Copeza pjesesh marr nga libra te ndryshem...

Kjo eshte nje teme,ku te gjithe mund te shkruajme,copeza ose pjese te ndryshme te librave qe kemi lexuar,e sidomos ato qe jane me te bukurat,per te ndare ate kenaqesi qe ne marrim nga lexime dhe shkrime te ndryshme,vargjet e me poshtme i kam shkeputur nga libri…Graziella e autorit…A.DE LAMARTINE,

Vargje me nje rrefim te bukur dhe te magjishem nga autori,nje rrefim dashurie qe flet shume,dhe fjalet e mia jane te pa venda ketu…

Fraza nga libri Graziella…
1- Kur goditet fort zemra e njeriut,pa tjeter do te dalin lot prej saj…c’ka tregon se sa e mbushur eshte ne te vertet natyra me trishtim…dhe se sa llum ne buzet tona e sa turbullire ne syte tane nxjerr prej saj ajo c’ka e ngacmon ate!..
2- Sublimia te lodh,bukuria te genjen,vetem patetikja eshte e pa gabueshme ne art…ai qe di te emocionoje di gjithcka…ne nje pike lot ka dhe me teper gjenalitet se ne te gjitha muzete dhe bibliotekat e botes….Njeriu eshte si ajo pema qe e shkundin per ti rene frutat,nuk e trondit dot kurr njerine pa e bere t’I bien lot nga syt….
3- Muzika dhe poezia nuk jane vecse,si te thuash,temat,mbi te cila secili qendis ndjenjat e tij,aty ushqehen pa u ngopur,si populli,me te njetin tregim e me te njejten kenge per shekuj….

Dhembja e pare
Ku deti I sorrentos ne bregun gjithe zhurme
Lag rrenje portokallesh,perbri shtegut te murrme
Ne mes kacubesh ngrihet nje rras e vogel varri
Kur kalon andej e ndesh pa pritur udhetari…

Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por du ate zhytem ne mendime…
Perse si sonte une s’kam enderruar kurr?
Edhe ne zemren time nje yll plote drite e nur
Sa buze te delira,sa sy plot kthjelltesi!..
Veshtrimi I saj m’I mbushte me drite syt e mi…
Liqen I rrall I Nemit,qe se rrudhos dot era,
Nuk ka aq kthjelltesi,as shtjellave te thella…
C’mendonte I lexohej nder syte fare qarte
Dhe asnjehere s’mundi qerpiku saj I gjate
Ti fshihte ciltersine,as brenga e zemernxire
Si hapi dot nje rrudhe ne ballin e dlire…
Gjithcka ne te vec qeshte,dhe qeshja e saj rinore,
Si me trishtim pershuhej fytyres-qumeshtore
Gjithnje endej mbi buzet e saj si trendafili,
Si nje ylber qe hapej ne qiell ne dite prilli
Nuk kishte asnje hije,keshtu nje rreze drite
Mbi re bije plot gas e vrull nga lartesite.
Dhe hapi si shkujdesur,I druajtur, I lehte,
Ishte nje shkum dallge,qe valle hedh ne breg
Apo vrapon me gaz,dhe zeri tingellor…
Jehone e kulluar e shpirtit foshnjeror…
Muzike e ketij shpirti,ku kenge gjithcka ishte
Gezonte dhe ajrin qe frynte nder zallishte
Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por du ate zhytem ne mendime…

Ne shpirt ajo mbeti si mall I pa fashitur
Si drita qe puth syt,kur cel agimi ndritur
Dhe nga ai cast I lumtur,kur zemren ma rrembeu
Kur prane ate e kisha me ndrinte gjithe dheu…

Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por dua te zhytem ne mendime…

Keshtu dhe shpirti I saj,kur une e braktisa
U nxi dhe u err,I humbi shpresa e drita
Ne qiell nje streh gjeti,dhe nuk u kthye me,
E ardhmja s’kishte fare asnje kuptim per te
Nuk deshi te sfilitej nga shpresa e dyshimi,
Nuk deshi te mundohej nga dhembja dhe zgjenjimi
Dhe kete kupe helmi piu menjehere
Mes loteve te para,I plasi zemra e mjere!..

Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por dua te zhytem ne mendime…

Mjafte mote,ajo dergjet ne kete shtrat prej balte
Askush nuk derdh nje lot,ne age apo ne ndajnate
Harrimi per te vdekurit eshte qefini dyte
Ate e mbulon shtegu,s’e shohin lehte syt
Dhe rrasen e braktisur tani se njeh asnje,
Asnje nuk vjen e lutet……vec une si gjithnje…
Mendoj,kur dallge e mallit vershon si pa pandehur
Dhe zemren pyet se c’njerez te afert kane vdekur
Dhe duke pare portretet e afert e te shtrenjte,
Ze qaj,ne qiell mu fiken mjafte yje,ah,perjete
Ajo mu fik e para,shkelqimi I saj I ndritur
Ne shpirt me hedh nje drite qe s’ka per tu venitur….

Pastaj autori shkruan…
Kurr nuk mundem te rilexoj keto vargje,pa admiruar shembelltyren e fresket qe e shqetesojne gjithmone tek une valet e tejdukshme e renukese te gjirit te Napolit…
Dhe pa urryer vehten time!..shpirtrat qe larte,falin ai I saji me ka falur…me falni edhe ju….kam qare!..

me t’thon drrejten disa fjale nuk i kuptova :oops: por qe me falni edhe ju se edhe mua m’i mbushi synat pak… :frowning: :’(

1-‎"Ndaj eshte e rendesishme qe te heqesh dore nga disa gjera. T’i lesh ato te ikin. Te clirohesh. Njerezit duhet ta kuptojne qe askush nuk luan me karta te hapura; disa here ne fitojme, disa here humbim. Mos prit te te kthehen te mirat mbrapsh, mos prit vleresim per perpjekjet e tua, mos prit qe gjenialiteti yt te zbulohet apo dashuria jote te kuptohet. Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, paaftesia apo arroganca, por sepse thjesht, nuk eshte me pjese e jetes sende. Mbylle deren, ndrysho te dhenat, pastro shtepine, fshiji pluhurat. Lere ate qe ishe pas dhe behu ajo qe je."

ZAHIRI----PAULO COELHO

2-Nuk mund ta humbas të vetmen gjë që më mban gjallë: shpresën. Një fjalë që shpesh gjendet me ne në mëngjes, vritet gjatë ditës dhe vdes ngadalë në erresirë, por për fat, përsëri rilind me agimin…

|Paulo Coelho|

3-Një FEMRE : Mundohu ti “vjedhësh” zemrën jo trupin, mundohu ti “vjedhësh” vëmendjen jo lumturinë, mundohu ti sjellësh buzëqeshje jo lot; Kjo është mënyra më e mirë për ta bërë atë të të dojë përgjithmonë…!!

Fredrick Nietzsche

4¨Ah, gratë. Ato i bëjnë lartësitë më të larta dhe ultësirat më të sheshta.
¨Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme.
¨Mënyra më e mirë për të korruptuar një të ri është ta udhëzosh të ketë mendim më të lartë për ata që mendojë si ai se sa ata që mendojnë ndryshe.
¨Çfarë është djallëzi. Çfarëdo që del nga dobësia.
¨Shumë janë kokëfortë në kërkim të rrugës që kanë zgjedhur, pak në kërkim të qëllimit.
¨Arma më e mirë kundër një armiku është një tjetër armik.
¨Avantazhi i një kujtese të keqe është se mund të shijosh disa herë të njëjtën të mirë si për herën e parë.
¨Nuk vritet me zemëratë, por me qeshje.

5-Nuk ka rëndësi sesa i mirë është një njeri, ndonjëherë do të lëndojë, dhe prandaj ndonjëherë ti do duhet ta falesh!!.

| Paulo Coelho |

6-Te qeshesh ? - Shenje qe ke lindur me hene te mire . Te buzeqeshesh? - Shenje e lumturise qe ke brenda vetvetes . Te besosh ? - Shenje qe mbizoteron besimi mbi dicka , dike… Te me zgjedhesh mua ? - Oh , kjo eshte SHENJE qe ke SHIJE te Vecanta dhe te Privilegjuara :slight_smile:

7-Pas cdo mashkulli të fortë fshihet një grua e fortë. Por kush qëndron pas një gruaje të fortë? Askush nuk e di…sepse gruaja e fortë nuk të lejon të shohësh brenda saj…

|Coco Chanel|

shum te bukura edhe kto tjerat (y)!

Do vecoja kto qe me pelqyen me shume:

[b]ZAHIRI----PAULO COELHO…

2-Nuk mund ta humbas të vetmen gjë që më mban gjallë: shpresën. Një fjalë që shpesh gjendet me ne në mëngjes, vritet gjatë ditës dhe vdes ngadalë në erresirë, por për fat, përsëri rilind me agimin… [/b]

5-Nuk ka rëndësi sesa i mirë është një njeri, ndonjëherë do të lëndojë, dhe prandaj ndonjëherë ti do duhet ta falesh!!.

dhe kjo e fundit qe me pelqeu me se shumti :smiley: :slight_smile:

6-Te qeshesh ? - Shenje qe ke lindur me hene te mire . Te buzeqeshesh? - Shenje e lumturise qe ke brenda vetvetes . Te besosh ? - Shenje qe mbizoteron besimi mbi dicka , dike… Te me zgjedhesh mua ? - Oh , kjo eshte SHENJE qe ke SHIJE te Vecanta dhe te Privilegjuara :slight_smile:

Dashuria Moter Vella!

Takimi pas 14 vjetesh!

E kur mandej,para teje te hapen sa e sa rruge,dhe ti nuk do te dish cilen te marresh…mos iu fut njeres kuturu…por ulu dhe prit…

Merr fryme thelle,e plote besim…ashtu sic ke marr fryme diten kur ke ardhur ne kete bote…pa u hutuar nga asgje…prit…e prit akoma…

Rri pa levizur,hesht,dhe degjo zemren tende…Mandej,kur te te flasi…ngrihu…dhe shko…ku te te dergoj ajo…

Copeza nga libri…Thuaji zemres Po…(y)…libri me shprehjet me te bukura qe mund te egzistojne…nuk duhet humbur!..

Ti vjedhesh bukurin botes kudo qe te fshihet e t’ja dhurosh personit qe te qendron prane.
Per kete ekzistoj !

’ Nje nder i dhene eshte nje nder i kthyer ’ - Sekreti i Trete…

secili prej nesh eshte nje Bude…Cdokush prej nesh di gjithcka …Nuk duhet te bejm tjeter gje…vecse ta celim mendjen dhe te mbajm vesh urtin tone …’'Engjej dhe Djaj ‘’

-Ç’është jeta për ty? - e pyeta…
-Flluska sapuni, - mu përgjigj
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-Ç’është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-Ç’është me e kuptuar në botë?
-Vdekja.
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu.
-Po më e butë?
-Ajo që s’ka lindur.
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen.
-Ç’është budallallëku?
-Të duash një gjë që s’e ke dhe të kujtosh se je ai që s’je.
-Po puna më e mençme?
-Te gëzosh të tanishmen.
-Ç’është më e afërme?
-Vdekja!
-Po me e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i Hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është më e bukur?
-Fantazia!
-Po me e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta.
-Më e ëmbël?
-Hiçi.
-Ç’gjë e është më e madhe?
-Libri i Botës!
-Po me e rëndë?
-Fjala.
-Më e pamundur?
-Të ndryshosh veten dhe formën, dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb.
-Kur shpërblehet njeriu?
-Kur e kujton veten të lumtur.
-Çfarë gjë ju duket me e mërzitur?
-Çdo send është më i mërzitur se njëri-tjetri.
-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?
-Të jesh njeri…
-Po me e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore.
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses.
-Po i të vobektit?
-E ardhmja…
-Nuk ju kuptoj, - i thashë për së dyti.
-Vdekja, -mu përgjigj serioz
-Po ç’përmban jeta e njeriut?
-Vetëm dyshime! - këto tha, dhe heshti…

Sterjo Spasse!..

:slight_smile:

      • Updated - - -

[RIGHT]25 novembre 1995[/RIGHT]

[b]E shtrenjta Katerina,

Ka kaluar nje muaj qe nga letra e fundit, por po me duket shume me teper. Jeta po rrjedhe si nje peisazh jashte dritares e nje makine. Marrw fryme, ha dhe fle si gjithmone, por ne ekzistencen time nuk ka me asnje qellim qe kerkon pjesmarrjen time.Vazhdoj te lundroj ne rrymat e eres, ashtu si letra qe po te shkruaj. Nuk e di ku po shkoj, dhe se kur do arrij…

As puna nuk ma largon qofte edhe pak dhimbjen per ty.

Pa ty ne krah, ndiej boshllek ne shpirtin tim. Vazhdoj te kerkoj fytyren tende ne pafundesin. E di qe eshte e pamundur por nuk mund te veproj ndryshe. Kerkimi im per ty, eshte nje fillim i pafundshem, me destinacion deshtimin. Une dhe ti kemi diskutuar, kemi diskutuar per gjerat qe do ndodhnin, nese rrethanat do te na ndanin, Por nuk mund ta mbaj premtimin qe te bera ate nate. Me vjen keq e shtrenjta ime, por nuk do te ekzistoj me asnje tjeter qe mund te zvendesoi ty .
Fjalet qe ti thash ate nate ishin te kota, duhet ta kisha kuptuar qe atehre. Ti, dhe vetem ti, je gjeja ime me e shtrenjt qe kam dashur, tani qe u largove pergjithmone, nuk dua te gjej nje tjeter.

“Deri kur vdekja te na ndaj” keshtu premtuam ne betimin tone, dhe kuptova qe ato fjale jane dhe do jene te vlefshme deri ne diten qe edhe une do te largohem nga kjo bote.

[RIGHT]Garret
[/RIGHT]

[b]Mesazh ne shishe -2
Nicholas Sparks - Le parole che non ti ho detto (Fjalet qe nuk ti thash)

[/b][/b]Jam munduar ti pershtatem perkthimit por e kam te veshtir

Unë të shkruarit e kam të skeduar: mbaj shumë kartela, ku vendos faqet që më rastis të shkruaj, sipas ideve që më vërtiten nëpër kokë, ose vetëm shënime të gjërave që do të doja të shkruaja…
Kam një kartelë për sendet, një kartelë për kafshët, një për njerëzit, një kartelë për personazhet historikë dhe një tjetër për …heronjtë e mitologjisë; kam një kartelë për katër stinët dhe një për pesë shqisat; në njërën grumbulloj faqet për qytetet dhe peizazhet e jetës sime dhe në një tjetër qytetet imagjinare…
jashtë hapësirës dhe kohës. Kur një kartelë nis të mbushet me fletë, filloj të mendoj për librin që mund të nxjerr prej saj".

Italo Calvino

      • Updated - - -

Ata që duhen e torturojnë njëri-tjetrin. Ka periudha që nuk grindemi fare. Atëhere më pushton një trishtim, pasi më duket sikur nuk e dua më. Kur filloj “të grindem” qetësohem dhe them me vete “E dua!”. Doemos, unë nuk them që jeta të kalojë në grindje, vetëm se pa çaste zënkash, s`ka dashuri …

|Dritero Agolli|

Jeta e cdo njeriu eshte rruga per tek vetja. Asnje njeri s’ka qene kurre krejtesisht ai vete; megjithate secili synon te behet ai, njeri keshtu e tjetri ashtu, secili sipas menyres se vet. Secili mban deri ne fund mbeturinat e lindjes se tij, gelbazen dhe levozhgen e nje lashtesie.
Disa nuk arrijne te behen kurre njerez, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca. Disa lart jane njerez e poshte peshq. Por secili eshte pjelle e natyres, pra te gjithe kemi prejardhje te njejte, te gjithe rrjedhim nga e njejta rruge; mirepo secili…i synon qellimet e tij. Ne mund ta kuptojme fare mire njeri-tjetrim. por ama secili flet per veten e vet…

Hermann Hesse - Demian

Pjese e shkeputur nga libri…“Kur dashuronte Suani”Marcel Proust

“Ju s’do të jeni kurrë si të tjerët”; vështronte kokën e tij të gjatë, ku flokët kishin nisur t’i rralloheshin, mendja i shkonte tek ata njerëz që ishin në dijeni të sukseseve të Suanit me femrat e që mendonin:
“Ai s’ka ndonjë bukuri të rregullt hollë-hollë, por është kaq simpatik: c’guxim, c’vështrim, c’buzëqeshje!”
dhe, duke ndier ndier ndoshta më tepër kureshtje se c’ishte ai, sesa dëshirë për të qenë dashnorja e tij, thoshte: “Ah, sikur ta dija se cfarë ka brenda ajo kokë!” Kurse tani, të gjitha fjalëve të Suanit ajo u përgjigjej me një ton herë të acaruar, herë të butë: “Ah, kurrë s’ke për të qenë si gjithë njerëzit!” Ajo e këqyrte atë kokë që ishte plakur paksa nga hallet, por që tani i bënte të gjithë të mendonin, në bazë të të njëjtit refleks që të jep mundësi të zbulosh pikësynimet e një pjese simfonike, së cilës i ke lexuar programin,
dhe të përcaktosh kujt i ngjet një fëmijë, kur ia njeh mirë prindërit: "Ai s’është dhe aq i shëmtuar po ta marrësh hollë-hollë, por është qesharak, c’monokël, c’paturpësi, c’buzëqeshje!’, duke përvijuar kështu në përfytyrimin e tyre të sugjestionuar kufirin abstrakt që dallon, pasi kanë kaluar disa muaj, kokën e një të dashuri të zemrës nga koka e një brinjari dhe thoshte: “Ah, sikur të kisha mundësi ta ndryshoja, ta bëja të arsyeshme atë cfarë ka brenda ajo kokë!” Gjithmonë i gatshëm për të besuar cfarë i pëlqente, packa se sjellja e Odetës ndaj tij nuk linte shteg për dyshim, ai hidhej me babëzi mbi këtë fjalë: “Po të duash, mundesh”, ia kthente.

Jam bir i nje babai te pa lindur kurre . E kuptova duke vezhguar jeten e tij . Nga ajo qe kujtoj , nuk mbaj mend asnjehere te kem pare kenaqsine ne syte e tij , pak pelqime , mbase asnje gezim .
Kjo me ka ndaluar gjithmone ta shijoj plotesisht timen , jete . Si mundet ne fakt qe nje bir te jetoje te veten nese i ati nuk e ka jetuar te tijen ? Dikush ja del , por eshte gjithesesi e lodhshme . Eshte nje ofiçine me ndjenja faji qe punon me gjithe kapacitetin .

Babai im eshte gjashtedhjete e shtate vjeç , eshte i dobet dhe i ka floket gri . Gjithmone ka qene nje burre plot me force , nje punetor . Por tani , eshte i lodhur , i keputur , i plakur . Eshte zhgenjyer nga jeta . Kaq i zhgenjyer sa kur flet per te , shpesh perseritet . Duke e pare ne kete gjendje shkakton ne mua nje ndjesi te forte mbrojtjeje . Me frikeson , me vjen keq , do te doja te beja diçka per te , do te doja ta ndihmoja ne ndonje menyre . Dhe ndjehem keq sepse me duket se nuk bej asnjehere mjaftueshem , qe nuk jam asnjehere mjaftueshem.

Shpesh , sidomos ne vitet e fundit , e verej . E veshtroj me vemendje dhe zakonisht perfundon qe mallengjehem pa nje arsye te vlefshme , perveç atij lemshi te brendshem qe ndjej qe prej gjithmone dhe qe me mban te lidhur me te .
Kemi pasur nje marredhenie te veshtire dhe e jona eshte ajo lloj dashurie qe vetem ai qe ka pasur kurajon per tu urryer qe mund ta njohe .
Ajo dashuri e vertete , e fituar , e djersitur , e kerkuar , e luftuar per te . Per te mesuar qe ta dua me eshte dashur te bej xhiron e botes . Dhe sa me shume largohesha prej tij , me shume ne te vertete po afrohesha me te . Bota eshte rrumbullake .

Ka qene nje periudhe e gjate ne te cilen nuk kemi folur . Dhe te mos flasesh me nje prind do te thote te kesh gjunjet e dobet , do te thote te kesh nevoje papritur te ulesh per nje çast . Jo sepse te merren mendet , por sepse te dhemb stomaku . Babai im ka qene gjithmone dhimbja ime e barkut . Per kete fillova ta dua vertete vetem pasi arrita te vjell te gjithe zemerimin tim , urrejtjen time dhe dhimbjen time , meqenese shume nga keto ndjesi mbanin emrin e tij .
Kur isha i vogel doja te luaja me te , por puna e tij e çonte perhere larg .E mbaj mend mbi te gjitha ne dy situata : kur behej gati per te shkuar ne pune , ose kur pushonte i rraskapitur nga puna . Ne çdo rast duhej te prisja : une per te vija gjithmone me pas .

Babai im gjithmone me ka ikur , dhe akoma sot eshte keshtu . Me pare e merrte tutje puna , tani dalengadale po ma merr koha , nje kundershtare me te cilen nuk mund te krahasohem , me te cilen nuk mund te konkuroj . Per kete , tani , jetoj te njejten ndjesi pamundesie qe perjetoja femije .
Sidomos ne vitet e fundit , çdo here qe e shoh e kuptoj qe eshte gjithmone e me shume i plakur , dhe ngadale , dite pas dite , e ndjej se me rreshket nga duart . Dhe tashme nuk me mbetet gje tjeter vetem te shtrengoj fort majat e gishtave te tij .

Ne moshen tridhjete e shtate vjeçare , duke e pare kete burre te palindur kurre , me vjen ne mendje fraza qe Marlon Brando e kishte ngjitur ne dhome :“Nuk je duke jetuar nese nuk e di qe po jeton”. Akoma sot pyes veten çfare mund te bej per te . Edhe pse sot e shoh te brishte , te pambrojtur , te plakur , edhe pse tashme dukem me i forte se ai , ne realitet e di qe nuk eshte keshtu . Eshte gjithmone me i forte se une . Gjithmone ka qene . Sepse atij i mjafton nje fjale qe te me lendoje . Perkundrazi , edhe me pak se aq : nje fjale e pathene , nje heshtje , nje frike . Nje shikim i hedhur menjane , une mund te çirrem e te shkundem per ore , te kaloj ne te shara , ndersa atij per te me shtrire ne toke i mjafton nje shtremberim , i bere me cepin e buzes .

Nese ne jeten prej te rrituri ai ka qene dhimbja e barkut tim , si femije ishte perdredhja ime e qafes . Sepse beja gjithmone çdo gje me koken e kthyer nga ai , drejt nje shikimi te tij , nje fjale te tij , nje pergjigjeje te thjeshte . Por reagimi i tij ishte me nxitim : nje krehje e shkurter flokesh , nje kapje e lehte faqeje , vizatimi qe kisha bere per te , qe e vendoste shpejt ne faqe te dollapit . Nuk mund te me jepte asgje me shume sepse jo vetem babai im nuk i ka kuptuar ndonjehere dhimbjet e mia , nevojat e mia dhe deshirat e mia , por nuk ka kuptuar as te vetat . Nuk ka qene kurre i mesuar te shprehe ndjenjat , t’i marre ne konsiderate . Per kete them qe nuk ka jetuar vertete ndonjehere . Sepse eshte shmangur menjane .

Mbase per kete arsye edhe une me trashesi nuk e kam pare kurre si nje njeri qe mund te kishte deshira , frikera , endrra .
Perkundrazi , jam rritur pa menduar qe ishte nje person : ishte thjesht babai im , sikur ky fakt ta perjashtonte se ishte si gjithe te tjeret . Vetem duke u bere i madh dhe duke harruar per nje çast qe isha biri i tij kuptova si eshte realisht , dhe e njoha . Do te kisha dashur te isha i madh qysh ne vegjeli per te folur me te si burri me burrin , keshtu mbase do te kishim mundur te gjenim nje zgjidhje per problemet tona , nje rruge te ndryshme per ta pershkuar sebashku . Ndersa , tani qe kam kuptuar shume gjera mbi te , kam ndjesine qe kam arritur vone . Qe kam pak kohe .

Tani, ndersa e veshtroj , kam sigurine e plote qe di gjera per tim ate qe as ai nuk i dyshon . Kam mesuar te shikoj dhe te kuptoj ate qe fsheh brenda dhe qe nuk eshte ne gjendje te nxjerre jashte vetes .
Ketij burri per vite i kam kerkuar dashuri ne menyre te gabuar . Kerkova tek ai ate qe nuk ishte . Nuk shihja , nuk kuptoja , dhe tani paksa me vjen turp . Dashuria qe me jepte ishte e fshehur ne sakrificat e tij , ne kufizimet , ne oret e pafundme te punes dhe ne zgjedhjen per tu ngarkuar me te gjitha pergjegjesite . Po ta shikoje mire nuk ishte as zgjedhje , mbase ajo ishte jeta qe te gjithe kishin bere para tij .

Babai im eshte bir i nje gjenerate qe ka marre mesime te qarta dhe esenciale : te martohesh , te besh femije , te punosh per familjen . Nuk kishte argumenta te ndryshme nga keto per t’i bere pyetje vetes , vetem role te percaktuara me pare . Eshte njesoj sikur te ishte martuar dhe te kishte bere nje bir pa e pas deshiruar asnjehere vertete . Jam bir i nje burri qe ka qene thirrur nga jeta nen arme , per te luftuar nje lufte private : jo per te shpetuar nje komb por per te shpetuar familjen e tij . Nje lufte e bere jo per te fituar , po per te dale llogaria , per te mbijetuar . Per te vazhduar perpara .

E dua babain tim . E dua me gjithe qenien time . E dua kete burre qe kur isha i vogel nuk e dinte asnjehere sa vjeç isha .
E dua kete burre qe akoma sot nuk arrin te me perqafoje , qe akoma sot nuk arrin te me thote :" te dua fort"
Ne kete jemi te njejte . Kam mesuar prej tij . As une nuk arrij ta bej kete .

Shkeputur nga libri Koha qe do te doja - Fabio volo…(y)

PIANISTJA…Elfriede Jelinek…

Kështu pret me padurim që vlera e saj si kampione e ardhëshme e muzikës të rritet në Bursën e jetës…
Pret e qetë, gjithmonë e më e qetë që dikush të vendosë për atë dhe atëhere, e lumtur, nga ana e saj të vendosë menjëherë për tjetrin. Ky dikush duhet të jetë një burrë i jashtëzakonshëm, një talent muzikor, veçse, pa asnjë hamendësi.
Ai, në fakt, ka zgjedhur prej një cop here: lëndë në thelb angleze ose gjermane. Është krenare për veten e vet dhe ka arsye të jetë.
Jashtë e pret diçka në të cilën ajo vullnetarisht s’pranon të bëjë pjesë, për të mundur më vonë të nxjerrë përfitim nga mospjesmarrja. Ëndërron të marrë medalje dhe pllakëza ku të jetë shkruajtur emri i saj për mospjesmarrjen e kurorëzuar nga suksesi, pa qenë e detyruar të matet e peshohet prej dikujt. Kafshë që noton me mundim, membrana çpuar dhe kthetra majëthyer, lëviz me hope në ujrat e ngrohta mëmësore si një qenush, me kokën drejt prej frikës; ku vallë përfundoi bregu i shpëtimit?
Kërcimi drejt tokës së ngurtë të mbështjellë prej mjegullës i tejkalon forcat e saj: mjaft herë rrëshqiti posht shpatinës së lëmuar.
Dëshiron një burrë që të njohë shumë gjëra dhe natyrisht të luajë mirë në violinë, por miklimi i saj do t’i mbrrijë vetëm pasi ajo ta ketë rrëzuar. Dhia e egër gati për t’ua dhënë këmbëve kacavirret tashmë gërmadhave edhe pse i mungon energjia e duhur për të shkuar në kërkim të feminilitetit të saj me shkëmbinj mbuluar. Është e bindjes se, te e fundit, një femër është femër. Pastaj jep një mendim të thekur mbi paqendrueshmërinë e seksit femëror dhe përfundon duke thirrur: ah femrat! Kur i BËN shenjën për të filluar të luajë, e shikon pa e pasur mendjen te prania e tij. Nuk merr vendime ndesh me ATË, më thjesht, e përjashton ATË.

AJO nuk bie kurrë me këmbët e saj në gjendje në të cilat mund të duket e dobët ose ndoshta e një shkalle të ulët, ndaj rri palëvizur aty ku është. Shkel rrugëve të njohura të kokuljes, pa shkuar në kërkim të territoreve të reja.
Preja këlthet dhe i shqyen thonjtë prej të cilëve shpërthen gjaku. Për të studiuar duhet gjykim, derisa ka ambicje ka jetë, sikurse i kanë mësuar.
Nëna kërkon nënshtrim. E pastaj, kush dëshiron rrezikun vdes prej tij, është një tjetër paralajmërim i mësuar. Kur në shtëpi s’ka njeri, vajza bën të prera në mishin e saj me paramendim. Gjithmonë pret me ankth çastin kur të grimcohet e pa këqyrur. Sapo shkrehet doreza e derës e gjithçka bie në heshtje, nxiton të marrë thikën e babait, talismani i saj.
Ka njëfarë aftësie në përdorimin e tehut, është ajo që mendon të rruajë babanë, atë faqe të butë atërore posht ballit krejtësisht të boshatisur, tashmë jo më i ngrysur nga mendimet, as edhe i vrenjtur nga kotësitë. Ky teh është i paracaktuar për mishin e SAJ: një thikë e çeliktë me ngjyrë gati të kaltër, e hollë dhe elegante, e përthyeshme, e epëshme.
Ajo qendron shalë çaplyer përpara pasqyrës zmadhuese që përdoret për të rrojtur dhe bën një prerje, përzgjat kështu të çarën e trupit të saj. Me kohë ka mësuar se një e prerë me thikë nuk bën keq: krahë, duar dhe këmbë kanë shërbyer shpesh si kavie. Hobby i saj i pëlqyer është pikërisht të thelmojë trupin.
Sikurse e hapura gojore, edhe kjo që shërben si hyrje-dalje e trupit të saj, s’mund të quhet e bukur, e nevojëshme po. Ajo ndihet plotësisht e përkushtuar vetvetes, shumë më mirë se sa të jesh nën mëshirën e të tjerëve. Tashmë varet gjithçka prej duarve të saj. Edhe një dorë ka ndjenja, di me saktësi sa herë duhet të presë e në ç’thellësi. E hap vrimën me ndihmën e mbajtëses metalike të pasqyrës dhe përcakton pikën e duhur për të prekur. Me ngut, para se të mbrrijë dikush.
Me njohuritë e saj të mangëta anatomike dhe po ashtu me pafatësinë e saj, mbështet çelikun e ftohtë tamam në pikën ku e gjykon të nevojëshme se duhet bërë e çara. Ja, u thelmua, e terrorizuar nga ky ndryshim i papritur, gjaku fillon të gufojë. Një shfaqje jo kaq e pazakontë, ky gjak, që ndërkaq nuk orvatet të përshtatet me rëndomësinë. Si gjithmonë nuk ndien dhimbje. AJO, sidoqoftë, përfundon duke u prerë në vend të gabuar dhe ndan atë çka Zoti Babë e Nëna Natyrë, në një harmoni të veçantë, kanë bashkuar.
Mashkulli nuk e ka këtë fuqi dhe shlyen gabimin. Nuk ndien gjë. Për një çast të dy llapat e mishit shikohen të çuditura kur venë re largësinë që ashtu papritur u krijua midis tyre e që më parë nuk qe. Për kaq vite kanë ndarë sëbashku gëzime e hidhërime ndërsa tashmë janë të detyruara të veçohen! Dy gjysmat shikojnë të pasqyruara pamjet e tyre të përmbysura, kështuqë asnjëra prej të dyjave nuk di cila është vetvetja. Pastaj gjaku fillon të gufojë me shkulma, piklat kullojnë, rrjedhin, përzihen me shoqet e tyre dhe formojnë sërish rreshta gjaku. Vargjet e ndryshme bashkohen dhe krijojnë një lumë të kuq që rrjedh në rregullsi e i patrazuar. Me gjithë atë gjak nuk shikon më çfarë ka prerë. Ishte trupi i saj, e megjithatë edhe diçka tmerrësisht e huaj. Nuk e kishte menduar se ndoshta s’do të mund ta dominonte të prerën, sikur të flitej për një veshje, ku, me një rrotëz ndiqen linja të pikëzuara, të vijëzuara, apo të dyja sëbashku; pikë-vijë, duke ruajtur në këtë mënyrë kontrollin dhe një pamje të përgjithshme.
Gjëja e parë që duhet të bëjë është të ndalojë humbjen e gjakut, por ndërkaq e pushton paniku. Fundi i barkut dhe frika janë miqtë dhe aleatët e saj. Paraqiten thuajse të dy njëherësh. Nëse një prej këtyre dy miqve futet në mendjen e saj pa trokitur, mund të rrijë e qetë sepse edhe tjetri nuk mënon. Nëna, mund, po, të kontrollojë që gjatë natës duart e SAJ të rrinë sipër mbulesës, por për të mbajtur nën zotërim frikën, duhet më parë të zbulojë kafkën dhe pastaj ta grryejë frikën me duart e saj.
Për të bllokuar gjakrrjedhjen përdor pakon me prodhime celluloze, të njohura dhe vlerësuara prej çdo femre për përparësitë që afrojnë, mbi të gjitha atij që merret me sport apo me diçka të ngjashme. Pakoja zëvendëson në një hapje-mbyllje sysh diademën prej kartoni të vogëlushes së dërguar në ballon e fëmijëve e veshur si një princeshë.
Por AJO nuk ka shkuar kurrë në një ballo karnevalesh për fëmijë dhe nuk ka prekur kurrë me dorë një kurorë. Për një çast diademë mbretëreshe rrëshqet posht mbathjeve dhe femra mëson kështu të gjejë vendin e saj në jetë. Çfarë më parë vezullonte mbi kokë me një krenari fëminore, tashmë ka përfunduar aty ku pylli i femrës pret në heshtje mbrritjen e sopatës.
Tashmë princesha është rritur dhe mendimet për të janë sa të ndryshme aq edhe të kundërta: një zotëri dëshiron një mobilje të veshur me rimeso, që të mos bjerë në sy edhe aq, tjetri një dhomë pritje me mobilje arre Kaukaziane, ndërsa i treti do vetëm dru për të djegur, ti grumbullojë në stiva të mëdha. Mashkulli, mund të dallohet edhe në diçka të tillë, në të diturit e vendosjes së druve në stivë në mënyrën më të volitëshme, duke zenë sa më pak vend që të jetë e mundur. Në atë plevicë hyjnë më shumë gjëra se sa në një tjetër ku trungjet janë hedhur pa ndonjë rregull. Kjo vatër shtëpiake zhurit më shumë se tjetra, sepse ka më shumë dru, pikërisht.

e kam postuar diku tjeter po e postoj edhe ketu :slight_smile:

//youtu.be/Phk_o91gzEU

[b]Roberto Benigni - Innamoratevi!

[/b][b]Tani dua te perqendroheni, pa humbur kohe, ngadal, me qetsi, mos u nxitoni.
Mos shkruani menjehere poezi dashurie, se jane me te vershtira, prisni te pakten tetdhjete vite.
Shkruani per dicka tjeter, ku ta di… per detin, per eren, per kaloriferin, per nje tram ne vonese.
Nuk egziston dicka me poetike se tjetra, shikohu ne pasqyre, poezia je vet ti.
Vishini mire poezite.
Kerkoni mire fjalet, duhet ti zgjidhni.
Ndonjeher duhen 8 muaj per te gjetur nje fjale.
Zgjidhini, sepse bukuria filloi kur dikush filloi te bente zgjidhjen, qe nga Adami e Eva.
E dini sa kohe humbi Eva perpara se te zgjidhte fleten e fikut qe i pershtatej?
Zhveshi te gjithe fiqt e parajses toksore.

