Dashuria në distancë, sfidë e cila mbijeton

Lidhja në distancë ka shumë përparësi, veçanërisht në zhvillimin e të dy partnerëve si karaktere, por ka sukses me shumë komunikim, besim në të ardhmen e përbashkët dhe teknologji.

Në SHBA më shumë se tre milionë e gjysmë persona kanë lidhje në distancë, por edhe në regjionin tonë kjo formë e lidhjeve është gjithnjë e më e shpeshtë, për shkak të numrit të shtuar të njerëzve që shkojnë në studime apo punë jashtë. Nëse lidhja do të mbijetojë varet së pari nga angazhimi dhe përpjekjet e të dy partnerëve, si dhe periudha e të qenit larg, thonë këshilluesit e dashurisë.

Shumë njerëz që tashmë kanë qenë në një lidhje të tillë, shpesh përfundojnë përsëri në të, edhe pse kanë pohuar që nuk do ta përsërisin përsëri një gjë të tillë. Ekspertët këtë e shpjegojnë me përparësitë që i ofron një lidhje e tillë në krahasim me “ato normale”. Përparësitë e saj më të mëdha janë koha e tepërt e lirë gjatë së cilës partneri mund të zhvillojë interesat e veta, koha kualitative e kaluar së bashku, pikërisht për shkak që takimet janë më të rralla dhe gëzimit të pritjes së takimit të ardhshëm.

Gjeneratat e reja kanë më shumë mundësi për të mbajtur lidhjen në distancë me ndihmën e telefonave dhe internetit, të cilat nuk i kanë pasur gjeneratat e mëhershme, por edhe lidhje të tilla ka pasur më pak, shpjegojnë psikologët.

Varet se sa zgjat, per arsye pune dhe mund te largohesh, por e di qe se shpejt do rikthehesh!

Interesante, sfiduese.Jam duke perjetuar nje lidhje te till, dhe te them te drejten qendrone cfare eshte then me larte, por eshte shume sfiduese ne shume drejtime.Ne distance meson durimin, besimin, qendrimin e duhur.Zhvillon lidhjet shpirterore mes dy prtnereve etj etj.

Me pak fjale po te funksionon? Sa ndryshe mund te jet lidhja ne distanc qe kthehet ne te “vertet”?

Nuk e di nese mund te them funksionon normalishte…por le te themi qe pritja eshte e embel…;):stuck_out_tongue:

eshte e vertet :slight_smile:

them se mbijeton ather kur dashuria esht e fort dhe e vertet
qe i ben ball cdo pengese
sepse ne te kundert , kjo largesi kthehet ne armikun kryesor te lidhjes

jam duke perjetuar nje lidhje ne distance prej 2 vitesh…ndoshta ato cka jane cituar me siper mund te qendrojne si fjale por do thoja qe eshte gjithsesi nje lidhje qe te shkakton dhimbje duke ditur se ndjen mungesen e te qenit prane me ate qe do por qe fatkeqesisht nuk ke mundesi ti gjendesh prane dhe te ndash shume gjera me te…prania fizike nuk mund te zevendesoje distancen kurresesi

Kur nje dashuri eshte e madhe dhe e vertet nuk ka distance qe ta shuaj,perkundrazi behet edhe me e fort!

jo gjithmone…

kur dashuria eshte e vertet dhe e forte nuk ka rendesi largesia qe i ndan dy personat me rendesi eshte qe ti jesh besnik asaj dashurie dhe te mos mendosh per gjera te parendesishme si psh a thua ku eshte ? me ke eshte ? qfare po ben ne keto momente ? por ta mendosh te ardhmen.

Shume persona ketu flasin me te degjuar gjithsesi nuk ua uroj ta provoni :slight_smile:

Ke shume te drejte!..per here te pare ta mbeshtes mendimin :stuck_out_tongue:

mos fol mo se vec e prish!

Respekte! (:

Sot, 20:03 PM nderroj mendim 180° :lol:

hahahahaha nderroje sa te duash o Loliiiiiiii e kemi me vendim ne qitap :p…fol po ta mbajti…kemi prova qe Arjol djali sec tha ne oren 7:53 min e 13 sekonda :P…hahahhaa