Dashuri është...

Dashuri është…

Një puthje për të thënë mirëmëngjes!

Dashuri është team play dhe fair play…

Dashuri është komunikimi.

Dashuri është të duash edhe të metat e tjetrit.

Dashuri është ta ndjesh pranë teje kur është larg teje.

Dashuri është diçka që nuk ka fund vetëm fillim.

Dashuri është të flijohesh deri ne fund pa kerkuar shperblim.

Dashuri është shume… shumë gjëra …

Shprehni dhe ju mendimin tuaj :smiley:

Dashuria eshte si nje lule po u fute u ngule :stuck_out_tongue:

DASHURIA s’eshte nje puthje, nje perqafim, por nje ndjenje pa shpetim

                                   * * * * * * * * * * * *

DASHURIA eshte si nje vullkan,
qe shperthen e te pervelon.
DASHURIA eshte si nje termet,
qe te trondit e te rrenon.
DASHURIA eshte si nje uragan,
qe te pushton e te shkaterron.

                                  * * * * * * * * * * * *

DASHURIA eshte me e mençura e marrezive;
Nje hidherim qe mund te mbyse,
nje embelsi qe mund te sheroje.

                                 * * * * * * * * * * * *

DASHURIA eshte si lulja qe mbin ne gremine;
E keput ai qe ka me shume guxim.

  • dashuria eshte si era , te cilen nuk mund ta shikosh por mund ta ndjesh.

Dashuria te verbon . Dashuria duhet te te verboje . sepse ka driten e saj verbuese !

Dashuria eshte ajo qe lidh dy persona per te jetuar nje jet te lumtur

Dashuria eshte te mos mendosh sesa merr,por sesa jep…Dashuri eshte te te mos interesoje lumturia jote para lumturise se njeriut te zemres…

Dashuria eshte deshira per te gjetur dike qe te na ngushelloje; dike me te cilin/en te ndajme jeten, vuajtjet, vetmine; dike qe te na ndihmoje ne procesin e pafund te te kuptuarit te vetes; dike qe te na mbaje perkrahu dhe te na ngushelloje, kur e vetmja gje qe duam eshte te thyhemi ne mijera copa per t’i shpetuar dhimbjes; dike qe te na buzeqeshi me sy dhe me duar;

Dashuria eshte gjithnje e duruar dhe e mire. Ajo nuk eshte kurre xheloze. Dashuria nuk eshte kurre krenare, mendjemadhe. Ajo nuk eshte kurre e eger apo egoiste. Ajo nuk fyen dhe nuk mban meri. Dashuria nuk gjen kenaqesi ne mekatet e te tjereve por prehet tek e verteta. Ajo eshte gjithmone e gatshme te fale, te besoje, te shpresoje dhe te zgjase pavaresisht se cfare ndodh.

[RIGHT]Marre nga libri: “Nje shetitje e paharrueshme”[/RIGHT]

Dashuria eshte nje lloj oqeani i pafund.Vetem njerzit qe hyjne ne thellesi te ketij oqeani zbulojne bukurite dhe misteret qe fshihen aty.

DASHURIA ESHTE SI NJE DET …GJITHKUSH MUND TE ZHYTET…POR AI QE SDI TE NOTOJ…MUND EDHE TE MBYTET…:nugush:

Dashuria eshte ajo per te cilen shume flasin,e pak ndjejne!

…dashuria eshte pelhure…qe e thuri natyra…dhe e zbukuroi fantazia…

…njeriu pa dashurine … eshte si nje kufome e ardhur me leje…

Dashuria eshte ceshtja e ndjenjes e jo e deshires,
dashuria eshte nje por jeton ne dy zemra,
dashuria eshte plur qe e thuri natyra dhe
e zbukuroj fantazia.
Me mire te vdesesh sesa te japesh puthje pa dashuri,
puthja eshte himni i dashuris
ne rini jetojme qe te dashurojme,
ne pleqeri dashurojme qe te jetojme
Shpirti ka thesare qe i zbulon vetem dashuria,
te dashurosh eshte cmenduri,
te luash me ndjenja eshte krim
dhembja te bene te qash
ndersa dashuria te flasesh.
Nuk ka gje me te tmerrshme sesa te duash, e te mos te duan
nese nuk te ka prekur dashuria
je duke ecur neper erresir,
xhelozia lind gjithmon bashk me dashurin por
nuk vdes gjithmon bashk me te…

Dashuria e vertete nuk eshte as fizike as romantike. Dashuria e vertete eshte pranimi i gjithçkaje qe eshte , ka qene, do te jete ose nuk do te jete. Personat me te lumtur nuk jane domosdoshmerisht ata qe kane me te miren nga gjithçka por ata qe marrin me te miren nga gjithçka qe kane. Jeta nuk eshte çeshtje sesi ti mbijetosh stuhise por sesi te vallezosh ne shi. …

Dashuria është dorëzimi.

Dashuria është shkaku i dashurisë.

Dashuria është të kuptosh.

Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë.

Dashuria është poezia e trishtimit.

Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë.

Dashuria është kalimtare.

Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar.

Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh.

Dashuria është ndarja e një çamçakëzi.

Dashuria kurrë nuk vihet re.

Dashuria është një fjalë boshe.

Dashuria është të takosh Zotin.

Dashuria është një dhimbje.

Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin.

Dashuria është tek lotët.

Dashuria është pritja në kokë të telefonit.

Dashuria është një botë e tërë.

Dashuria është kapja dorë për dore në kinema.

Dashuria është një dehje.

Dashuria është një bishë.

Dashuria është një verbëri.

Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës.

Dashuria është një qetësi e shenjtë.

Dashuria bëhet temë nëpër këngë.

Dashuria i bën mirë fytyrës.

Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të.

Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme.

Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij!

ahh val e bukur…:frowning: skam ca shtoj me se e prish…

po po, po tybe spo ja vlejke me lodh trunin shum... Te pakten kur te thot vet personi "shiko jeten para", budall me kon, duhet me kuptu qe ai/ajo po tthot u kry, s`ki cka lodhesh mo…

dashuria eshte :te japesh pa cmim ,e te njejten ta marresh me nje cmim shume te larte…