Cmenduria: Ronaldo - Rrezikoi te humbiste jeten ne fushe

E pabesueshme ajo qe tregon mjeku Bruno Caru, kardiologu me fame boterore dhe qe eshte president i shoqerise Italiane te Kardiologjise Sport mbi Ronaldon. Ne emisionin “La Tribu del Calcio” ne Mediaset Premium, profesori ka zbuluar qe Fenomeni rrezikoi te vdiste ne fushe ne 12 qershor 1998, diten e finales France-Brazil, qe perfundoi 3-0. Fenomenin kjo gjendje e kishe goditur kur kishte qen ne dhomen e hotelit, disa ore me perpara: “I ndodhi Ronaldos, kur u ul per te pare Formula 1 ne televizor - tregon Caru - dhe pa e kuptuar fare, ai e uli koken poshte dhe avash avash koka po binte poshte ne renie te lire, dhe pas pak ai humbi kontrollin e kokes e cila po i peshonte per poshte, kjo ndodhi per shkak te presionit te gjakut, dhe nje organi te vogel qe eshte pergjegjes per reflekset dhe rregullimin e rrugeve kardiake. Ronaldo keshtu, per nje moment nese nuk do ta kishim kapur ne kohe mund te humbiste jeten ne fushe, nese do te zbriste ne fushe ne ato momente.”

Pas alarmit te deshperuar dhe ne panik qe tha Roberto Carlos, i cili ishte shoku i tij i dhomes dhe po bertiste me te madhe duke lajmeruar te tjeret qe Ronaldo po pesonte nje krize epileptike, Ronaldo u cua ne spital ku u fut ne repartin e neurologjise. "Lojtarit ju bene disa teste te njepasnjeshme - thote Caru - por ne mjeket e dime mire, nje neurolog nuk humbet kurre kohe per te studiuar nje elektrokardiograme: qe ndoshta, as nuk lexohet fare nga ata, gje te cilen une me Doktor Volpin e beme me perpikmeri kur doktori i Interit u kthye nga Parisi me te gjithe dokumentacionin e ceshtjes. Dhe keshtu elektrokardiograma qe u be ne spital tregoi se Ronaldo, e kishte kaluar krizen, dhe kishte pasur nje rrahje te zemres 18 rrahje per minute: kjo do te thote qe ne momentin e goditjes nga semundja, ai kishte pasur mungese elektrike dhe mekanike te zemres. Mjeket nderkohe e kishin kuruar per nje semundje tjeter, ne fakt per nje krize epileptike qe as nuk ishte ndodhur fare. Ja tek u shpjegua dhe ndeshja shume e dobet e luajtur nga Ronaldo ne finalen e Botrorit, dhe po ashtu eshte shpjeguar se pse Ronaldo kur zbriti nga avioni pas finales se Boterorit be Brazil, po perdorte patericat, si te ishte nje pijanec qe nuk po mbahej dot ne kembe. E pra, sheqyr qe nuk i ndodhi gje fenomenint kete dite qe u perfol, sepse do u mbante mend si dita me e zeze e futbollit boteror.