Cikël poetik

Mendjeprishuri

Ti
moj qelbësirë
pse.qet parfum
mbi ndyrësirë?
Më kot
o,vepër vyshkur
Shpirti yt
është.oxhak
i ndryshkur

      • Updated - - -

Qëndresa
Fatin e pata të errët
shpresën të ndrydhur
portën të mbyllur
por,më mësoi jeta
dhe shtigje gjeta.

      • Updated - - -

Si në lloz

Njeriu,i ri është
njëherë

dhe mendjen,leht
ia mbushë
edhe lajkatari
i duket mësues
të futë në skëterrë
ke rënë
në hundë e buzë.

Mos rri shtrirë
në trishtime
zgjohu,këndellu
rinia ime
mjeko,ato lëndime.

      • Updated - - -

Acar gëlltitës

Acareve të egra
na mungonin trimat
S´di,nëse i ngrëren Qenët
apo egërsirat
unë them
kujdesë
nga kjo stinë
e pabesë.

Nga:Shaban Cakolli