Dhjetë lojtarët e mëdhenj që braktisën Unitedin

[b]

Superylli portugez Cristiano Ronaldo duket se do të largohet nga Manchester Unitedi për një shumë rekorde prej 80 milionë funtesh (93.93 milionë euro) të cilën është shprehur i gatshëm ta paguajë Real Madridi për të fituar shërbimet e lojtarit më të mirë në botë për sezonin 2007/2008.[/b]

Ndërkohë kemi shënuar listën prej dhjetë lojtarëve të klasit të lartë, të cilët i kanë braktisur Djajtë e Kuq për të veshur fanellën e një skuadre tjetër, ndërsa ju mund të parashikoni nëse ia vlen që Los Blancos të paguajnë këtë shumë të madhe parash dhe nëse Ronaldo do të jetë një transfer i suksesshëm apo i dështuar te gjiganti spanjoll.

Dhjetë top-lojtarët të cilët e kanë braktisur Manchester Unitedin dhe vlerësimi i tyre pas transferimit me notat nga 1 deri në 10:

  1. Johnny Giles u transferua te Leeds në vitin 1963. Nota: 9

  2. Ray Wilkins u transferua te Milan në vitin 1984. Nota: 6

  3. Mark Hughes u transferua te Barcelona në vitin 1986. Nota: 2

  4. Paul McGrath u transferua tek Aston Villa në vitin 1989. Nota: 9

  5. Andrei Kanchelskis u transferua tek Everton në vitin 1995. Nota: 7

  6. Paul Ince u transferua tek Inter në vitin 1995. Nota: 7

  7. Lee Sharpe u transferua te Leeds United në vitin 1996. Nota: 1

  8. Jaap Stam u transferua te Lazio në vitin 2001. Nota: 7

  9. David Beckham u transferua te Real Madridi në vitin 2003. Nota: 6

  10. Ruud Van Nistelrooy u transferua te Real Madrid në vitin 2006. Nota: 8

Cristiano Ronaldo u transferua te Real Madrid në vitin 2009? Nota: ?

nuk besoj qe do jet po ai c.ronaldo i manchesterit, them se do bie te nota 6,sepse atje ishte fergusoni trajner dhe e dinte psikologjin e lojtareve.

Po dhe une kshu e menoj si Klevi88… :slight_smile:

manchester united ka lojtaret me te medhenj