Copëza mendimesh

Kur ditët përtojnë të përëndojnë ,ose përpëliten si të qëlluara me gurë nga turma zotash që enden poshtë e lartë brenda saj me pakarta për ti treguar besimtarëve …
që kjo e ‘‘xhuma’’ në mbarimin e saj, do tu tregoj shenjtërimin e tyre, , Ulni kokën të vetë kryqëzar sa më vjen për të qeshur me ju …

Humb nganjëherë, hy në monopatet e një bote tjetër me shpirtra të zgjedhur , dhe në të përditshmen informative më mbeten boshllëqe në madhësinë e honeve e më duket sikur zbres nga re të ngarkura me shi, e kur ndalem mësoj se gripi i derrit kendej bëka kërdin , nuk e di po se si me erdhi një fjalë e urtë e popullit tonë…Gjella me kripë e kripa me karar,

Kur politika është si ajo goca që shitet për pak euro, që ju i thoni prostitutë dhe politikanët klientët e saj më të devotshëm. Më vjen për të qeshur ashtu si qesh djalli në zemrimin e tij që burra me mend harxhojnë bojë pa kursim në faqe gazetash pa patur pikë mëshire për ambjentin dhe kohën e humbur nëpër diskutime në fletë qibernitike.
Nga ana tjetër më vjen mirë që gratë merren me leximin e oroskopit, ose bëjnë teste dashurie i duan apo si duan të dashurit a ndonjë dashnorë hyrë rastësish në krevatin bashkshortorë,ah për burrat aata aha le të vazhdojnë qetësisht të merren me politikë…


Kjo qenka me të vertetë e goditur
:cool:

Kur hena nuk perendon ne drejtimi qe une dua rri dhe e veshtroj gjate,sepse e di qe ka turp dhe ashtu pa e kuptuar as ajo vet…shkon ne drejtimi qe une dua…
Si e dehur nga dashuria ajo renkon lehtas kur perplaset mes maleve dhe papritur zhduket dhe une serishte ne vetmi e dehur nga dashuria e saj…

Te bukura keto.

Pastaj ndalova për pak nuk e di çmë kapi,po përtej rrëpirave dukej pasqyrimi i përbindshmëris sime,ah,!Çkisha bër o njerëz, çtju them mëkatin tim se mbulon as ferri. Tabu e vjetër, ndalohet të shurrosh mbi varre e unë isha përmjerr mbi varre herojsh që mundën popuj paqësorë , e historia e etur për gjak i ngriti në kulmet e saj padrejtësisht.

flm girl08

kerkova posh cdo fushe.dhe ne gjirine cdo mali.per nje fije shprese…por ajo ishte aq e vogel sa nuk e dalloja dot,por per cudin time ishte vete ajo qe me gjeti.