Chrome 11 me 3D CCS dhe kontroll përmes zërit

Beta e fundit e Chrome 11 (11.0.696.16 që të jemi më precizë) sjell dy përmirësime të rëndësishme – HTML5 API për procesim të zërit, dhe 3D CSS me paraqitje të akseleruar nga GPU. Edhe pse për speech input API-n për HTML5 dihet shumë pak, Google ka bërë të ditur që ai është rezultat i punës së një grupi të posaçëm zhvillimor. 3D CSS tingëllon atraktiv për web dizajnerët, sepse ofron mundësi të reja kreative në kuadër të HTML-së klasike, mirëpo tani për tani përkrahja në browserët e tjerë është e dobët, kështu që implementimet konkrete do të duhet të presin edhe pak.
Dhe gjëja shumë e rëndësishme është që prej versionit 11 është ndërruar edhe ikona e Chrome.