e parë) duke qënë se mendojnë që proverbat nuk mund të kufizohen nga ana tematike, mbasi përdorimi i tyre në praktikë nuk njeh tematikë dhe praktikisht përshtatet në mënyrë figurative për shumë situata e dukuri të ndryshme. Sidoqoftë një farë organizimi i tyre nevojitet kur ato mblidhen për të bërë më të volitshëm përdorimin e tyre. Kështu veprojnë mbledhësit më të shquar të proverbave tanë, siç kanë qenë Kolë Kamsi me “Goja e popullit” (1943), Sotir Kolea me “Një tufë proverba” (1944) etj.
Përsa u përket formave të proverbave mund të përmendim disa prej tyre…

  1. Një varg i thjeshtë i ndarë në dy hemistëkë të rimuar:
    Buk’e hi e ndë shtëpi. Gjen shesh, bën përshesh. Ferra e nisi, ferra e grisi.
    Po mund të jenë edhe dy vargje:
    Bukuria s’është për fis,/ po kush di e kullandris. Kurë nuk e ke zanat,/ mos u bën hoxhë në fshat.

Edhe tristikët nuk janë të rrallë:
Ia dha drurit, u tha,/ ia dha gurit, u ça,/ ia dha njeriut - dhe e mbajti. Ku hanë e s’apin, ku flet e s’të dëgjojnë,/ zot ynë mos të shtiftë!
Në te gjitha këto raste, vargjet dhe sidomos rimat, janë mjete
mnemoteknike (që shërbejnë për kujtesën, për t’i mbajtur mend). Sidoqoftë është me vend të themi këtu që zakonisht me anë të rimës (qoftë kjo edhe e brendshme) vihen në dukje fjalët më të rëndësishme, ato që bartin idenë e proverbit. Shembujt e mësipërm e tregojnë këtë. Ja dhe një shembull me një rimë të brendshme të qartë: “Nëma e solli, gjëma e mori”.

  1. Vendin e rimës mund ta zërë aliteracioni, ky jo vetëm në proverba që kanë formën e vargut po edhe në ato që kanë formën e një fraze në prozë.
    Çdo mizë nuk bën mjaltë. Ngordhi macja, u ngjall miu. Ka të keqen e kalorësit, se i varen këmbët.
  2. Shpesh hasen proverba në formë antiteze, kontrasti: Bëri të pjellë, dështoi. Vdis pa të dua. Keq me burrë, keq pa burrë.

4)Formë tepër e përdorur është ajo e pyetjes.
Ku di dhia ç’është tagjia? Ç’la dimri të marrë morteja?
Ka raste kur pyetja ka edhe përgjigjen të shprehur: Zure gjarprin? Shtypi kokën. Polli kau? Të rruat viçi.

  1. Herë-herë proverbi ka formën e një morali fabule.
    Në mos gjeça konop gjetiu, po vi Pashë e virrem te ti. Miun s’e nxinte vëra, hiqte dhe kungullin pas. Shumë herë dhe dhelpra q’është aqë dinake, zihet për katër këmbësh. Shpinin ulkun ta pagëzonjën e ay u thosh: “Ja dhentë tek na turbullojnë ujët!”.

  2. Shpesh proverbi ka formën e një rregulle jete apo të një neni të kanunit të maleve:
    Gusht e gunë. Prilli këndon bilbili. Marsi çan lëkurët shkurti shkurton urët. Gjaku ujë s’bëhet. Gjumi i tepërt, rroba të vjetra.
    Shpeshherë proverbat kalojnë nga letërsia e shkruar dhe bëhen popullore. Shumë vargje të N.Frashërit janë bërë proverba (Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë). Një proverb që e gjejmë te Mitkoja “Duaj, të të duan” duket qartë se vjen nga Shën Agostini “Si vis amari, ama” etj. në të tilla raste kemi maksima që kthehen e bëhen proverba popullore…[/b]

