Çfarë ju nervozon gjatë blerjes

Më shumë se gjysma e femrave në kabina për ndërrimin e veshjeve ndiejnë zemërim, siklet dhe zhgënjim, derisa 75% e femrave aq shumë u shkojnë në nerva sa që maksimalisht i shmangin ato dhe nganjëherë blejnë rrobat e tyre sipas numrit të konfeksionit pa i provuar fare ato, ka bërë të ditur një studim britanik. Dyert nga druri ose perdja që mbulojnë vetëm pjesën e mesme të trupit janë të shpeshta në dyqane, ndërsa femre u pengojnë sepse privatësia e tyre ende vazhdon të ekspozohet. Kjo është njëra prej arsyeve kryesore për se u pengojnë kabinat, ka bërë të ditur Shoqata britanike për mbrojtjen e konsumatorëve. Edhe kur bëhet fjalë për çorape të grisura, përkuljes për të mbledhur pjesët e veshjeve në dysheme ose prishjes së dyerve dykrahëshe që u ngjajnë atyre të perëndimit të egër, ky lloj i ekspozimit femrave u shkakton siklet të madh dhe zemërim.

Shitësja e angazhuar tepër
Ajo qëndron para kabinës, shpesh pyet a është çdo gjë në rregull, a jeni të kënaqur me veshjen dhe ju pret që të dilni në mënyrë që të mundet t’ju këshillojë. Rrallë ndonjë shitëse do ta lërë anash interesin e biznesit dhe të ju thotë sinqerisht se diçka nuk ju rri mirë dhe nuk do të përpiqet me të gjitha forcat që t’ju bindë të blini diçka në dyqanin ku punon. Për shkak të angazhimit të saj do të provoni edhe gjëra që në fakt nuk ju pëlqejnë, por do të detyroheni që për shkak të mundimit të saj dhe për shkak të besimit se diçka me të vërtetë ju rri mirë.

Numri i kufizuar
i pjesëve të veshjes
Gjithnjë e më shumë dyqane kanë rregulla për mbajtjen e një numri të kufizuar të veshjeve në kabinë, gjë që sipas shumë blerësve është një rregull tepër frustrues, për shkak të të cilit ju duhet të dalin nga gardëroba disa herë dhe të presin në rend, në mënyrë që t’ia dalin që të blejnë atë që ju pëlqen në numrin e duhur.

Pasqyrat të cilat ju
bëjnë të dukeni më e hollë
Ky mashtrim i pasqyrës është i shpeshtë në dyqanet që mbajnë firma të shtrenjta dhe krijojnë iluzionin që diçka na rri më mirë sepse në to dukemi më të holla, pra për shkak të kësaj jemi të gatshme edhe të paguajmë më shumë. Befasia vjen pas kthimit nga dyqani dhe veshja e rrobave të blera në shtëpi, ndërsa femrat e mësuara nga përvoja këshillojnë që në rast se ju duket se pasqyra ju bën të dukeni më e hollë, të ecni deri te vitrina e dyqanit dhe të shikoni veten aty, para se të filloni të blini.

Asnjehere nuk acarohem une…marr cfare me duhet dhe iki…nuk e lodh shume trurin…

Mua me nervozon se ke te zgjedh kush eshte me e mira, :@

mua ajo qe me acaron kaq shume eshte qe personat qe te sherbejne vetem fjale per te te bere qejfin thone
sme ka goditur 1 here e kunderta

ps. me kete online shopping jam qetesuar :stuck_out_tongue:

hahah edhe kjo shum e vertet

po ate pun kan perndrysh do mbasin pa shit gje gjith diten…

Mu me acaron kur du te marr diq se me plq,dhe nuk ka numer ose ngjyra qe un dua:mad:

nuk nervozohem…por merzitem ne rastet kur skam lek te blej dicka qe dua :stuck_out_tongue:

zakonisht kur dal shopping, rrobat rralle i provoj! Vetem i marr ne dore afrohem tek pasqyra dhe e shoh qe po me bjen dhe e mar :slight_smile:

vertet ??
jo , un i provoj , e i strerprovoj … nuk pertoj fare :smiley:

por kam nje gje te keqe :S…sa vete ne shtepi … me dalin nga qejfi prz
kam rroba qe si kam vesh kurr :confused:

lol labe :smiley:

pertoj ti provoj shum… por nga1her edhe i bej 2 ore duke kerkuar dhe ne fund sblej gje :stuck_out_tongue: lol :smiley:

merzitem shpejt kur dalim me mamin qe rrin duke kerkuar… dhe nuk kam nerva te pres :S

hahaha , jo kur dal me mamin nuk nervozohem ,perkundrazi … mundohem ti mbush mendjen te blej ndonje gje te bukur … ( qe ta vesh dhe un :smiley: ) :twisted:

per 8 marsin i kam bler nje pallto aq te bukur…(e bleva se me rrinte dhe mua sh mir :opps: )

hahahahaha :stuck_out_tongue: per kete arsye as ajo nuk ta ka prishur qejfin :stuck_out_tongue:

ajo se morri vesh qellimin tim mo :stuck_out_tongue:
sa e keqe un e …
se mos ja thuash ore :zip: … :stuck_out_tongue:

hahahaha :stuck_out_tongue: jo jo nuk flas :stuck_out_tongue: lol :smiley:

Pantollonat me gjij shume te shkurter

Me acarojn jasht mase shum shiteset…kur perpiqen te te mbushin mendjen me 100 fjal ne sekond …si duroj dot prz…

aman kujt i thua?..e keqja eshte se nuk iu pushon goja…terrrrrrrrrrrrrrrr terrrrrrrrrrrrrrrrr te lodhin…c’do kush kur shkon per blerje e ka pak a shume iden se cfare i duhet…
keshtu qe s’ka njeri ne bote qe te te mund te ndryshoj shijet e tua…vetem sa te bejne te zhdukesh nga te mos dukesh me prej andej hahahaha

moj , hajde de kur bejn reklamen e mallit…se ne fund te fundit per ate jan aty…
po plasje te vjen kur te thon ’ kte e kam shitur shum…e kan pelqyer shum vajza…skam shum qe e kam sjell ne dyqan…’
(nderkoh qe ti mund ta kesh par aty qe para 6 muajsh :stuck_out_tongue: )

hahahahahahhaha…i’ua kerkon detyra…por mua me acarojne dhe pike…

çmimi, asgje tjeter :smiley: