Disa nga lojtaret dhe formacionet me te mira te 08/09

[b]

Sezoni 2008/2009 në Serie A ka pothuajse gati 2 muaj qe ka perfunduar, ndërsa Interi u shpall sërish kampion. Listës së lojtarëve më të mirë të sezonit u prin sulmuesi zikaltër, Zlatan Ibrahimovic.[/b]

Ibracadabra ishte njeriu kryesor i Nerazzurëve, i cili e udhëhoqi skuadrën drejt titullit të radhës. Veç tjerash, Ibra është edhe golashënuesi më i mirë në Kampionatin italian këtë sezon me 25 gola.

Një tjetër lojtar i Interit që është konkurrent për t’u shpallur lojtar i sezonit në Serie A, është Maicon. Mbrojtësi brazilian konsiderohet njëri nga më të mirët në botë në pozitën e tij- mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa pas Ibrahimovicit, ishte pikërisht Maicon lojtari më i rëndësishëm i Interit.

Ndoshta Juventusi nuk luajti siç pritej këtë sezon, mirëpo qendërmbrojtësi italian Giorgio Chiellini, bëri paraqitje shumë të mira me Zonjën e Vjetër, duke ia siguruar vetes një vend në listën e të nominuarve për lojtarin e sezonit në Ligën elite italiane.

I rikthyeri te Genoa, Diego Milito, ishte më meritori për suksesin e sivjetmë të skuadrës gjenovase, e cila siguroi pozitën e pestë ne tabelë. Milito ishte po ashtu njëri nga golashënuesit më të mirë të sezonit me vetëm një gol më pak se Ibrahimovic.

Sido që të jetë, lojtari që u shpall sezonin e kaluar më i miri në Serie A, duhet të shpallet edhe këtë sezon. Derisa sezonin tjetër pati konkurrent të fortë Alessandro Del Pieron, këtë sezon, Zlatan Ibrahimovic është një hap përpara tjerëve.

Barcelona është shpallur kampion i La Ligas këtë sezon me një paraqitje të jashtëzakonshme, ndërsa në listën e lojtarëve më të mirë të sezonit përfshihen tre nga lojtarët më të mirë katalunas Xavi, Andres Iniesta dhe Lionel Messi.
Xavi, motori i mesfushës së Barcës, aktualisht konsiderohet si mesfushori më i mirë në botë, ndërkohë që Lionel Messi është pretendent për ta fituar edhe Topin e Artë, si dhe për t’u shpallur lojtar më i mirë i vitit nga FIFA.

Iniesta ka siguruar simpatinë e të gjithëve me paraqitjet e tija si mesfushor ofanziv duke krijuar raste dhe duke qenë protagonist në momentet kyçe të Blaugranëve.

Në listën për lojtarin më të mirë të Primera Divisionit spanjoll përfshihet edhe golashënuesi më i mirë i sezonit, Diego Forlan, i cili shënoi 32 gola për Atletico Madridin duke e tejkaluar Samuel Eto’o-n, i cili ka shënuar dy më pak.

Padyshim që Leo Messi është lojtari me performancat më të mira në La Liga dhe vota jonë shkon për të.

[b]

Barcelona është shpallur fituese e Ligës së Kampionëve, pasi në finalen e të mërkurës mbrëma (27 maj) në Romë, e ka mposhtur [/b]Manchester Unitedin me rezultat prej 2-0.

Më poshtë është formacioni më i mirë i garës më prestigjioze të futbollit evropian, i përpiluar nga Goal.com, ndërsa sulmuesi i Barcës, Lionel Messi, është shpallur si lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Formacioni më i mirë i Ligës së Kampionëve për sezonin 2008/2009 (4-3-3):
Portier: Victor Valdes (Barcelona)

Mbrojtës: Jose Bosingwa (Chelsea), Rio Ferdinand (Manchester United), Giorgio Chiellini (Juventus), Aly Cissokho (Porto)

Mesfushorë: Xavi (Barcelona), Andres Iniesta (Barcelona), Frank Lampard (Chelsea),

Në sulm: Franck Ribery (Bayern Munich), Cristiano Ronaldo (Manchester United), Lionel Messi (Barcelona)

                         Valdes 

     Bosingwa Ferdinand Chiellini Cissokho 

                Xavi Lampard Iniesta 

                 Ronaldo Messi Ribery

[b]

Duke llogaritur notat për performancën e lojtarëve në të gjitha javët e Ligës Premier, Eurosport.uk ka kompletuar formacionin e sezonit në ligën më të fortë në botë, me ç’rast lojtarët me më shumë pikë në pozitat e tyre kanë zënë vend në formacion kryesor të sezonit.[/b]

Ndërkohë, në bazë të këtij vlerësimi, kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrad, është zgjedhur lojtari me paraqitjet më të mira gjatë gjithë sezonit. Ndërsa në formacionin e sezonit mungon lojtari më i mirë i vitit të kaluar, Cristiano Ronaldo.

Njëmbëdhjetë lojtarët më të mirë të sezonit në Premier League (4-4-2):
Portier: Shay Given (Manchester City)

Mbrojtës: Glen Johnson (Portsmouth), Brede Hangeland (Fulham), Martin Laursen (Aston Villa), Leighton Baines (Everton)

Mesfushorë: Shaun Wright-Phillips (Manchester City), Frank Lampard (Chelsea), Steven Gerrard (Liverpool), Ashley Young (Aston Villa)

Sulmues: Wayne Rooney (Manchester United), Fernando Torres (Liverpool)

normal qe interi do dilte me me shum lojtar se i ka mo te miret ja ka mor gjith juves,se shfrytzoj momentet e keqija ,po nejse se ket vit sfiton mo interi, do e shofim ne intertoto

Sulmuesi i Wolfsburgut, Grafite, është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Bundesliga.

Braziliani ka fituar afër 1/3 e votave për këtë çmim, ndërkohë që sezonin e kaluar shënoi 28 gola në 25 ndeshje duke i ndihmuar Wolfsburgut të shpallet kampion.

Në vendin e dytë është renditur Mario Gomez, ndërsa i treti ishte Edin Dzeko.

Ish-mesfushori i Werder Bremenit, Diego, zuri vendin e katërt, ndërsa top pesëshin e mbylli anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery

Felix Magath mori çmimin e trajnerit të vitit për udhëheqjen e Wolfsburgut drejt titullit befasues.

interi ka per te fituar edhe kampionate te tjera…me vjem shume keq per juven…por eshte koha e interit nuk ke cfare te besh

per mua 11 lojtaret ne formacionin me te mire per 2008/2009 jane:

Portier: 1 JULIO CESAR

Mbrojtes: 2 MAICON 5 CHIELLINI 26 TERRY 3 EVRA

Mesfushe: 18 INIESTA 6 XAVI 8 LAMPARD

Sulm: 10 MESSI 9 IBRAHIMOVIC 7 C.RONALDO

pse me interin qenke ti?.. po mir se do e shofim kete vit si do dali interi tani qe i ka ikur sulmuesi kryesor… do filloni si para ca vitesh te bleni lojtaret e torinos:D:D

po me interin jam…dhe eshte skuadra me e mire