Fjalë të urta për mençurinë dhe të vërtetën

[b]Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG

Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT

Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE

Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN

Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË

Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG

E treta e vërteta. DEVOLL

Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI

Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË

Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG

Fshati që duket s’do kallauz. KORÇË

Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG

Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT

Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË

Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI

Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI

Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR

Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG

Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË

Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG

Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT

Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË

Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR

Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS

Mos e ban penin tra. DIBËR

Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË

Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN

Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG

Nuk luan ferra kot. VLORË

Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG

Nuk qaj se s’dua burrën, po bëj zakonë. VLORË

Po të lavi, të levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË

Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË

Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË

S’dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG

S’i bën mjekra priftërinjtë. JUG

Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË

S’mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR

Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG

Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG

Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR

Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË

Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG

Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN

Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË

Ç’i do qeni brekët. KORÇË

Ç’ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET

Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG

Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG

Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet. KOSOVË

Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG

E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG

Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË

Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN

Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR

Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT

Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG

Kali i mirë shton torbën e tij. JUG

Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR

Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË

Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG

Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG

Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE

Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG

Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR

Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË

Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR

Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË

Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË

Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË

Mos bëj petulla me ujë. DIBËR

Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN

Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË

Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË

Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI

Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË

Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC

Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET

Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG

Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR

Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG

Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG

Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR

Nuk të thonë: “Qysh ke qenë, po qysh je”. VLORË

O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH

Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG

Peshku në det, kusija në zjarr. JUG

Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË

Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË

Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD

Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN

Kam inat po nuk kam takat. BERAT

Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË

S’mbartet ujë me shportë. SHKODËR

Si është vendi bëhet kuvendi. VERI

S’jepet një pelë për një thelë. JUG

S’ka varfëri i mençuri. JUG

Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK

Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG

Të bënin mizat mjaltë, do t’i kishim qypat plot. KORÇË

Thesi i zbrazët s’qëndron në këmbë. KRUJË

U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG

Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË

Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG

Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG

Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG

Ç’bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG[/b]

Fjalë të urta për trimërinë dhe besën.

[b]Ajo që ke frikë të gjen. ELBASAN

Ai që s’ka gojë, vdes pa ardh dita. ELBASAN

Ai që s’tutet me fjalë, s’tutet as me pushkë. KOSOVË

Atë që pështyn, mos e lëpij. GJIROKASTËR

Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. VLORË

Ay që hyn në lumë edhe do laget. KORÇË

Burri flet përpara syve e jo pas shpine. ELBASAN

Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. KURVELESH

Burri o të fal, o të var. GJIROKASTËR

Burri s’matet me pëllëmbë po me zemër. SKRAPAR

Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. SHKODËR

Çakallit lëshoi ujkun. ELBASAN

Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. JUG

Ç’pret nga ai që trembet ngas hija e tij. KURVELESH

Dajaku ka dalë nga xheneti. KAVAJË

Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. DEVOLL

Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJË

Ditëgjati s’bëhet ditëshkurtër me nëmë. LUNXHËRI-GJIROKASTËR

Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. SHIPËRI E MESME

Dhe kau i mirë po s’e ngacmove, s’tërheq në brazdë. ELBASAN

Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. JUG

E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET

Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR

Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË

Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE

Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË

Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR

Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG

Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR

Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË

I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË

Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË

Ku ngul hunë var hejbet. JUG

Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: “Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës”. KOSOVË

Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG

Kush kërkon gjen. PËRMET

Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG

Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL

Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG

Pushka don pushkën. TROPOJË

Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË

Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR

Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN

Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG

Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG

S’ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT

Shqerra që s’thërret mëmën humbet. JUG

Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG

Trimi e ka me vete fatin. VLORË

Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJË

Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN

Amanetin e mban toka. SHKODËR

Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. DUKAGJIN

Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË

Besa e burrit, pesha e gurit. VERI

Burri i mirë flet një herë. KRUJË

Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË

Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË

Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË

Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË

Nga del fjala del dhe shpirti. JUG

Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË
[/b]

Fjalë të urta për Atdheun, Vendlindjen dhe Lirinë.