Dashurohuni.
Nese nuk dashuroheni c’do gje eshte e vdekur.
Duhet te dashuroheni dhe gjithcka kthehet ne jete, leviz gjithcka.
Shperndani gezimin, konsumoni lumturine.
Qendroni te trishtuar dhe te heshtur me bollek.
Fryni tek fytyrat e te tjerve lumturi.

Per te percjelle lumturine, duhet te jesh i lumtur e per te percjelle dhimbjen duhet te jesh i lumtur.

Jini te lumtur.
Duhet te ndiheni keq, te vuani.
Mos kini frike nga vuajtjet. E gjithe bota vuan.
Nese nuk del, nuk gjeni mundesine, mos u shqetsoni, gjithsesi per te shkruajtur poezi vetem nje gje eshte e rendsishme: gjithcka

Dhe mos kerkoni gjera te reja. E reja eshte gjeja me e vjeter qe perdoret.
Nese nuk ju vjen frymezimi nga pozicioni qe jeni, shtrihuni ne toke.
Shtrire shihet me bukur qielli, shiko c’bukuri, perse nuk e kisha bere me pare?!
Cfare shikoni? Poetet nuk shikojne, veshtrojne.
Binduni fjaleve.
Nese fjala eshte “mur” dhe “mur” nuk ju pelqen, mos e perdorni me per tete vite me radhe, keshtu meson!
Kjo eshte bukuria, si ato vargje te shkruara atje qe duan te mbeten atje pergjithmone…
Vazhdoni, fshini gjithcka!
Mesimi mbaroi!
[/b]
©

Sikur te isha djale, do t’i tregojsha botes mbare, se dora qe perkund djepin eshte dora qe perkund fatin e njerezise…por mjerisht jam vajze dhe si e tille s’mundem me e nxjerre zanin…
Haki Stermilli

      • Updated - - -

           			[HR][/HR] 			 		  		 		 			 			Me 3 shtator.
        

Here-here nuk arrij dot te kuptoj se si nje tjeter mund ta doje,guxon ta doje,kur une e dua aq vetmesisht,aq thellesisht,aq plotesisht,kur une nuk njoh,nuk di,nuk kam vec saj,asgje!

Me 19 tetor.

Ah,ky boshllek!Ky boshllek i llahtarshem ketu ne kraharorin tim!“Sikur,sikur,-them shpesh me vete,-te mundje ta ngjeshje ate vetem nje here,nje here vetem,pas zemres se saj,tere ky boshllek do te mbushej atehere ne cast.”

Me 27 tetor,ne mbremje.

Kam shume gjera,por ndjenja qe ushqej per te i perpin te gjitha.Kam shume gjera,por pa te nuk do te kisha pasur asgje.

Me 30 tetor.

Oh,me qindra here jam matur t’i hedh krahet ne qafe!!Po si mundesh,o zot i madh,te shohesh tere ate bukuri e miresi qe te kalon prane dhe te mos zgjatesh doren ta kapesh?Po pse keshtu?Gjersa te kapurit eshte nga te gjitha instiktet qe ka njeriu,ai me i natyrshmi?Pse femijet zgjasin doren te kapin cdo gje qe u pelqen?Po une?..

Me 6 dhjetor.

C’eshte valle njeriu qe e ngrejne kaq lart,qe e bejne nje gjysme perendi?Oh,nje hic eshte me siguri!Sepse ai eshte me teper se kurre i dobet pikerisht atehere kur lipset me shume se kurre qe te jete i forte.Dhe qofte kur fluturon mbi flatrat e gezimit a qofte kur gremiset ne greminat e zeza te hidherimit,a s’eshte valle e vertete qe stepet e rikthehet ne vetedijen e tij te ftohte e majetopitur pikerisht atehere kur lakmonte,enderrimtar,te humbiste ne gjirin e pafundesise e te shkrihej e te behej nje me te?

Vuajtjet e djaloshit Verter

Gëte

      • Updated - - -

           			"Ti odio perchè dovrei dimenticarti ma piango in silenzio e continuo ad amarti"
        

[Roberta Calò, “scavamilanima”]

      • Updated - - -

           			[HR][/HR] 			 		  		 		 			 			Harku i Triumfit - Erich Maria Remarque
        

“E di historine e vales dhe shkembit? Eshte nje fabul e vjeter, me e vjeter se ne te dy. Degjoje. Ishte njehere nje vale qe dashuronte nje shkemb kushedi ku ne det. Le te themi ne gjirin e Capri-t. Dhe e rrethonte me shkume dhe kenge, e puthte dite e nate, e shtrengonte ne krahet e saj te bardhe. Dhe psheretinte, qante, i pergjerohej qe te shkonte drejt saj, e donte dhe e godiste duke e konsumuar, derisa nje dite ai u dorezua dhe, i gerryer, i ra ne krahe.”
“Dhe atehere?” pyeti Joan.
“Atehere, papritur, nuk ishte me nje shkemb me te cilin mund te luante, te bente dashuri, te qante, por nje pengese guri ne fund te detit, e varrosur. Dhe, duke u ndjere e zhgenjyer dhe e mashtruar, vala kerkoi nje tjeter shkemb.”
“Edhe? C’do te thote? Duhet te kishte qendruar shkemb.”
“Kete thone perhere valet. Por ajo qe eshte e levizshme eshte me e forte se ajo qe eshte fikse. Uji eshte me i forte se shkembi.”

Shume te bukura keto shkrime…