Diego: Jemi vetë fajtorë

Mesfushori ofensiv i Juventusit, Diego, i konsideron vetë lojtarët fajtorë për mossuksesin e bardhezinjve, të cilët regjistruan edhe një barazim të shtunën mbrëma.
“Duket se nuk jemi të aftë të shënojmë gola dhe t’i konvertojmë të gjitha rastet që i krijojmë, por kjo është ajo që duhet të bëjmë”.

“Është e vërtetë se vuajtëm në pjesën e parë, por u përmirësuam dukshëm pas pushimit. Por neve na duhet një fitore. Nëse nuk fiton është vështirë dhe asgjë nuk ndryshon, ky është problemi”.

“Personalisht, nuk mendoj se po e kam më vështirë në Itali, është një problem i përgjithshëm. Ndjehem mirë, por nëse nuk fitojmë, gjërat vështirësohen edhe më shumë. Duhet të punojmë më shumë”, është shprehur braziliani.