Detaje të reja rreth Windows 8

Ju pëlqeu apo s’ju pëlqeu, shiritat (ribbons) do të luajnë një rol të rëndësishëm në Windows 8, dhe madje më shumë se në Windows 7.

Sipas fjalëve që janë duke qarkulluar së fundi thuhet se ndërfaqja me këta shirita do të shtrihet përtej aplikacioneve kryesore, si Paint apo Word, dhe do të kaloj në tërë ndërfaqen e programeve të Windows 8, duke zëvendësuar tërësisht menytë klasike me shirita të veglave.

Sipas GottaBeMobile.com, gjiganti me bazë në Redmond mendon se një ndërfaqe shkritore do ta bëjë Windows 8-in që të duke si një sistem operativ më i përshtatshëm dhe më i gatshëm për sfidën me tabletë. Kjo është një lëvizje interesante për Microsoft, jo vetëm sepse shiritat do të luajnë një rol kritik në versionin e radhës së Windows, por për shkak se Microsoft është duke optimizuar shfrytëzimin e të njëjtit sistem operativ edhe për faktorë mobil dhe jo-mobil.

Nëse nuk ju pëlqejnë këta shirita, para se të merrni armët me vete apo para se të kaloni në Linux apo iOS, ka gjasa që të mos të jeni të detyruar për t’i shfrytëzuar ata. ZDNet thot se beta përdoruesit e sistemit operativ të radhës së Microsoft ende do të kenë mundësi të fikin ndërfaqen me shirita dhe të kthehen në ndërfaqen tradicionale, megjithëse nuk është bërë e qartë nëse ky opsion do të mbijetojë deri në versionin final. /pcworldalbanian

Ta presum se qfare befasie do na bej Microsoft me kete Windows 8

Besoj se do te na befasoj me kete windows 8 Microsoft

ribbons mendoj se jane me teper per femijet!

Merr shume hapesire nga ekrani ne gjatesi keshtu qe sa here me duhet te punoj nje program me ribbons, e mbyll menun!

Ishalla e rrallon menyren e menuve ribbons ne Windows 8

Shum pretendime ke ti Reni po nxir edhe ti nje windows lirenti

hahahhahahahha MAJDI:P

paj tani ReniX keta i kane ide keto me shume, asgje nuk eshte perfunduar, deri ne 2012 qe do dali W8 kush e di sa ndryshimi do te jete… sidoqofte mezi po e pres :smiley: