Cilesit e Allahut te madheruar

A-SIFATI DHATIJE: Cilesit e ekzistences esenciale te Allahut(xheleshanuhu)
1.Vuxhud: Zot ka, ekziston.Ekzistenca e tij esht e perhershme.Esht Vaxhibul vuxhud domethene ekzistenca e tij esht domosdoshmeri.
2.Kidem:Ekzistenca e Allahut xheleshanuhu,esht pa fillim Ai esht i perjetshem.
3.Beka:i perhershem.Ekzistenca e Allahut xheleshanuhu esht pa mbarim,s’ka fund.
4.Vahdanijet:Esht nje. Ne qenien, ne cilesite dhe ne veprimet e Allahut teala nuk ka te ngjajshem me te.
5.Muhalefetun lilhavadith: Nuk i pergjigjet kurrkujt dhe nuk ka ndonje person apo ndonje send qe ti shembelleje Atij.
6.Kijam bi nefsihi:Ekziston vetevetiu.Nuk ka nevoje per vend.Edhe kur ekzistonin materia dhe vendi, Ai ekzistonte.Bile nuk ka nevoje per asgje.Ai ekziston jasht koncepteve te vendit, te koheve e hapesires ashtu sic mendon njeriu.
B-SIFATI THUBUTIJE:Cilesit e qendrueshme te perhershme te Allahut(xheleshanuhu)
1:Hajat: Allahu teala esht nje,Ai jeton. Jeta e Tij nuk i perngjet jetes se krijesave dhe eshtnje jete e denje dhe e posaqme vetem per Te, e perhershme dhe e gjithmonshme.
2.Ilm:Allahu (xheleshanuhu) di gjithcka.Dija e Tij nuk esht si dija e krijesave.Ne naten erret Ai sheh dhe di te ecurit e milingones mbi nje gur te zi.I di mendimet,qellimet qe kalojn neper zemrat e njerzve.Si te gjitha cilesite e Tij e perhershme dhe e gjithmonshme.
3.Sem:Allahu (xheleshanuhu) degjon gjithcka.Te degjuarit e Tij esht pa mjet e pa drejtim.Te degjuarit e Tij nuk i perngjet te degjuarit e njerzve.Si te gjitha cilesite e Tij edhe kjo cilesi esht e perhershme.
4.Besar:Allahu (xheleshanuhu) sheh gjithcka.Sheh pa mjet e pa kusht.Te pamet e Tij nuk esht me sy.
5.Iradet:Allahu (xheleshanuhu) ka vullnetin e vet.Ate qe deshiron,e krijon.Gjithcka behet me vullnetin e Tij.Nuk ka kurrfare force qe do te mund ti behej pengese vullnetit te tij.
6.Kudret:Allahu (xheleshanuhu)esht i plotfuqishem;gjithcka mund te beje dhe asgje nuk mund ta pengoje.
7.Kelam:Allahu (xheleshanuhu) flet me te folurit e Vet hyjnor.Te folurit e Tij,pra,nuk behet me ndonje mjet,as me tinguj,as me zera e giuhe.
8.Tevkin:Allahu (xheleshanuhu) esht krijuesi i gjithckaje dhe nuk ka Krijues tjeter vec Tij.cdo gje e krijon vetem Ai.Perveq Allahut xheleshanuhu nuk duhet thene tjeterkujt krijues.
T’i kuptosh te verteta e cilesive te Allahut teala esht e pamundur.Askush dhe asgje nuk mund t’u behet shok cilesive dhe emrave te Allahut (xheleshanuhu) dhe as nuk mund t’u perngjaje atyre.

Interesante keto,megjithse nuk i perkas kesaj feje…leximi dhe shpjegimi me siper me interesoi pa dyshim!..:slight_smile: