Disa Receta Embelsirash

Disa Receta Embelsirash qe une maroj per kto i kom shum qef.

STRUDEL ME MOLLE

Masat:
2 filxhane caji miell
1 kokerr veze
2-3 luge gjelle gjalp
3-4 kokrra molle
2 filxhane fafeje sheqer
1 luge gjelle buke të grire
pak kanelle edhe karafil

Mielli i situr hillet ne tryeze, hapim një grope ku hillen ne mes vezet, gjalpi dhe sasia e ujit. Zihet brumi i forte edhe lihet të qendroje për 20-30 min. Pastaj hapen petat e holla. Peten e sperkasim me gjalpe, mbulohet me molle të grira holle dhe të sperkatura me sheqer të perziera me buke të bardhe të thare, e shtypur holle me kanelle pluhur. Mbeshtillet me forme roleje. Vendoset ne tepsi edhe lyhet me gjalpe. Shpohet ne disa vende me maje të thikes edhe vihet të piqet ne temp 200-250 (400) grade për 25-30 minuta. Pas pjekjes i hillet sheqeri puder.

Mollet pergatiten keshtu: i qerojme, i pastrojme, i presim ne feta të holla, ne rast se jane të forte i kalojme ne tigan ose ne tepsi edhe futen ne furre për ti zbutur gati 20-30 min, duke i shtuar sheqer dhe pak gjalpe. Nqs mollet jane të buta trazohen me sheqer e kanelle.

Shendetlie

Për 25 copë

Duhen:

  • miell 3 gota uji
  • sheqer 1 gotë uji
  • mjaltë 2-3 lugë gjelle
  • vezë 2 kokrra
  • sodë një majë luge kafeje
  • arra 1-2 filxhanë kafeje
  • gjalpë 2 filxhanë kafeje
  • pak vanilje
  • ujë 2 filxhana kafeje

Për shërbetin:

  • sheqer 3 gota uji
  • ujë 2 gota e gjysëm

Gatimi:

Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.

Sheqerpare

Për 4 vetë

Duhen:

Për brumin:

  • miell 3 gota uji
  • gjalpë 1 gote
  • vezë 1 kokërr ose 2 të verdha
  • sheqer 1 gotë uji
  • sodë një majë luge kafeje
  • pak vanilje

Për shërbetin:

  • 2 gota sheqer
  • 1 1/2 gotë ujë

Gatimi:

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen.

Kabuni me rrush të thatë

Për 4 vetë

Duhen:

  • oriz, 1 gotë uji
  • lëng mishi, 2 gota uji
  • rrush i thatë, 1 filxhan kafeje
  • sheqer, 1 filxhan caji
  • gjalp 3-4 lugë gjelle

Gatimi:

Pastrohet orizi , lahet dhe kaverdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë.
Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e leme ne një vend të ngrohte. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset.
Shenim: Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.

Torte me banane

Per 4 veta duhen

6 vez?
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan vaj
2 luge kakao

Kremi per lyerje

1/2 liter qumesht
2 puding vanile
6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje

P?rberja
Pergatitja:

Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni
ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen.
Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar
dhe gjashte luge sheqe,
ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta.
Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser
dhe i shtoni margarinen e shtypur mire,
vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur,
si dhe dy banane te shtypura.
Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate,
ndersa siper me kremin e fituar nga bananet,
vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles.
Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos,
poashtu mund t’i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.

Torte ananasi

perberesit:
200g miell
100g sheqer
100g arra
100 g gjalpe
3 veze
2 luge sode buke
dhe sipas deshires 4-5 feta ananasi

Ne fillim rihen vezet me sheqerin ,derisa formohet nje tip kremi me pas shtohet mielli gjalpi i shkrire …trazohen te gjitha bashke derisa te perzihen mire shtohen dhe arrat dhe soda e bukes. Mbasi jane perzier e leme menjane dhe bejme gati tepsine ku do e pjekim te cilen e lyejme me gjalpe dhe me miell me qellim qe torta te mos ngjitet kur ta nxjerrim…vendosim fetat e ananasit dhe siper hedhim perberjen qe pergatitem…
piqet ne furre me 180° per 30’. Kur ta nxirrni, permbyseni tepsine me qellim qe fetat e ananasit te dalin siper tortes si dekoracion …mund te lini nje pjese te arrave per tia hedhur siper…
Ju boft mire.

