Daniel Pennac

Libri i tij i parë në shqip sapo ka dale: Parajsa e gogoleve. Duhet ta zbuloni patjeter kete gjeni bashkekohor, do ju dhuroje shume.

Një fragment i shkurtër:

Zhyliusi është shëruar? Zhyliusi është shëruar! Jo, Zhyliusi është shëruar? Shëruar! Zhyliusi! Po, Zhyliusi është shëruar. Madje, sot në mëngjes na bëri edhe një rrëmujë në pallat, zbriti pesë kate në një zallamahi që aman o Zot, duke tërhequr pas vetes një tufë me flakonë që thyheshin, nëpër shkallë, njëri pas tjetrit, qese të çara me jashtëqitje, që shpërndanë atë që kishin për të shpërndarë, duke i dhënë, falë tubave të tejdukshëm që dilnin prej tij, pamjen e një derri të egër të çmendur, që kërkon t’i shpëtojë sulmit të kandilave të detit. Panik në ndërtesë. Të gjithë qiraxhinjtë u mbyllën brenda me çelës dhe një kundërmim u përhap për qejf të vet që nga lart-poshtë kafazit të shkallëve.
– Do t’i bëj një banjë të mirë sot, apo mos është ndoshta pak herët?
– Më vonë banjën, Klara, më vonë, më trego vazhdimin.
– Nuk ka vazhdim, është shëruar, kaq! Hëngri dhe piu sikur të ishte kthyer nga një shëtitje pak e gjatë dhe u shtri poshtë krevatit të Pëtisë, si zakonisht, në të njëjtën orë.
– E thirre Lorenin?
– Po.
– Çfarë tha?
– Që Zhyliusi është shëruar.
– S’i ka mbetur asnjë pasojë?
– Asnjë. Ah, po! Diçka e vogël, gjithsesi.
– Çfarë?
– Vazhdon ta nxjerrë gjuhën.

bukur !!!

desha te te pyesja eshte publikuar ne net ky liber Laura , qe te mund ta shoh …???

Me sa di une, jo. Po nese je ne durres vertet mendoj se mund ta gjesh diku ne shitje.

ne durres jam po …