Dashuria, sekreti per nje jete te lumtur

Sekreti i nje jete te lumtur dhe te qete eshte dashuria. Prej 72 vjetesh universiteti i Harvardit eshte perpjekur t’i jape pergjigje pyetjes se cfare na ben te lumtur, permes studimit me te gjate te ketij lloji te kryer deri me sot.
Vetem kush ndihet i rrethuar nga dashuria e partnerit ose partneres, prinderve, miqve, vellezerve e motrave, mund te jete i lumtur dhe te kete nje jete te qete. Studimi startoi ne 1938 nga psikiatri i Harvardit Arlie Bock, qe i hapi rrugen Grant Study, i cili mori emrin nga sponsori i tij, manjati i dyqaneve te medha, W.T. Grant.

Per te zbuluar sekretin e lumturise dhe evolucionin e saj permes fazave te ndryshme te jetes, Bock perzgjodhi 268 nga studentet me te mire, ambicioze e te privilegjuar te Harvardit, duke i ndjekur gjate karrieres, luftrave, martesave, divorceve, miqesive, semundjeve e deri ne vdekje.

Ndonese shume prej te perzgjedhurve u bene emra te njohur ne disa fusha, emrat e tyre mbeten mister. Joshua Wolf Shenk, gazetari i pare qe pa arkivat e Grant Study, u detyrua qe ne studimin e publikuar ne revisten amerikane “The Atlantic”, te heshtte per identitetin e tyre.

Paralelisht me te u krye nga 1940-a nje tjeter sudim me 456 banore te getove te Bostonit dhe Glueck Study arriti ne rezultate thuajse identike. Me te arritur te 50-at, mbi 1/3 e personave shfaqnin semundje mendore, varesi nga alkooli dhe ilacet. Disa vdiqen para kohe, shpesh duke vrare veten, ndonese ishin me premtuesit. Cdo dy vjet te perzgjedhurit jepnin te dhena per gjendjen fizike, mendore, martesen, karrieren, semundjet, si dhe u pergjigjeshin pyetjeve personale.

Por ne fund Shenk ndau rezultatet komplekse dhe shpesh kontradiktore te George Vaillant. Sipas ketij te fundit, miqesia, dashuria dhe marredheniet e mira me te afermit jane celesi i vertete per lumturine. Lumturia eshte dashuria.

Dihet qe dashuria eshte ilaci me i mire per te sheruar cdo plage…

Dashuri per njerezit qe ke prane, te jep forcen per te vazhduar perpara.

Vertet, dashuria te jep ate qe nuk e gjen asgjekundi, as me miliona!

Pa dyshim qe dashuria eshte gjithcka qe njeriu mund te kete ne jete…kur merr…kur jep…behet nje miks kaq i bukur…sa mund ti thuash kohes ndalu…

falenderoj zotin qe me dhuroi nje njeri qe e dua shume…qe e kam frymarrje…oksigjen…jete…drite…e c’do dite e me shume i lutem zotit…ta mbroj…ta shikoj…se lodhet gjithe diten ne pune…e kam zemer