Cili është çmimi i dashurisë?

Dashuria ndoshta edhe është shpikur për të varfrit, por paraja dhe prona nuk janë gjërat e vetme në të cilat dashuria e merr hakun e vet në jetët tona.Pavarësisht asaj që pëlqejnë të flasin se si dashuria është diçka të cilën e shijojnë kryesisht ata të varfrit (pasi që nuk mund t’i lejojnë vetes asnjë gjë tjetër), dashuria e ka çmimin e vet, por jo domosdo atë në të cilin do të kishit menduar së pari.

Hulumtuesit nga Universiteti në Oxford kanë kryer hulumtimin i cili për herë të parë në histori ka tentuar të përgjigjet në çështjen e ndikimit të gjetjes së dashurisë së re në numrin e miqve që i ka ai person. Rezultatet kanë befasuar edhe vetë shkencëtarët.

Sipas tij doli që me fillimin e lidhjes së re, personi mesatar heq dorë nga madje dy miq të ngushtë. Shkencëtarët kanë hulumtuar numrin e njerëzve në rrjetin e ngushtë të personave të afërt që i ka dikush dhe kanë përfunduar që me hyrjen në lidhjen e re ai numër zvogëlohet nga pesë në katër. Pasi që një nga ato persona është partneri i ri, është lehtë të përfundohet se si në fakt humben dy miq të afërt.

Profesori Dunbar, autor i studimit, pohon se si shpjegimi më i mundshëm i këtij fenomeni qëndron në mungesën e kohës së lirë, të cilën personi mund t’ua kushtojë miqve, pasi që lidhja e re shumicës nga ne i merr një pjesë të konsiderueshme të përditshmërisë.

Për nevojat e hulumtimit, rrethi i miqve të ngushtë definohet me miqtë të cilët i takojmë të paktën një herë në javë dhe në mbështetjen emocionale të të cilëve mund të llogarisim kur e kemi vështirë. Meshkujt mesatarisht kanë mes katër dhe pesë miq të ngushtë, ndërsa te femrat kjo shifër është në mes pesë dhe gjashtë.

Është treguar edhe se si rrethi më i “gjerë” shoqëror i personit mesatar ka rreth 150 njerëz, ku janë numëruar miqtë, familja dhe të njohurit. Është interesant që personat mesatarë njëkohësisht kanë 229 miq apo shokë në Facebook.

Burimi: Koha Net

per ket duhet te kerkosh ne burse ,luhatjet e fundit nuk percaktojne cmim standart …

Te rendesh pas ketyre shkronjave…duke pesuar…gjithmone humbje…cmim qe e paguan shtrenjt…dhe nuk fiton asgje!..