Çfarë tip mashkulli është për mua?!

[b]Për të zbuluar se çfarë kërkon te një mashkull, plotësoni testin e mëposhtëm

  1. Ndodh që të takoni në rrugë një djalosh bukurosh, i cili i ngjan shumë yllit të kinemasë që ju adhuroni.

a) Ngacmoheni menjëherë nga pamja e tij e jashtme.
b) Mendoni se është shumë tërheqës, pasi ka një karakteristikë tepër të veçantë.
c) Mendoni se nuk do t’ju hedhë kurrë ndonjë vështrim dhe se i ndërron gratë sikurse pantallonat që mban veshur.

  1. Në karakterin e një mashkulli vlerësoni…

a) Mashkulloritetin
b) Ndjeshmërinë
c) Sensin e humorit.

  1. Ju pëlqejnë bisedat gjatë aktit seksual?

a) Po, veçse duhet të jenë fjalë të ngrohta dashurie.
b) Jo edhe aq shumë.
c) Po, dhe veçanërisht kur qeshim së bashku.

  1. Jeni takuar me dikë rreth dy orë e gjysëm më parë dhe, paksa me shaka dhe paksa seriozisht, ju deklaron se ju dëshiron shumë…

a) Kjo gjë ju ngacmon së tepërmi dhe i përgjigjeni me të njëjtën monedhë.
b) E shmangni me lezet dhe mendoni se është i padurueshëm.
c) Argëtoheni me të dhe e lini që të presë.

  1. Ju pëlqen kur mashkulli…

a) Ju shikon drejt e në sy, kur ju shpreh dashurinë e tij.
b) Ju përqafon me dashuri e ngrohtësi.
c) Ju shtrëngon me padurim.

  1. Cili është kujtimi më i mirë nga jeta juaj erotike e deritanishme?

a) Një lidhje e shkurtër që kishit, e cila ishte tepër e fuqishme përsa i përket intensitetit seksual.
b) Një lidhje e gjatë në kohë me një njeri më të madh se ju, të cilin e shikonit jo si partner erotik por, si mbrojtës.
c) Dashuritë në shkollë, pa interes dhe të pastra, një festë pa fund.

  1. Kur takoni një mashkull ai duhet të jetë:

a) Që në fillim shumë i ngrohtë
b) Të ketë fantazi
c) Të duket se ka personalitet.

  1. Me qëllim që të komunikoni me të preferoni…

a) Që te lërë disa mesazhe erotike në pasqyrë.
b) T’ju dërgojë mesazhe në celular.
c) T’ju telefonojë disa herë brenda ditës në punë.

  1. Në krevat së bashku me të ndjeheni…

a)Si një “alter ego” etij.
b) Si një tigër që kërkon ta “shqyejë”
c) Si një princeshë që pret momente përrallore.

  1. Në dashuri preferoni…

a) Përkëdhelje pafund.
b) Pozicione të reja.
c) Lojra.

  1. Në sferën e ndjenjave…

a) Jeni e qëndrueshme.
b) Jeni delirante
c) Jeni konfuze.

  1. Një grua që të përjetojë lulëzimin seksual duhet…

a) Të gjeje një specialist seksi.
b) Të flasë hapur për fantazitë e saj.c) Ta dashurojë pa masë partnerin e saj.

  1. Çfarë do të veçonit tek një mashkull?

a) Mirësjelljen
b) Mënyrën e të shprehurit.
c) Mënyrën se si prek.

  1. Kryeni marrëdhënie seksuale me partnerin tuaj dhe ai kërkon që ta përsëritni për herë të dytë, megjithëse ka kaluar pak kohë nga akti i parë. Fatkeqësisht kjo përpjekje e tij dështon.

a) E kapërceni këtë moment të vështirë me humor dhe gjakftohtësi.
b) E konsideroni si një ngjarje të rëndësishme dhe mendoheni seriozisht.
c) Nuk qeshni me këtë fakt por e përballoni me seriozitet.

  1. Kur takoni një mashkull tërheqës, mendoni se…

a) Eshtë zot në seks,
b) Eshtë njeri shumë serioz,nuk ju shkon
c) Do të jetë baba i mirë.

Vlerësimi

Pyetje 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
Pikët A 0 0 2 0 0 0 0 0 1 2
Pikët B 1 2 0 2 2 2 1 1 2 0
Pikët C 2 1 1 1 1 1 2 2 0 1

Pyetje 11 12 13 14 15
Pikët A 0 0 2 1 0
Pikët B 2 1 1 0 1
Pikët C 1 2 0 2 2

Përgjigjet[/b]

Nga 0-10 pikë

Kërkoni një mashkull “makinë” seksi

Nuk i jepeni askujt me lehtësi, të paktën nëse keni përshtypjen më të vogël se ai person nuk do t’ju kënaqë seksualisht. Atëherë, mirë do të ishte që të mos afroheshit dhe të provokonit meshkuj të tillë, pasi gjë tjetër përveç lëndimit nuk do të arrini. Gjithashtu, gëzoni edhe një aftësi të veçantë (disa e quajnë shqisë e gjashtë) që t’i kuptoni menjëherë meshkujt nëse disponojnë aftësi seksualetë nivelit tuaj dhe nëse do të kombinojnë me ju. Në përgjithësi keni një jetë erotike aktive, ndoshta sepse kërkoni meshkuj “prodhues” dhe me energji seksuale.

Nga 11-30 pikë

Ju kërkoni një partner spontan dhe argëtues

Partneri ideal duhet të ndajë se bashku me ju peripecitë më të çmendura dhe momentet plot të qeshura. Dashuroheni pafund pas meshkujve që dinë të krijojnë një klimë të veçantë mirëkuptimi dhe komunikimi. I dëshironi 100% sidomos në rastet kur lëkundeni në të njëjtën shkallë humori dhe serioziteti. Dialogimi i qetë, i ndjeshëm dhe me humori ju bënë për vete dhe një njeri të tillë nuk do të donit që ta humbisnit për asnjë çast. Karakteristika e tij zbavitëse ju bën të ndjeheni akoma më tepër e lirshme në krevat dhe të realizoni fantazi nga më ekstremet.

“Cdodite”

17 pike une , edhe se dy te fundit skishin piket

:lol: mua me dolen 10 pike pa ato dyjat te fundit …

14 pike

15pike

9 pike

19 pik mua…

Po kur atyre pyetjeve nuk mund t’u kthesh pergjigje, se nuk i ke provuar, si i behet??? :smiley:
Po e provoj njehere vetem me ato qe kam provuar…:smiley:

Meqenese iu pergjigja vetem 9 pyetjeve, spo e jap rezultatin, por po them qe me doli nga 11- 30 pike.

po as un nuk jam pergjigjur disave pasi nuk i kam provuar por me doli maximal rezultati

Ai mashkull qe kam…i qete,i thjesht…kenaqet me gjerat e vogla,lumturohet kur une jam mire…pavarsisht se ne shumicen e rasteve nuk jam :P…por gjithsesi…e adhuroj eshte mashulli perfekt…cilado femer do ta adhuronte pa dyshim…eshte puntor…i embel,i bukur…:D…por edhe me i shemtuari te ishte per mua eshte shpirti i tij i bukur…