[b]Ara ime varri im LABERI

Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit KORCE

Atdheu e nana nuk harrohen TROPOJE

Atdheu mbi të gjitha VLORE

Ay që lë arën e vet, nget arën e huaj KORCE

Balta më e ëmbël se mjalta GJIR

Bijë vendi pikë argjendi BERAT

Bukë e hi në shtëpi PERMET

Çdo hi në vatrën e tij JUG

Çdo vlerë t’i vërë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt JUG

Çdo zog kërkon folenë e tij JUG

Dardha bie nën dardhë VLORË

Derë e botës s’është strehë e kokës JUG

Duaje atdhenë si shqipja folenë JUG

Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë KOR

Dy duar për një kokë, koka për atdhenë KOR

Dheu zhuritet por bari mbin përsëri JUG

Qeni leh tek stani i tij GJIR

Fjala në vend të huej, bahet gur VERI

Guri i rëndë në vend të vet PËR

Gjeli në pleh të tij këndon më mirë KORÇË

Gjeli mbret mbi pleh të vet JUG

Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendtit JUG

Gjuha bashkon kombin JUG

Gjuha ruhet atje ku shkruhet KORÇË

I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër JUG

Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj KOSOVË

Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le SHKODËR

Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret KORÇË

Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë SHKODËR

Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë BERAT

Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë MAT

O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti ÇAMËRI

Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim VERI

Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë LABËRI

Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut KOSOVË

Besë e shqiptarit si purteka e arit JUG

Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë JUG

Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan VERI

Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë JUG

Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj JUG

Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then KOSOVË

Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën VLORË

Shqiptari me armë e shokë, s’i lutet kurkujt mbi tokë KOSOVË

Shqiptari për mik asht tret e asht fik KOSOVË

Shqiptari s’ha pulë të ngordhur JUG

Shqiptari s’lë hak pa marrë e borxh pa larë VLORË

Shqiptari shqiptarit nuk ka k’i mburret për trimëri SKRAPAR

Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë TIRANË

Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep KOSOVË

Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh JUG

Shqiptari s’e han trupin me bukë VLORË

Toskë e gegë, pemë nga një degë GJIROKASTËR

Kush rren shtetin, rren vetin TROPOJË
[/b]

Fjalë të urta për Lirinë dhe Dinjitetin

[b]Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak JUG.

Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë KOSOVË

As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb JUG

Bilbili te kafazi s’këndon nga qejfi, po nga marazi SHKODËR

Breshka po ferrën don KAVAJË

Buka e botës s’të ngop KORÇË

Buka e botës, laku i kokës SARANDË

Burri nuk shtrihet as për së vdekmi MIRDITË

Çdo mal e din barrën e vet PRIZREN

Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij JUG

Çdo shpresë fluturon me krahët e saj JUG

Ç’hall ke, vështroje VERI

Dasëm pa mish nuk ka KORÇË

Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN

Dele e butë në qafë të ujkut JUG

Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. KOSOVË

Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja SHKODËR

E di gjalmi ç’ka torba PËRMET

E di vetë gomari ku i vret samari JUG

Gunë e huaj s’të mban ngrohtë KOLONJË

Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet VERI

Hallet e mia i di trari im ELBASAN

Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj MYZEQE

I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORÇË

Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. KORÇË

Kali i botës s’të nxjerr jashtë portës. SARANDË

Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR

Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVË- SARANDË

Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODËR

Kur m’i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG

Kur s’ka trimni, s’ka liri. KOSOVË

Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTËR

Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET

Kush s’lufton për liri, robërinë e ka në shpi. KOSOVË

Kush unj qafën i bie zverkut. JUG

Ku të ha, kruaje. GJIROKASTËR

Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKË

Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG

Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVË

Liria i ka rrënjët në gjak. JUG

Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. KOSOVË

Lira vjen kur s’i duhesh vdekjes. BERAT

Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJË

Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJË

Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVË

Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. ELBASAN

Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODËR

Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG

Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK

Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE

Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT

Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. LUKOVË

Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR

Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR

Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë BERAT

Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. KURVELESH

Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. JUG

Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. SKRAPAR

Mjer ay që pret nga tjetri! JUG

Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJË

Mos shko maz pas pele. KOSOVË

Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR

Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR

Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG

Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVË

Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. JUG

Një punë që s’e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. TIRANË

Për çdo punë, puth dorën tënde. ELBASAN

Po nuk nderove veten, s’të nderon njeri. VLORË

Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. VLORË

Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVË

Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJË

Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE

S’bëhet dasma pa thyer kupa. ARBËRESHËT E ITALISË

Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG

S’mbahet shpirti me falimnders. VERI

Syri i të zotit plehron arën. JUG

Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË

Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. KRUJË
[/b]

Fjalë të urta për Maturinë, Besimin dhe Veprat

[b]Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak JUG.

Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë KOSOVË

As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb JUG

Bilbili te kafazi s’këndon nga qejfi, po nga marazi SHKODËR

Breshka po ferrën don KAVAJË

Buka e botës s’të ngop KORÇË

Buka e botës, laku i kokës SARANDË

Burri nuk shtrihet as për së vdekmi MIRDITË

Çdo mal e din barrën e vet PRIZREN

Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij JUG

Çdo shpresë fluturon me krahët e saj JUG

Ç’hall ke, vështroje VERI

Dasëm pa mish nuk ka KORÇË

Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN

Dele e butë në qafë të ujkut JUG

Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. KOSOVË

Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja SHKODËR

E di gjalmi ç’ka torba PËRMET

E di vetë gomari ku i vret samari JUG

Gunë e huaj s’të mban ngrohtë KOLONJË

Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet VERI

Hallet e mia i di trari im ELBASAN

Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj MYZEQE

I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORÇË

Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. KORÇË

Kali i botës s’të nxjerr jashtë portës. SARANDË

Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR

Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVË- SARANDË

Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODËR

Kur m’i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG

Kur s’ka trimni, s’ka liri. KOSOVË

Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTËR

Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET

Kush s’lufton për liri, robërinë e ka në shpi. KOSOVË

Kush unj qafën i bie zverkut. JUG

Ku të ha, kruaje. GJIROKASTËR

Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKË

Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG

Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVË

Liria i ka rrënjët në gjak. JUG

Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. KOSOVË

Lira vjen kur s’i duhesh vdekjes. BERAT

Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJË

Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJË

Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVË

Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. ELBASAN

Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODËR

Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG

Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK

Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE

Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT

Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. LUKOVË

Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR

Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR

Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë BERAT

Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. KURVELESH

Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. JUG

Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. SKRAPAR

Mjer ay që pret nga tjetri! JUG

Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJË

Mos shko maz pas pele. KOSOVË

Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR

Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR

Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG

Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVË

Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. JUG

Një punë që s’e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. TIRANË

Për çdo punë, puth dorën tënde. ELBASAN

Po nuk nderove veten, s’të nderon njeri. VLORË

Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. VLORË

Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVË

Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJË

Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE

S’bëhet dasma pa thyer kupa. ARBËRESHËT E ITALISË

Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG

S’mbahet shpirti me falimnders. VERI

Syri i të zotit plehron arën. JUG

Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË

Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. KRUJË
[/b]

Fjalë të urta për Miqësinë, Bashkim dhe Bujarinë.

[b]Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË

Armiku s’pritet me fjalë, por me plumb. KRUJË

Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. JUG

As buka nuk haet vetëm. JUG

Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. KORÇË

Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR

Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT

Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE

Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG

Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG

Me një ka nuk bëhen pendë. JUG

Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG

Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG

Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG

Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI

Miku harrohet po të largohet. PËRMET

Miku i mirë vjen nga porta. BERAT

Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË

Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG

Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG

Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË

Një krah s’mban kala. GJIROKASTËR

Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR

Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË

Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDË

Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË

Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG

Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË

S’bëhet lëmi me një kalli. JUG

S’bëhet stani me lepura. MYZEQE

S’mblidhen lepujt në vath. JUG

S’mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË

Syri është më i mprehtë se kordha. JUG

Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG

Shokë bashkë, e bukë veç. JUG

Trimi i mirë me shokë shumë. JUG

Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË

Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT

Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI

Të më mbrosh atje ku s’jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD

Uji fle, hasmi s’fle. LIBRAZHD

Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI

As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË

Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI

Bota të jep aq sa t’i kesh dhënë asaj. JUG

Bukë e kripë e zemër. KAVAJË

Çilet dera, rritet ndera. VERI

Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN

Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË

Fshati digjet, kurva krihet. JUG

Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI

I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG

Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI

Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË

I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI

I qan hallin kalorësit. DURRËS

I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC

Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”. ELBASAN

Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG

Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR

Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË

Keq më vjen, po dëm s’më bëhet. SKRAPAR

Ku s’të thërresin, mos shko; ku s’të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN

Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG

Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG

Kopraci s’të jep të zezën e ullirit. JUG
Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR

Ku rënça mos u vrafsha. VLORË

Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK

Kur të vjen nevojtari në derë, po s’pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR

Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG

Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR

Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT

Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË

Le gomari që na ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat. KORÇË

Lype se s’ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË

Mali me mal s’piqen, po njeriu do piqet. JUG

Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN

Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN

Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE

Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË

Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË

Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË

Mirmëngjes, me interes. FIER

Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR

Mos e lëndo ku i dhemb. JUG

Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG

Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË

Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË

O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT

Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË

Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË

Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË

Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ

Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR

Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR

Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER

Sevapi as shitet, as blihet. JUG

Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET

Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR

Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË

Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG

Ustai nuk ka shtëpi. MYZEQE
[/b]

Fjalë të urta për Mirësinë dhe Drejtësinë.

[b]Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË

Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI

Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE

Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË

Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG

E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË

E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG

E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban. KOSOVË

Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s’thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT

I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË

I ligu të puth e të kafshon. JUG

I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG

I mirë sa më s’ka, kur fle nuk ha. JUG

Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG

Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË

Kur s’më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT

Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR

Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR

Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË

Pyll pa derra s’ka. ELBASAN

Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG

Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG

Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG

Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË

Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL

Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË

Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR

Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR

Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË

Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG

Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË

Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË

Bie molla që ka krimbin. JUG

Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN

Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË

E drejta pa forcë, s’të pi ujë. JUG

E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG

Fajat janë që pjellin ligjin. JUG

Faji është jetim, s’i ka dalë zot njeri. ELBASAN

Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG

Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË

Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË

Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG

Hatëri të lë pa brekë. BERAT

Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG

Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR

Koka e falur s’pritet. JUG

Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG

Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG

Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL

Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë? KORÇË

Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH

Kush ha bukë, bën thërrime. JUG

Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN

Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG

Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR

Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG

Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG

Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË

Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË

Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH

Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË

S’hahet në vend të djathit. KORÇË

S’hahen bashkë turp e bukë. JUG

Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET

Vritet faji e jo njeriu. VLORË

Ariu s’i arrinte dot goricat e thoshte: “Qenkan të pa pjekura”. BERAT

Atij i thonë: “Ja ujku”, ay thotë: “Ku është gjurma”. JUG

Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT

Ç’bluan mendja, zbulon pija. BERAT

Ç’ka barku, nxjerr bardhaku. JUG

Difton fëmija, ç’ka shtëpia. VERI

Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË

Dinaku të çon në dyzet çezma e s’të jep ujë. PËRMET
[/b]

Fjalë të urta për Punën, Qëndrimin dhe Vlerën.

[b]Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË

Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË

Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN

Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR

Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI

Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD

Dita pa punë nata pa gjumë. JUG

Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVË

Dora e larë, zorrë e tharë. JUG

Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG

Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR

Gjykon puna, s’gjykon guna. LIBRAZHD

Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË

I mjeri ai që s’mendn për pleqëri. SHKODËR

Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVEÖESH

Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR

Kush ka turp, vdes për bukë. JUG

Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTËR

Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR

Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG

Malet tunden, po nuk bien. JUG

Me fal gjakun është burrni. KOSOVË

Mos kij turp nga kush s’ka turp. JUG

Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORË

Mushka do dru, e demi kular. SARANDË

Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR

Në kurdhën e nxehtë, s’rrihet me çekan druri. JUG

Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG

Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG

Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG

Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL

Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PËRMET

Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG

Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PËRMET

Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG

Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTËR

Kur s’ke mbjellë, s’ke çfarë korr. JUG

Kur s’ke punë luaj derën. PËRMET

Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORÇË

Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBËRESHËT

Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PËRMET

Kush nuk di ç’është lodhja, ai nuk di ç’është çlodhja. BERAT

Kush përton vdes urije. BERAT

Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORÇË

Kush s’punon, dheut i rëndon. JUG

Kush zë brumë do të gatuajë. JUG

Me mirë “punë e mbarë”, se “mirë se të gjej”. SHKODËR

Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG

Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDË

Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANË

Mos rri si nusja në dasëm. JUG

Moti ndihmon atëqë punon. BERAT

Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORË

Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT

Një ujë që nuk ecën s’pihet. ELBASAN

Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORË

Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORË

Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG

Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË

Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDË

Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDË

Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË

S’bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG

S’gjuhet me zagar lidhur. BERAT

Nuk zihet pleshti me dorashka. KORÇË

Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG

Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG

Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË

Vure vezën more pulën. KRUJË
[/b]

Fjalë të urta për Traditën, Diturinë dhe Përvojën.

