Clooney në lidhje me një tjetër italiane

George Clooney është rikthyer në skenën e takimeve - aktori Hollywoodian është lidhur me një prezantuese televizive italiane, pasi të dy janë fotografuar së bashku në Romë.

Aktori është i vetëm që kur është ndarë nga e dashura e tij Sarah Larson vitin e kaluar, por raportohet se ka gjetur dashurinë tash në Elisabetta Canalis, një aktore dhe nikoqire televizive, e cila prezanton versionin italian të shout të MTV, Total Request Live,

Dyshja janë parë duke shijuar një darkë të dyfishtë në Romë në Hotel Majestic gjatë javës së kaluar, kur Clooney dhe Canalis janë fotografuar duke u përqafuar gjatë mbrëmjes romantike të së dielës.

Në fotot e fundit Clooney, 48-vjeçar, duket derisa ndan karrigen me 30-vjeçaren, dhe me dorën e mbështjellë rreth belit të saj.

Aktori i filmit “Ocean’s Eleven”, ka një vilë të tijën në breg të Lake Como dhe është duke kaluar një kohë në këtë vend duke u përgatitur për të filluar xhirimet e filmit “A Very Private Gentleman”, në muajin e ardhshëm.

Si jane bere keta gazetaret, smundet robi te dali dhe me person si shoqe, se direkt mendojn se e ka te dashur. Pastaj me te pare e bere :smiley: