Çiftet grinden 312 herë në vit

46vc2436.jpg

Grindjet më së shpeshti eskalojnë ditën e enjte rreth orës 20 dhe zakonisht zgjasin për 10 minuta, ndërsa shkaktarët kryesorë janë imtësirat, si gotat e palara dhe peshqirët e lagur.

Grindjet në çifte zakonisht fillojnë nga imtësirat, si: peshqirët e lagur, ngritja e kapakut në wc, dhe rreth zgjedhjes së kanaleve televizive. Sipas një ankete në të cilën kishin marrë pjesë rreth 3.000 njerëz, grindjet zakonisht fillojnë në orën 20 të mbrëmjes dhe zgjasin për rreth dhjetë minuta. Gratë më shpesh janë të frustruar me shprehitë e partnerit, të cilat fillojnë të vërejnë vetëm pasi të fillojnë të jetojnë së bashku.

  • Pothuajse të gjitha çiftet grinden, por vlen për të na hapur sytë.

Kuzhina është fushëbetejë

Kuzhina është vendi ku fillojnë shumica e grindjeve. Telashet, të cilat nisin aty, më së shpeshti nxiten si pasojë e papastërtisë dhe jo-rregullit. Rreth tetë nga dhjetë të anketuar janë deklaruar se ata do ta rregullonin kuzhinën, mirëpo, pas shpinës së partnerit.

Meshkujt e urrejnë

kundërshtimin

Edhe pse meshkujt ndihen të relaksuar në shtëpi, ndërsa parregullsia nuk iu pengon edhe aq, ata janë më të ndjeshëm kur kundërshtohen nga partneri i tyre.

Shkaktarët më të

shpeshtë të grindjeve:

  1. Lënia e qimeve apo shamponit pas dushit.

  2. Njollat në banjë.

  3. Mos zëvendësimi i letrës së tualetit.

  4. Lënia lart e kapakut të vaskës.

  5. Lënia ndezur e dritës.

  6. Enët e palara.

  7. Peshqirët e lagur të lënë në shtrat apo dysheme.

  8. Ndërrimi i shpeshtë i programit të TV-së.

  9. Përgatitja e gjatë e partneres për të shëtitur… reuters/

Numrit 9 i ka rene pikes. Sidomos femrat kur behen gati per te dale, ta plasin shpirtin. Gati gati, dhe kur vjen puna ngjiten para pasqyres.

Ose meshum hahah

kjo esht e vertet :roll: , po edhe ju duhet te na kuptoni , se ju nuk keni flok te gjata , as rroba per te kombinuar , as bizhu , as thonj te gjat , as make-up per te ber etjjjjjj :slight_smile:

ehhhh te drejt ke por ja vlen te rrish para pasqyres duke rregullua floket sic duhet, make up perfect :slight_smile: :roll: … rroba te pershtatshme , kombinimi i bizhuve dhe i kepuceve apo sandaleve … thonjt … ehhh kemi shum pun :slight_smile: [ :stuck_out_tongue: ]

Nuk besoj se eshte arsye ajo qe harroi shampon…apo lenia e drites ndezur…jane detyre e femres…dhe duhet ti beje syt 4 te mos marri as vrejtje edhe jo te zihen…ka arsye me te medha qe ciftet zihen…

Shtoji kesaj edhe pergatitjen e femijes, psh. goces se vogel. Ke kohe te dalesh, te pish nje kafe edhe pastaj te vish prap.