Cfare shohin vajzat te nje djale ne takim te pare!!

Ne pjesen me te madhe te rasteve takimi i pare eshte vendimtar per nje lidhje te ardhshme.
Vajzat mbi te gjitha i kushtojne shume vemendje edhe gjerave te vogla…ja disa prej tyre
Veshja juaj
Këtu, ajo në ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hedh ca rrobe në trup, të cilat më pare kanë qënë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës (mjekrës etj). Kur jemi në këtë temë, shumicën e femrave dëbojnë tipet e meshkujve që fare nuk përkujdesen për vete, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi për vete. Nëse ajo e sheh se rrobet tua janë aq perfekte, atëherë do ta kaplojë një frikë nga ideja se është e pamundshme për të t’kënaqur në jetë. Sidoqoftë është më mire të dukesh perfekt mirë se i lënë pas dore!Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtëpërdrejtë se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodhë për arsye se femrat asnjëherë nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë t’mos i pëlqejnë një mashkulli! Paramendo, po ti thotë një mashkull një femre, “ti smë pëlqen”, kjo do të shkaktonte te ajo trauma aq ë thella sa që me muaj do t’i duhet të mjekohej nga ato trauma. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili ytë, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua…
Ajo çka mbani në duar
Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaj flet mjaftë. Ajo çka ke në duar, bënë që femra të mund të t’lexoj më mirë. P.sh topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportiv. Ke shpirtë garuesi dhe të pëlqen loja.
Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do t’i interesoj se ç’ka lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexoj, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i derguar nga qielli të jesh fat i saj.
Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant.
Në anën tjetër telefoni celular në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je!
Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj.
Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre.
Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: “Për të kuptiar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t’i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të filloj të studioj në tjetër sferë…

Sytë flasin më tepër se vetë goja
Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori Maichael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mencur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: a janë të kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombë!. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngaqe lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfaë mënyre nga ndërdija e njerëzve. Dhe atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të ndërdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo…

Interesant i gjith informacioni
Përsonalisht në takim të parë vlersoj pak gjëra te mashkulli
pik së pari parqitja fizike(pamja , veshja, mënyra e të qëndruarit )
së dyti sjellja, përqindja e xhentilesës,
pastaj të tjerat në vazhdim si mënyra si flet , si gjykon, si i koncepron disa fenomene të ndryshme që i hedh vet në diskutim për të kuptuar ca nga kultura horizonti i tijë tje

shum informacione te vlefshme , poashtu dhe keto qe ka permendur Mona .

hahahahha kepucet mendoj une…i ka te pastra apo jo hahahhaa

Po marken e portofolit asnjera?! pff!

vetem menyren sesi bene muh po sditi te lidhi 2 fjale eshte kot

Un mendoj se shohin makinen :stuck_out_tongue: a eshte e vertet vajza? haha :smiley: lidhja e fjaleve eshte gjithcka, e jo te flas ne ajer, pastaj femrat knaqen kur i ben te qeshesh e jo ti besh ata te ndihen jo mire nen pranin tende. :slight_smile:

pse duhet te shohin makinen ,per vete se shoh e di cme ka ndodhur njeher isha e lidhur ,kishim 2 dite pa pire kafe une isha ne gjimnaz ,i thashe hajde takohemi ,ky sikur zdonte ,po ca ke e pyeta po hic me tha kam harruar portofolin ne shtepi 500 lek kam me vete(une e kupt qe skishte leke)dhe i thashe kam dhe une 700 qind ja ku u bene ,do pime kafe e keshtu dolem ,prandaj asnjeher personalisht skam pare as cfare hante,as cfare vishte,as ku punonte e as a kishte makine apo jo poe vetem personin

shife shife ja ku e bera edhe nje zbulim nga ty une :stuck_out_tongue: rast interesant ky dhe ti qenke treguar shum e dashur… un kam bo shaka me lart ama jo te gjitha jane si ty :wink:

mire pra mire e di po ka dhe shume si une;)

Ne kete kohe? si cuna si goca jan bo njesoj, madje kan filluar te ndrrojn dhe gjinit eee kam nje jete por shum pak prej tyre kane qene te sakta…

shume te paskan zgenjyer cte te them ishalla me te mira ne te rdhmen:P

o flm ty moj vajze… edhe ti bashke me mua :smiley: dmth te dy te mira me njeri-tjetrin te na vijn ishalla se si kemi bo kujt keq :smiley:

hahahaha

      • Updated - - -

se harrova amin

Amin! o Zot. ishalla :smiley: