Del Bosque: Jemi Spanja e Euro 2008

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, duket të ketë marrë kurajë nga ‘oktapodi’ i famshëm, pasi në konferencë për shtyp ka folur për të kaluarën dhe për filozofinë e pandryshuar të skuadrës së tij.

“Gjermania gjithmonë ka qenë nëpër finalet, ne këtë e dimë nga fëmijëria. Le të shohim nëse këto rekorde janë të vërteta apo jo. Është e vërtetë se Spanja nuk ka qenë e turneve të mëdha deri tani. Dy vite është kohë e gjatë, por ne nuk kemi tentuar ta fshijmë të kaluarën. Ne tentojmë ta ndjekim të njëjtën rrugë me disa ndryshime sepse stagnimi nuk është i mirë. Por, ne nuk e kemi harruar të kaluarën. Nuk ka shumë dallime në krahasim me Euro 2008. Sidoqoftë, është e vërtetë se tani kemi qenë më të çrregulluar”.

“Gjermania ka aftësi të mira kundërsulmuese, mbrojtje të mirë dhe individë të mirë. Ne jemi dy ekipe të forta që e prezantojmë mënyrën se si luhet futbolli në Evropë. Ne jemi dy ekipe të ndryshme. Ata janë më të drejtpërdrejtë dhe më vertikalë, kurse ne përhapemi më shumë në sulmet tona. Ata kanë lojtarë të cilësisë së lartë. Lahm, Schweinsteiger, Klose, Ozil, të gjithë këta mund ta bëjnë diferencën”, deklaroi Del Bosque

Spanja eshte ekipi me i mire,do ta fitoje Boterorin ndaj Hollandes.

Filluan keta me mburrjet :slight_smile: haha! Ne fillim rrezikuan apo iken ato. Gjithesesi ndeshja me Gjemanin ishte fanatastike si ke faj.