Disa këshilla nga Bibla

Jezusi, i dërguar i Zotit!

Jezusi u tha atyre: ``Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.

Gjoni 4:34

Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.

Gjoni 4:24

Jezusi atėherė iu pėrgjigj atyre dhe tha: ``Doktrina ime nuk ėshtė imja, por e atij qė mė ka dėrguar.

Gjoni 7:16

Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Unė jam edhe pėr pak kohė me ju, pastaj do tė shkoj tek ai qė mė ka dėrguar.

Gjoni 7:34

Morali dhe ndëshkimi

Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes,

i thanë Jezusit: ``Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën.

Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç`thua?

Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!.

Gjoni 8:3-7

Gjykimi i gabuar

Kur po kalonte, pa një njeri që ishte i verbër që nga lindja.

Dhe dishepujt e tij e pyetën duke thënë: Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?.

Jezusi u përgjigj: ``As ai, as prindërit e tij s`kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë.

Gjoni 9:1-3

Gjykimi i takon vetëm Zotit!

Dhe nëse ndokush i dëgjon fjalët e mia dhe nuk beson, unë nuk e gjykoj; sepse unë nuk kam ardhur ta gjykoj botën, por ta shpëtoj botën.

Kush më hedh poshtë dhe nuk i pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon; fjala që kam shpallur do të jetë ajo që do ta gjykojë në ditën e fundit.

Sepse unë nuk kam folur nga vetja ime, por Ati vetë më ka dërguar dhe më ka urdhëruar ç`duhet të them e të shpall.

Dhe unë e di se urdhërimi i tij është jetë e përjetshme; gjërat, pra, që them unë, i them ashtu siç m`i ka thënë Ati``.

Vargjet e fundit jane marre nga kapitulli Gjoni 12:47-50

flm per keshillat sefedin te pershendes:)

19 Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin,

20 përkundrazi mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin.

21 Sepse ku është thesari juaj do të jetë edhe zemra juaj.

22 Drita e trupit është syri; në qoftë se syri yt është i pastër, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar,

23 por në qoftë se syri yt është i lig, gjithë trupi yt do të jetë në errësirë; në qoftë se drita, pra, që është në ty është errësirë, sa e madhe do të jetë errësira!

24 Askush nuk mund tu shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do ti qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t`i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.

25 Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj, për atë që do të hani ose do të pini, as për trupin tuaj, për atë që do të vishni. A nuk është vallë jeta më me vlerë se ushqimi dhe trupi më me vlerë se veshja?

26 Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata?

27 Dhe cili nga ju, me gjithë kujdesin e tij, mund t`i shtojë shtatit të tij qoftë edhe një kubit të vetëm?

28 Pse shqetësoheni për veshjen tuaj? Vini re si rriten zambakët e fushës: ata nuk lodhen dhe nuk tjerrin;

29 dhe unë, pra, po ju them se Salomoni vetë, me gjithë lavdinë e tij, nuk ishte veshur si ndonjë nga ata.

30 Tani nëse Perëndia e vesh kështu barin e fushës, që sot është dhe nesër hidhet në furrë, vallë nuk do t`ju veshë shumë më tepër ju, njerëz besimpakë?

31 Mos u shqetësoni, pra duke thënë: “Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë, ose me çfarë do të vishemi?”.

32 Sepse janë paganët ata që kërkojnë të gjitha këto gjëra; Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra.

33 Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t`ju shtohen.

34 Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet``.

Mateu - Kapitulli 6

17 Nderoni të gjithë, doni vëllazërinë, druani Perëndinë, nderoni mbretin.
18 Ju, shërbëtorë, nënshtrohuni me plot druajtje zotërinjve tuaj, jo vetëm të mirëve dhe të drejtëve, por edhe të padrejtëve,
19 sepse është gjë e ladërueshme, nëse dikush, për ndërgjegje ndaj Perëndisë, duron shtrengime duke vuajtur padrejtësisht.
20 Sepse çfarë lavdie do të ishte po të duronit në qoftë se ju rrahin sepse keni bërë faje? Ndërsa, po të bëni të mirë dhe të duroni vuajtje, kjo është hir para Perëndisë.

1 e Pjetrit Kapitulli 2

27 Dhe, mbas këtyre gjërave, ai doli dhe pa një tagrambledhës, që quhej Levi, dhe rrinte në vendin e tatimeve, dhe i tha: Ndiqmë.
28 Dhe ai i la të gjitha, u ngrit dhe e ndoqi.
29 Pastaj Levi i përgatiti në shtëpinë e tij një gosti të madhe, dhe një numër i madh tagrambledhësish e të tjerë rrinin në tryezë bashkë me ta.
30 Por skribët dhe farisenjtë e atij vendi murmurisnin kundër dishepujve të Jezusit duke thënë: Përse hani dhe pini bashkë me tagrambledhës dhe mëkatarë?.
31 Dhe Jezusi, duke u përgjegjur, u tha: [b]Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët. [/b] 32 [b]Unë nuk erdha t`i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët.[/b]

Luka Kapitulli 5

1 Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thënë:
2 “Çfarë keni ndër mend kur përdorni këtë proverb lidhur me vendin e Izraelit duke thënë: “Etërit kanë ngrënë rrushin e papjekur dhe dhëmbët e bijve të tyre janë mpirë”?
3 Ashtu si është e vërtetë që unë rroj”, thotë Zoti, Zoti, “nuk do ta përdorni më këtë proverb në Izrael.
4 Ja, të gjithë shpirtërat janë të mitë; si shpirti i atit ashtu dhe shpirti i birit janë të mitë. Shpirti që mëkaton ka për të vdekur.
5 Në qoftë se dikush është i drejtë dhe zbaton ndershmërinë dhe drejtësinë,
6 në se nuk ha në male dhe nuk ngre sytë tek idhujt e shtëpisë së Izraelit, në rast se nuk prek gruan dhe fqinjët të tij dhe nuk i afrohet një gruaje kur ajo është e papastër,
7 në rast se nuk shtyp kërkënd, në qoftë se i kthen huamarrësit pengun e tij, në qoftë se nuk kryen asnjë grabitje, në rast se i jep bukën e tij të uriturit dhe mbulon me rroba atë që është lakuriq,
8 në rast se nuk jep hua me kamatë dhe nuk jep me fajde, në rast se heq dorë nga paudhësia, dhe gjykon me paanësi midis burrit dhe burrit,
9 në rast se ecën sipas statuteve të mia duke vepruar me besnikëri, ai është i drejtë dhe me siguri ka për të jetuar”, thotë Zoti, Zoti.

Bibla: Ezekiel Kapitulli 18