Cilat janë vajzat më seksi në botë?

[align=justify:2jgbe0wl]Sipas sondazhit të realizuar nga kjo faqe amerikane e internetit, rezulton se Amerika e Jugut ka femrat më tërheqëse të kohës. Nëse dikur konkursi është fituar nga Heidi Klum, tani janë brazilianet ato që spikasin si për sasi (pesë të parat nga dhjetë), ashtu dhe për cilësi. Në klasifikim mungojnë vetëm italianet, dikur modeli i bukurisë klasike dhe elegante. Tani kujtohen vetëm në stilin e ‘altamodës’. Klasifikimi, i bërë pak kohë më parë shpjegojnë organizatorët, nuk ka si qëllim që të tregojë vetëm bukurinë e momentit, por edhe perspektivën e ardhshme të bukurisë së vajzave. Jo rastësisht juria është e përbërë nga botues e revistave të njohura, publicistë, stilistë dhe agjentë të këtij sektori. Rezultati i këtij konkursi më tepër sesa klasifikoi modelet është një tregues i rëndësishëm për ato që do të jenë tendencat e modeleve të viteve të ardhshme. E mrekullueshmja Klum “është një bukuri natyrore” sipas specialistëve, sepse përveç fizikut të saj të mrekullueshëm, ka diçka jo të përbashkët me koleget e saj: është tridhjetë e tre vjeç, nëna e dy fëmijëve, si dhe ka një linjë që mban emrin e saj. E dyta në klasifikim është joshësja, Gisele Bundchen, deri më tani modelja më e paguar në botë, në saj të personalitetit të saj të cilin di ta shfaqë edhe në pasarelë. Braziliania tjetër është Adriana Lima (mban vendin e tretë), e cila është bërë e famshme falë një spoti publicitar për kompani telefonash. Në vend të katërt është pozicionuar amerikania Tyra Banks, e ditëlindjes 1973, e cila ka shfaqur aftësitë e saj jo vetëm si modele, por edhe si aktore. Ndërsa nga Evropa është futur në klasifikim ish-basketbollistja Karolina Kurkova, e cila është trashëgimtarja e denjë e Eva Herzigovës, e cila është evidentuar nga një agjent italian në një qytezë të Republikës çeke. Bukuria e së ardhmes do të jetë pak nga të gjitha, me një stil “klasik por ekstravagant” dhe një personalitet “të fortë dhe ambicioz”.[/align:2jgbe0wl]

© Gazeta Shqiptare 2006