Dëshmia e administratorit të lokalit: Xhuvani qëlloi mbi viktimat

TIRANE- Dëshmitë mbi vrasjen e katërfishtë të ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal nate në kryeqytet sjellin në dritë detaje të tjera për ngjarjes. Sipas dëshmisë së administratorit të lokalit rezulton pas një konflikti fillimisht verbal situata është qetësuar, por kjo gjë duket se s’ka mjaftuar për Konstandin Xhuvanin, i cili pasi është larguar për pak minuta dhe është rifutur në lokal me armë në dorë duke qëlluar me armë mbi viktimat.

Deri më tani janë administruar në policinë e Tiranës dëshmitë e 4 personave të shoqëruar.

Ndërkaq në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë ndodhen edhe tre personat e arrestuar si të autorë të dyshuar për ngjarjes, ku edhe po japin dëshmitë e tyre.

Burime nga policia thanë për A1 REPORT se ishte e pamundur që dëshmitë e tyre të merreshin në orët e mëngjesit kur ndodhi vrasja e 4-fishtë, për shkak se tre të rinjtë, Konstandin Xhuvani, Erald Sida, Albano Ballcaj ishin nën efektin e alkoolit. Në ambientet e Policisë së Tiranës kanë mbërritur gjithashtu edhe avokatët që do të marrin tre të rinjtë e arrestuar ngas policia si të dyshuar për masakrën e ndodhur mëngjesin herët në një lokal nate ku pas një përleshje të dhunshme fizike mes dy grupeve, palët kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur 4 persona, 3 të rinj dhe 1 shtetas italian.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)