Cila pije pëlqehet më shumë nga shqiptarët? Birra apo Vera? (Infografik)

Independent ka publikuar një artikull që tregon vendet në Evropë që pëlqejnë më shumë verën dhe birrën.

Sipas këtij raporti thuhet se francezët e duan më së shumti verën, ndërsa gjermanët e duan më tepër birrën.

Këto dy harta i ka krijuar Jakub Marian duke përdorur të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në konsumimin global të alkoolit. Në të janë paraqitur vendet sa litra verë dhe birrë konsumojnë brenda një viti për kokë banori, transmeton Koha.net. Ndërsa mësohet se shqiptarët pëlqejnë më shumë birrën.

Sipas këtyre hartave mësohet se më së shumti birra konsumohet nga gjermanët (106), Republika Çeke (149) dhe Austria (108). Ndërsa Shqipëria konsumon 20 litra për kokë banori.

Kosova është llogaritur me Serbi dhe thuhet se konsumohen 76 litra birrë për kokë banori në vit.

Vera është më e konsumuar në Portugali dhe Francë, të pasuar nga Andora, Danimarka, Sllovenia dhe Kroacia. Shqipëria konsumon vetëm 11 litra për kokë banori, kurse Kosova me Serbinë 23.