[b]A don, e s’din, a din e s’don. DIBËR

Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall. TROPOJË

Arin ku e njohin, atje e çmojnë. KORÇË

Ay që s’njef lekun, mos i ler lekë nëpër duer. TROPOJË

Çdo mësim e ke fitim, çdo pësim është mësim. VERI

Ç’i do qeni opingat. ELBASAN

Ç’ke në xhep të marin hop, ç’ke në tru s’ta marrin dot. LUNXHËRI

Din më shumë i vuari, sesa i mësuari. JUG

Dhelpra plakë i di shtigjet. GJIROKASTËR

E di qeni ku fle lepuri. ARBËRESHËT

Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr. BERAT

Guri i gdhendur hyn kudo. JUG

Harabeli plak nuk rrehet me bukë. KRUJË

Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam. JUG

I dogj plakës qumështi, ta’ po i frynë kosit. KOSOVË

I pësuari, i mësuari. SHKODËR

Kënga dhe përralla s’kanë zot. DARDHË- KORÇË

Kur s’di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju. ELBASAN

Kush më shumë di, më shumë do të dijë. ARBËRESHËT

Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç’ashtë sheqeri. JUG

Libri ashtë arma e të mençurit. JUG

Mëso sa je i ri, se kur plakesh s’ke dobi. FERIZAJ

Në u bëfsha përsëri nuse, di unë si do të nusëroj. JUG

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend. SHKODËR

Noti mësohet në det, jo në stere. KORÇË

Nuk dinte dhe lopa, ç’ishte bishti, po mësoi kur ia prenë. VLORË

Prindi të rrit, shkolla të ndrit. VLORË

Pyet njëqind vetë, se kurrë nuk humbet. JUG

Sa do të rrojmë do të dëgjojmë. SKRAPAR

S’ka skaje dituria e urtia e njeriut. TIRANË

Shit kalin e mëso djalin. KOLONJË

Breshka ferrën do. JUG

Burrin e prishin huqet. KAVAJË

Druri i thatë nuk drejtohet. KOSOVE

Druri ndreqet mbë të njomë. JUG

Edhe plaku kur pi verë, kërcen pup si djalë me erë. LUKOVË

Edhe shakaja ka kohën dhe vendin e vet. SKRAPAR

E kam djalin me një dorë, - Po pse? , - sepse pin duhan. KRUJË

E para - bar, e dyta qejf, e treta helm. SHKODËR

E para gotë është bar, e dyta ar, e treta sermç, e katërta helm. VERI

Fshat e zanat, derë e tabiat. KAVAJË

Gotën e parë e pi vetë, të dytën, pi rakia rakinë, të tretën, pi rakia njerinë. SKRAPAR

Huqi vdes shtatë ditë pas shpirtit. SKRAPAR

Kali plak nuk mëson revan të ri. KORCË

Katundi digjet, zakoni s`prishet. SHKODËR

Ku janë dy vetë, mos i ban i tretë. ELBASAN

Ku di derri, ç`është nderi. SARANDË

Ku janë dy i treti është i tepërt. TIRANË

Kush i vogël e i qërtuar, i madh e i lavdëruar. ARBËRESHËT

Lumi shtratin e ndëron, po burrimin s`e ndalon. VLORË

Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj. JUG

Njerëzit e një barku i bashkon gjaku, pijanecët bardhaku. TROPOJË

Rakia marton edhe dhespotin. DEVOLL

Rakia është më e mirë se allahu, se rakia merr mendjen e ta kthen prapë, kurse allahu , ta merr e s`ta jep më. SKRAPAR

Rakia sdin çka është kadia. TRIJISHT

Rakia nuk zihet mik kurrë, të tradhëton ku s`ta pret mendja. TIRANË

Rakia thotë “Të parën hidhe ti, të tjerat i hedh vetë”. VLORË

Ruaje fjalën kur t’i vijë radha. SARANDË

Rrahe sa të jetë këlysh, se kur të bëhet qen ai të ha. LUMË

Sa të presin, më mirë priti. JUG

Shtëpia me dy të këqija, duhani dhe rakia. PRIZREN

Trim i rakisë ashtë ai që s’e pi. ELBASAN

Zakoni i ka rrënjët e thella. JUG

Vajza ashtë gardh i shkulë. KRUJË

Vajza e kthyer si qerrja e thyer. PËRMET

Vajza për botë, e djali për shtëpi. VLORË

Xheneti i gruas është nën këmbë të burrit. LABËRI

Kunata, si nata, kunetërit si lugetërit. JUG

Kur bëhet gruaja e mençme, plaket burri. GUCI

Kur fjalosen dy gra, shajnë shoqen e tyre. VLORË

Kur plaket, s’i duhet as vedit, as të tjerëve. TIRANË

Kur rriten fëmija, prishet shtëpija. JUG

Kur të vjen pleqëria, nuk të do as bir, as bija; edhe qeni kur të sheh, ulet në bisht e të leh. SKRAPAR

Kush ka burrë punëtuar, mban stolira të paçmuar. JUG

Kush ta ka nxjerrë synë? - Imi, - prandaj ta ka nxjerrë kaq thellë. SKRAPAR

Kalit që djerset, e gruas që kjan, mos i xen besë. SHKODËR

Kur s’punon fati, kot përpiqet drapni. KRUJË

Ajo që s’arrihet, duket ma e ambël. KOSOVË

Bukuria asht si lulja, në të ri lulëzon e në pleqëri të dëshpëron. KOSOVË

Bukuria e njeriut është sjellja në shoqëri. VLORË

Bukuria të habit, bukuria të korit. VERI

Bukuria e gruas duket në mëngjes. VLORË

Bukuria pa dituri, dru e thatë pa stoli. SARANDË

Duaje bukurinë, po mos e zbukuro kot. VLORË

Dheu i zi bën bukën e bardhë. PËRMET

Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër. JUG

Gjanë e mirë e duan gjithkush. KAVAJË

Ku din qeni t’u marrë erë luleve. JUG

Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmbëlën, mendja të mirën. KORÇË

Ç’ja ban botës, ia ban kokës. ELBASAN

Çfarë mbillet, korret. VERI

Çfarë ti bësh nënës, ta bën djali. KRUJË

Gjellën si do ta gatuash, ashtu do ta hash. DARDHË

Kush mbjell erë, korr stuhi. VERI

Kush përtyp piper, nuk pështyn sheqer. VLORË

Një farë që mbillet, do të mbijë. DEVOLL

Pushka e çon gjakun te shpia. VERI

I ngopuri nuk beson të urtin. PËRMET

I varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri. VLORË

I varfëri vjel rrushin, i pasuri e ha. JUG

I varfëri heq sikur ka zënë perëndinë me gurë. KORÇË

I vogli shërbëtor i të madhit. LABËRI

Jetë - kuletë, fukarallëk - maskarallëk. ÇAMËRI

Ka ashtë fuqia, andej asht dhe drejtësia. KOSOVË
[/b]

Fjalë të urta për Thjeshtësinë, Urtësinë dhe Ëmbëlsinë.

[b]Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË

Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI

Dhe durimi ka kufi. JUG

Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL

Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË

E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË

Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR

Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË

Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG

Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. LUNXHËRI

Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË

I buti thyen të fortin. SHKODËR

Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË

Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË

Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË

Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG

Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË

Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT

Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË

Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG

Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË

Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PËRMET

Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG

Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG

Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET

Për pleshtin djeg jorganin. JUG

Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE

Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG

Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR

Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG

Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR

Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË

Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË

Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN

As topi i Ali Pashës s’e tund. ELBASAN

Atij që nuk e do, i thuaji: “Të hyftë vetja në qejf”. SHKODËR

Avash Beg se ka hendek. BERAT

Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG

Baste e budalla, motër e vëlla. JUG

Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR

Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET

Del çiraku më i mirë se ustai. JUG

Dy gjela në një vikt, s’këndojnë. JUG

Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT

Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË

Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË

Është nga ai gur që thyen çekan. JUG

Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTËR

Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD

Fol me ty, fol me murin. KAVAJË

Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG

Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN

Hiqu det se do shkojë lumi. JUG

I gjen mushka drutë. JUG

I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR

Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR

Kalliri me bukë, s’e ngren kryet përpjetë. JUG

Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË

Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT

Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG

Kur u ba horri pashë, vrau t’anë. KAVAJË

Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG

Kush s’kupton, i japin të kuptojë. JUG

Lumi i thellë, s’ka ushëtimë. JUG

Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR

Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË

Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG

Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT

Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET

Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK

Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG

Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË

Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË

Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG

Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG

Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË

Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË

Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORË

Pyetën mushkën, cilin ka baba; “kam dajo kalën” - tha. JUG

S’e lenë hunda me pa larg. KRUJË

S’ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË

S’ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s’don dije. JUG

Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË

S’tunden malet me përralla. JUG

Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË

Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI

Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH

Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s’e ha as qeni. SKRAPAR

Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË

U bë dhija me tremb ujkun. VLORË

U bo veja me mësue pulën. KAVAJË

U hap dheu, doli një plesht. JUG

U mbars mali, polli një mi. JUG

Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË

U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR

Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG

Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË

Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR

Bëj si të thotë më i madhi. JUG

Bleta din si bëhet mjaltët. JUG

S’di gomari të haj tagji. PËRMET

Dami të bëhet mësim. DIBËR

Kush s’pyet mbetet budalla. JUG

Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG

Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI
[/b]