City hap thesin, 150 milione Paund per Messi-n

150 milione Paund. Kjo eshte shuma me e madhe e ofruar ndonjehere ne historine e futbollit per nje lojtar. Kete fat e ka argjentinasi i Barcelones, Lionel Messi, i cili eshte nje nga lojtaret me te pelqyer ne rang boteror.
Sulmuesi katalanas qe dhuroi magji dhe gola ne mbremjen e derbit spanjoll, eshte endrra e cdo skuadre, por mjetet financiare per ta blere, pakkush i ka. Manchester City i drejtuar nga nje grup i pasur arab, mendon te ofroje plot 150 milione per kembet e pasardhesit te Maradones.
Gjate javes se shkuar presidenti i Barcelones, Laporta ka vizituar Londren ku mendohet te jete takuar edhe me drejtorin e City-t, Gary Cook. Sipas te dhenave, perfaqesuesi i “Citizens” ka ofruar plot 150 milione Paund per ta marre ne Angli “pleshtin”. Problemi kryesor eshte se lojtari nuk deshiron te beje nje vit pushim nga kompeticioni i rendesishem i Champions League, objektiv te cilin Manchester City nuk e arriti gjate ketij sezoni.