Tiramisu

Përbërësit

  • 4 të verdha vezësh
  • 3/4 filxhani, sheqer
  • 1 filxhan djathë mascarpone
  • 1 1/2 filxhan me ajkë qumshti (whipping cream)
  • 2 filxhanë me kafe të fortë (e zieni dhe më pas lëreni të ftohet )
  • 1/2 filxhan Kahlua (pije me bazë kafeje dhe pak alkool)
  • 30-36 biskota
  • pudër kakao për të pudrosur ëmbëlsirën në fund
  • çokollatë e grirë

Përgatitja

Ne nje tenxhere me dy ndarje ( tenxhere te cilat perdoren per shkrirje ose zierje te ngadalte), perzieni te verdhat e vezeve dhe sheqerin dhe filloni ti perzieni ngadale derisa perzierja te kete marre ngjyren e verdhe disi te zbardhur dhe temperatura te kete shkuar në 140ºF (ka tenxhere qe e tregojne temp). Me pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe masen hidheni ne nje tas te mad ku pak e nga pak mund te filloni ti shtoni djathin mascarpone, duke e perziere lehte. Perzierja duhet te ftohet per 8-10 min.Ne nje tas tjeter, trazoni ngadale ajken e qumshtit dhe po me ngadale hidheni ajken ne perzierjen me veze qe pergatitet pak me pare.Me pas perzieni kafen e ftohur me Kahlua dhe zhytini nje e nga nje biskotat ne menyre qe te marrin pak shije por dhe te mos thermohen fare nga lengu.
Ne fund, mund te filloni vendosjen e embelsires ne nje ene ovale (12-14inch). Ne fillim vendosni nje shtrese kremi, me pas nje shtrese me bisokota dhe siper i shtroni nje shtrese te trashe kremi. Siperfaqen rafshojeni ne menyre uniforme dhe mbulojeni enen me mbeshtjelles plastik. Embelsira duhet te ftohet per 4-6 ore para se te sherbehet.Para se ta sherbeni mund ti hidhni siper pluhur kakao perzier me pak kafe si dhe copa cokollate te grira holle.

Torta Parajsa

miell----100 gr
niseshte patateje-----300 gr
gjalp—200 gram
sheqer puder (a velo) ----200 gr
sheqer normal----50gr
veze----5 te verdha nje te gjithe
maja per embelsira—nje pako
vanilje sipas deshires
pak kripe

pergatitja:
qe nje torte te dale e mire te keni parasysh qe te gjithe perbersit duhen te kene temperature te njejte, o te gjithe nga frigoriferi, o te gjithe ne temp ambjenti,
kjo torta eshte shume e shijshe dhe shume e thjeshta.
ne fillim punohet gjalpi me sheqerin dhe dale ngadale shtohen vezet, keta perberes rihen se bashku dhe dale nga dale shtohet niseshteja dhe mielli, nqs doni siteni nje cike qe mos te behet topa topa.
perzihen te gjithe me mikserin ose me nje fruste …sepse duhet rahur mire, ne kete menyre hyn me shume hajer dhe torta del me e bute, hillet dhe majaja. pastaj e gjitha se bashku hillet ne nje tepsi me diameter 25 cm.

piqet ne fure te nxehte ne 200 grade.

gjithsesi varet nga furi kur shikoni qe eshte bere nxireni dhe lereni te kulloje para se ta hiqni nga tepsia.

per te pare qe nje torte eshte e pjekur, provohet duke futur nje “kruajtse dhembesh” ne mes te saj, nqa kjo del e paster pa brume atehere torta eshte pjekur.

pak a shume do tju dali keshtu.

GUZHINA SHQIPTARE

me fal qe po te korrigjoje por dua te bej nje verejtje per embelsiren KABUNI.

Kjo embelsire nuk behet aspak keshtu si e keni ju . Ja si eshte receta :

per 4 veta :

1 gote uji oriz ( varet nga madhesia e gotes ujit qe ju posedoni )

2 gota uje ( e matur me te njejten gote qe matet orizin )

250 ose 300 gr rrush te thate

400 gr sheqer

kanelle dhe karafil per arome .

pak gjalp per skuqjqen e orizit ( 3 ose 4 luge gjelle )

PERGATITJA!

Ne nje tenxhere shkrijme gjalpin , dhe me pas shtojme orizin ( e shpelare nga papastertite me pare ) dhe fillojme ti trazojme se bashku duke skuqur pak. orizi gjate skuqjes duhet te marre ngjyre paksa te kuq . Pasi orizi eshte skuqur shtojme ujin dhe e trazojme gjate hedhjes se ujit . pastaj e leme orizin te zjeje. pasi shteron uji dhe orizi eshte zjere mire e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet vetem per 5 min afersisht (sepse kur eshte shume i nxehte orizi shkrin sheqerin menjehere ) . ne nje ene tjetr fillojme te shtrojme nje shtrese me oriz dhe mbi siperfaqen e tij shtojme sheqerin te hapur njetrajtesisht , kanelle , rrushe te thate , dhe pak karafil sa per arome. pastaj fillojme me shtresen tjetr te njejten proçedure si me pare , deri te shtresa e fundit . edhe ne siperfaqen e shtreses se fundit i hidhet sheqer , kanelle , rrushe i thate dhe pak karafil ( por pak karafil sepse ka shume arome dhe mund ta beje shume aromatike kabunine sa i prish shijen dhe aromen e kanelles ). pasi eshte pak i ngrohte orizi e mbulojme me nje ene tjetr per te bere te shkrije sheqeri . ( nuk duhet te mbulohet kur eshte shume i nxehte orizi sepse pastaj njomet shume dhe orizi nuk e ruan formen e tije , behet si llaç ). ne fund te enes do te krijohet nje leng kaf si sherbet afersisht i cili eshte sheqeri i shkrire . atere kabunia eshte gati dhe mund te serviret.

Verejtje : kabunia ne asnje menyre nuk duhet bere me leng mishi ( sidomos dashi ) sepse vjen era mish dhe shija e kabunise nuk do te jete forte e mire !

JU BEFTE MIRE !

Faliminderit per korigjimin,por recetat nuk i bej une personalisht por keto jane marre nga GUZHINA SHQIPTARE-Kabunia dhe ne shtepine time ashtu gatuhet sic e the dhe ti,por nje gje te dishe dhe per kete te jesh 100% e sigurt qe kabunia behet dhe me leng mishi te Dashit.
Faliminderit gjthe se si dhe te uroj gjithe te mirat.

Ndoshta por une kam pyetur shume persona dhe me kane thene se nuk behet me lengun e mishit te dashit sepse mishi i dashit vjen shume ere . Nejse ndoshta kjo eshte nje recete te cilen ne nuk e njohim por megjithate nuk e mar mundimin ta bej.

Anna me shume per kuriozitet lexoje pak nese te intreson tek kjo adrese.

https://www.gatimeshqiptare.tk/

dhe ne shume shkrime kabunia shpjegohet me leng mishi nese eshte e mundur lengu i mishit te jete Dashi.Dhe nje here me shume per kuriozitet.

Torte Napolitane

Per 8 veta; Pergatitja: 2 ore + koha e ftohjes: rreth 1 ore; Gatimi: 90 min
Furra: 1800 Mjetet: tave me doreza.

Perberesit:
-Brume per pete
-miell 500 gr
-sheqer 200 gr
-ushuj derri 200 gr
-2 veze te plota + 2 te verdha
Mbushja
-1 kuti me grure te zier
-qumesht 200 gr
-ushuj derri 50 gr
-gjize 700 gr
-7 veze te plota + 3 te verdha
-sheqer 500 gr
-pak kanelle
-uje lule portokalli 2 luge
-keder i sheqerosur 100 gr

Pergatitja

Pergatitni brumin me perberesit e vet dhe lereni te pushoje ne frigorifer.
Nderkohe ziejeni grurin me qumesht dhe me ushuj per afro 10 min dhe lereni te ftohet.
Perziejeni bashke gjizen me veze, nje e nga nje, me sheqer, kanelle dhe ujin e portokallit. Perziejeni grurin me kedrin e sheqerosur bere me miell. Visheni torten e bere me gjalp dhe miell, me 2/3 e brumit, duke e lene te dale pak anash: hidhini persiper mbushjen, sheshojeni dhe mbulojeni me nje rrjete shirita petesh nga brumi qe ka tepruar. Palosini anet dhe ngjitini mire pas faqes. Piqeni ne furren e nxehte per 90 min. Lereni te vaket ne furre per 10 min dhe sherbejeni te sperkatur me sheqer pluhur.

kabunija eshte e embel…te pakten ketu te ne keshtu eshte…mami im e ben shume te mire. me sheqer te skuqur, rrush te thate etj…

Por un kam degjuar dhe Kabumi me leng mishi :slight_smile: pjat tipike e burrelit me duket

por ndoshta nuk quhet kabuni sepse kabunija tipike eshte ajo e embel…

dhe ne kabunin me lengun e mishit te dashit e bejme.dhe nuk vjen aspak era e lengut te mishit dhe e dashit.behet shume e mire.te lepish gishtat.

nuk e di…duhet ta provojme o paola…kur do na besh ndonje pjate???

Sa fiksim me eshte bere te haj embelsira ne darke!