Detet

Detet mbulojnë tri të katërtat e sipërfaqes së Tokës. Detet ndahen në të ngrohta dhe të ftohta. Detet e ngrohta gjenden afër Ekuatorit, kurse detet e ftohta në Arktik. Rrymat oqeanike ngrohin ose ftohin detet. Rrymat detare janë lumenj që rrjedhin në det. Ato lëvizin në rrathë të mëdhenj rreth botës prej pjesëve të ngrohta nga të ftohtat.


Pse është deti i njelmët?

Lumenjtë dhe shirat shpëlajnë mineralet e njelmëta nga toka në det. Disa gjallesa i shfrytëzojnë për ndërtimin e guaskave të tyre. Detet më të njelmëta gjenden në brendësi të tokave kontinentale. Deti i Vdekur është aq i njelmët sa që në të nuk ka peshq. Sikur të shtereshin të gjitha detet do të mbetej kripë e mjaftueshme për të ngritur një mur rreth Ekuatorit: të lartë 282 kilometra dhe të gjerë 1.5 kilometra.

Ç’janë valët?

Valët janë rrudha që i krijon era mbi ujë. Na duket sikur uji lëviz përpara, por në fakt ai lëviz lart-poshtë. Valët mund të udhëtojnë me qindra kilometra. Ato çohen përpjetë dhe përthehen kur ndeshin në tokë. Cunamet janë valë vigane, të larta edhe deri në 10 metra, që i shkaktojnë tërmetet ose shpërthimet vullkanike.

Batica dhe zbatica

Në pjesën më të madhe të brigjeve të deteve niveli i ujit rritet e zvogëlohet dy herë në ditë. Këto ndryshime i quajmë batica dhe zbatica dhe ato i shkakton forca tërheqëse e Hënës dhe e Diellit. Hëna sillet rreth tokës dhe si magnet tërheq detet. Detet ngrihen në atë anë në të cilën ndodhet Hëna, dhe kështu shkakton baticën. Në anën tjetër të Tokës atëherë shfaqet zbatica.

Po sikur mos te kishte det :S

nuk do kishim mesu fare notin