Çiljeta në lokal me një ‘të panjohur’

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është shpesh pjesë e lokaleve të natës në Tiranë, ndërkohë që paparaci i shtojcës “Bluetooth”, e ka kapur atë teksa ishte duke kërcyer, jo me djalin e zemrës, por me një tjetër.
Nuk dihet se kush ishte djali që ia ka mbushur mendjen Çiljetës për të kërcyer së bashku, por dyshimi është vënë në mungesën e Romeos në ato çaste.

Ndoshta i dashuri i këngëtares edhe këtë herë nuk ka preferuar që ta shoqërojë atë në jetën e natës, ashtu siç ka ndodhur shpesh, duke e lënë Çiljetën nën shoqërinë e miqve të saj më të ngushtë.