Diaz maskohet me teshat nga filmat

Aktorja ka ruajtur një numër kostumesh nga filmat, të cilat i vesh kur del me qëllim që të mos e njohin.Cameron Diaz shfrytëzon teshat nga xhirimet e filmave të saj për t’u maskuar.

Aktorja ka ruajtur një numër kostumesh nga filmat, të cilat i vesh kur del me qëllim që të mos e njohin.

“Më ka pëlqyer t’i marr në shtëpi disa nga kostumet xhirimeve, sidomos kur kam luajtur rolin e Lotte Schwartz në filmin ‘Being John Malkovich’. Kjo ishte argëtuese, sepse mbaja thjerrëza kontakti të zeza dhe një paruke ‘të çmendur’ dhe dilja në shoping si Lotte. Njerëzit madje as që ofroheshin të më ndihmojnë…”, ka treguar Diaz.