Çlirohet Shqipëria nga okupatorët!

OK… ok… nuk është fjala për një luftë reale, po për një lojë strategjike në Internet që quhet eRepublik!

eRepublik është një pasqyrë e botës reale në të cilën ju mund të bashkëpunoni me qytetarët e tjerë, të krijojni përmbajtje origjinale, të merrni një punë, të fillojë një kompani, një parti politike ose të bëheni së bashku me miqt tuaj dhe të pushtoni një vend tjetër, të gjitha në vetëm 15-30 minuta lojë gjatë dite.

Rreth 2500 eShqiptar luajnë në këtë lojë si pjesë e eShqipërisë, derisa më shumë se 200,000 lojtarë luajnë çdo muaj në tërë botën.

Mbahen zgjedhje çdo muaj për të përzgjedhur kongresmenët / deputetët parlamentar, presidentin e vendit dhe kapitenët e regjimenteve ushtarake. Presidenti vendos ministritë përkatëse dhe përcakton ambasadorët e vendit. Është një lojë që parimisht ka për qëllim argëtimin, rrjetëzimin dhe krijimin e miqve të rinj në tërë botën.

eShqipëria gjatë muajit Mars ishte e pushtuar në të dy anët. Në Tiranë dhe në Bregdetin shqiptar, ishte e pushtuar nga eSërbia; derisa zonën juglindore e kishte pushtuar eMaqedonia.

Gjatë një beteje dyditore me eMaqedoninë, më në fund eShqipëria arriti që të zbrapsë okupatorët në pjesën juglindore së bashku me ndihmën e Aleancës Ushtarake dhe Ekonomike të quajtur EDEN, pjesë e së cilës tanimë është antare e plotë.

eShqipërisë i nevojiten lojtarët e ri për t’i zmbrapsur edhe okupatorët tjerë. Nëse jeni të interesuar që të takoni miq të ri dhe të argëtoheni, ju ftojmë të na bashkëngjiteni në lojë këtu:

https://www.erepublik.com/en#Visar Jasiq

Burimi:

Telegrafi