Çiljeta ne flirt me Visin e Big Brother

Ka qene nje feste e madhe qe Visi, ish-banori simpatik i ‘‘Big Brother 1’‘, ka organizuar per gjithe miqte e tij ne 25 vjetorin e lindjes para pak ditesh. Nje nate alegrie mes miqsh, artiste dhe ish-banore te ‘‘Big Brother 1’‘, si: Romina, Juna, Arbri, Jonida, Julinda, Najada (Noqja) dhe Nardi. Po ashtu ishin te pranishem dhe miq te tjere te Visit: Gerti Bogdani dhe Adri Nurellari, dhe kolege ne ministrine, ku ai ka filluar pune. Gjithashtu, Visi u ka prezantuar miqve, prinderit e tij te cilet edhe pse ishte nje feste rinore nuk kishin hezituar te bashkoheshin ne kete pervjetor te djalit te tyre. Mes ahengut, batutave dhe muzikes, Romina si gjithmone e veqante me surprizat e saj i dhuroi per ditelindje nje video-instalacion me fotot e tij, qe nga femijeria dhe deri tani. Ne festen e organizuar ne ambientet e ‘‘Mai Tai’‘ ne Tirane, ra ne sy afrimiteti i Visit me kengetaren seksi Qiljeta, e cila sa kishte mberritur nga nje koncert jashte Shqiperise per te mos munguar ne ditelindje. E veshur me nje fustan bardhe e zi, Qiljeta e cila njihet per tipin e saj te qliret ne keto festa, ka qene pa Romeon, dhe eshte sjelle shume pa komplekse. Fotografi yne ka kapur momente te veqanta perqafimesh mes saj dhe Visit, ndersa shkembenim perqafime gjate momentit te ndezjes se fishekzjarreve dhe shuarjes se qirinjve nga Visi. Bashke me Qiljeten ndodheshin aty dhe figurante te tjere te klipit te saj te ri ‘‘Deja vu’‘, xhirimet e te cilit jane bere pikerisht ne mjediset e ‘‘Mai Tai’‘. Ra ne sy mungesa e te fejuarit te saj Romeos, i cili e shoqeron kengetaren kudo. Megjithate tashme dihet miqesia e Qiljetes me ishprotagonistet e ‘‘Big Brother’‘, disa prej te cileve per shkak te popullaritetit, ajo vendosi t’i ftoje ne klipin e saj me te ri, ku shfaqet shume sensuale. Nuk dihet sesa e vjeter mund te jete miqesia e saj me Visin. Gjithsesi i urojme atij 100 vjeq!